Politikani opozitar serb, Boban Bogdanoviq, i ka bërë thirrje biznesmenit mitrovicas, Burim Faziu që t’ia shes këtë shtëpi kundrejt vlerës prej 550 mijë euro.
Këtë shumë marramendëse politikani Bogdanoviq iu ka ofruar publikisht biznesmenit Fazliu, pasi që ky i fundit e ka privatizuar përmes AKP-së këtë shtëpi vitin e kaluar, raporton VeriuInfo.
Ndryshe, në këtë shtëpi ka qenë selia e partisë së politikanit të ndjerë serb, Oliver Ivanoviq, ku tash pranë së cilës qendron një pllakë përkujtimore për të.
Postimi:
I nderuari zoti Burim, jam i gatshëm t’ju paguaj 550.000 euro për Shtëpinë në Mitrovicë të Kosovës dhe rrugën Sutjeska 64, të cilën e posedoni dhe e cila është përkujtimore e politikanit
@Ivanovic_Oliver
Ju lutem pranoni ofertën time. Faleminderit














