Banorët e fshatit Banjskë të Vushtrrisë prej rreth 2 muajsh janë pa ndriçim publik, pasi që rrjeti i tij nuk po mirëmbahet.
Kështu për VeriuInfo ka thënë kryetari i fshatit Basnjkë, Agim Hashimi, i cili ka treguar se kanë bërë kërkesë në ndërmarrjen lokale “Përparimi” për rregullim të ndriçimit, por kanë marrë vetëm premtime të kota, pa shpjegim se kur do të rregullohet.
Ai ka treguar se në hall janë për fëmijët e tyre që udhëtojnë prej shkollës gjatë orët të vona të pasdites, për të cilët thotë se ponrrezikohen nga qentë./VeriuInfo












