Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur për figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova gjatë konferencës së LDK-së “Rugova dhe Perëndimi”.
Rama ka thënë se pa politikën e tij afruese me aleatët, nuk do të jehonin as armët e ushtarëve të UÇK-së bashkë me bombardimet e NATO-s mbi Beograd.
“Sot është me e qartë se kurrë se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte pasur Ushtri Çlirimtare të Kosovës. Sepse pa luftën që filloi ai në paqe nuk do ishte arritur kurrë paqja e fituar me luftë” – ka thënë ai.
“Rugova ishte revulocionar me urtësinë e burrështetasit dhe burrështetas revulocionar. Rugova ishte si intelektual i nxjerrur nga arkivat e kohës romantike. Ai ishte i papërsëritshëm dhe i pashpjegueshëm deri në fund se si arriti t’ua imponojë njerëzve rrjedhën e politikës së tij. Rugova i dha popullit të tij një forcë të panjohur ndonjëherë në trojet tona” – ka thënë ai.
“Presidenti Rugova ishte president i shpresës në mes të shtypjes së shpresës. Ishte lider i pazakonshëm në Ballkan.” – ka thënë Rama.













