Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haziri: Kurti e di se marrëveshja e tij e keqe s’kalon në Kushtetuese, prandaj kërkon të dërgohet në Venecia

08/06/2024 - 21:24
në Kryesore, Lajme
A A
Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka folur pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mund ta dërgojë draftin në Komisionin e Venedikut. Ndërkaq, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se “përfshirja e Komisionit të Venedikut nuk është e paraparë si pjesë e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Haziri thotë se këto manovra të Kurtit atij ia kanë dhënë vlerësimin tek partnerët e Kosovës, si një udhëheqës që nuk e mban fjalën dhe iu ikë përgjegjësive shtetrore.

“Një Kryeministër si Kurti që i beson më shumë Komisionit te Venecias se Gjykatës Sovrane të Kushtetuës së Republikës së Kosovës është për tu pa si sihariqi i ri apo mosbesuesi më i madh edhe i vet marrveshjes që Kurti dhe Vucic e kanë pranu. Këto manovra politike ja kanë dhënë atij vlerësimin tek partneret e Kosovës si udhëheqës që nuk e mban fjalën dhe i ike përgjegjesive shtetnore. Kosovën e ka vendos në pozicionin e vendit me politika të këqija dhe këto politika të keqija rrezikojnë komunitetet etnike”, tha Haziri.

Tutje ai thotë se Kurti nuk mund të ikë nga obligimet e tij por vetëm po tenton të blej kohë.

Haziri potencon se Kurti frikësohet se marrëveshja nuk kalon dhe prandaj po kërkon një komision jashtë Kosovës.

“Nuk mund të ikë apo eskivon obligimeve të tij por vetëm po blen kohë. Këtë e bënë për qëllime dhe konzum brenda vendit. Si duket lajmi më i keq për të nuk është deklarata e Stanos por iniciativa për Venecia erdhi pas rizgjedhjes së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese javën e kaluar. Unë e uroj për mandatin e ri dhe besoj në paanësi të kësaj gjykate. Marrëveshjen e keqe të Kurtit nuk e kalon por verdikti i tyre do të ndihmon Kosovën dhe karakterin unikë të organizimit shtetnor. Kësaj i frikohet Kurti dhe kërkon një komision jashtë Kosovës edhe pse nuk ka qenë askund dhe asnjeherë i permendur në bisedime”, përfundoi Haziri.

JU REKOMANDOJMË

E rëndë: Gruaja dyshohet se u vra nga burri i saj në Prizren

Aksident i rëndë në afërsi të Plavës, katër të vdekur
26/08/2026 - 13:10

Një grua 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren, ndërsa Policia e Kosovës e ka konfrimuar për Gazetën Nacionale, se dyshon se është...

Më shumëDetails

Ramadani: VV-ja është në panik ligjor, për zgjedhjen e presidentit duhet marrëveshje politike

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
26/08/2026 - 13:05

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është në “panik ligjor” për veprimet që ka ndërmarrë, ndërsa ka thënë se veprimet e tjera politike të...

Më shumëDetails

Konjufca: I kemi emrat për president – pas takimit me LDK, marrëveshja do të jetë shumë afër

Konjufca: I kemi emrat për president – pas takimit me LDK, marrëveshja do të jetë shumë afër
26/08/2026 - 12:47

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij i ka emrat për president.Në një deklaratë për media pas përfundimit të seancës së gjykimit...

Më shumëDetails

Kadrijaj-Kurtit: Je shkelës i kushtetutuës dhe qëllimshëm po rrënon sistemin kushtetues

Mimoza Kusari-Lila del për fjalim, Time Kadriaj i bërtet “Zdravo”
26/08/2026 - 12:40

Deputetja e Aleancës Time Kadrijaj e ka zhvendosur flamurin kombëtar nga ulësja e Albin Kurtit në Kuvend te foltorja.Në fjalën e saj ajo ka akuzuar Kurtin se qëllimisht...

Më shumëDetails

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje për mbajtjen e pozitave të dyfishta

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje për mbajtjen e pozitave të dyfishta
26/08/2026 - 12:07

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje, lidhur me ushtrimin...

Më shumëDetails

Gjenerali amerikan Wikoff: KFOR-i do të mbetet i pranishëm në zonat përreth Urës së Ibrit

Gjenerali amerikan Wikoff: KFOR-i do të mbetet i pranishëm në zonat përreth Urës së Ibrit
26/08/2026 - 11:52

Gjenerali amerikan, George Wikoff, është deklaruar dje lidhur me procesin e optimizimit të KFOR-it në Kosovë. Wikoff ka folur specifikisht edhe për prezencën e KFOR-it në Urën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë