Ministria e Forcës së Sigurisë, në mungesë të buxhetit për punë jashtë orarit ndaj pjesëtarëve të FSK-së aplikon komandimin me ditë pushimi.
Sipas raportit financiar të publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), gjatë analizimit të punës jashtë orarit të pjesëtarëve të FSK-së që e ushtrojnë këtë aktivitet kemi vërejtur se kompensimi me ditë pushimi në rastet kur mbahen kujdestari nuk janë rregulluar me ndonjë procedurë të shkruar mbi të drejtat që pjesëtarëve u takojnë për pushim kur ata kujdestarojnë natën apo vikendeve.
Sipas ZKA-së, nuk ka ndonjë procedurë të shkruar që specifikon se si kalkulohet puna jashtë orarit për t’u kompensuar me ditë pushimi.
Bazuar në të dhënat e analizuara sipas raportit, shihet se FSK-ja e aplikon dhënien e nga një dite pushim edhe në rastet kur ata kujdestarojnë me nga 24 orë me arsyetimin e mungesës së stafit.
“Mungesa e një rregullimi të qartë për kalkulimin e kompensimit të punës jashtë orarit me ditë pushimi ishte shkaku i këtyre devijimeve. Arsye tjetër ishte edhe volumi i punëve dhe mungesa e personelit”, thuhet në raport.
Sipas ZKA-së kompensimi jo i duhur qoftë financiar apo me ditë pushimi përveç që ndikon në motivim të pjesëtarëve gjithashtu paraqet rrezik që ministria të ballafaqohet edhe me padi gjyqësore, që do të kishin ndikim financiar, duke shkaktuar edhe shpenzime të tjera gjyqësore përmbarimore/indeksonline












