Ish ushtari i UÇK-së, Sadik Zeqiri, ka publikuar një dokument arkivor që iu dha nga komandanti i logjistikës Gani Nuha.
Në këtë dokument arkivor shihet emri i Sadik Zeqirit dhe bashkëluftëtarëve tjerë që më 29 qershor 1998 kishin marrë rrugën për në Tropojë për t’u furnizuar me armatim, shkruan Veriu.info.
Sadiku, Haliti, Agimi, Azmani, Flamuri, Arianiti dhe Gëzim janë emrat e shënuar në dokument që shkuan në Tropojë dhe u furnizuan me mitraloz të rëndë dhe të lehtë si dhe armë tjera.
Zeqiri tregon se këtë dokument ja dha ish komandanti i logjistikës, Gani Nuha.
Ai përmes një postimi në Facebook tregon se kur e pa dokumentin i rrodhën lotët.
Postimi i plotë:
Tropojë, 29 qershor 1998, kur luftëtarët e Stubllës pajiseshin me armatim
Pas 26 vjetësh më ra në dorë një dokument arkivor. E gjeta në Gjermani te një mik i moçëm. Kur e pashë nuk u besoja syve. Më rrodhën lotët. Me shënim dore ishte shkruar emri im dhe i bashkëluftëtarëve të mi, Halilit, Agimit, Azmanit, Flamurit, Arianit dhe Gëzimit. Me këta bashkëluftëtarë, edhe me të tjerë, më 29 qershor 1998, patëm marrë rrugën për armatim në shtetin amë, Tropojë (Shqipëri). Atje qemë pajisur me armatim. Vajtjen tonë atje e kishin shënuar udhëheqësit e logjistikës. Ata kishin mbajtur shënime kush po armatoset dhe me çka po armatoset. Ne të grupit të Stubllës ishim pajisur me mitraloza të rëndë e të lehtë dhe me armë të tjera. Dëshminë e pjesëmarrjes sonë, në një fletë të fletores A4, ma siguroi komandanti i logjistikës i asaj kohe, njeriu me vlera të mëdha të luftës çlirimtare, Gani Nuha. Komandanti i heshtur, Gani Nuha, përpos këtij dokumenti, në arkivin personal kishte edhe shumë dokumente arkivore të vitit 1998 nga koha e luftës.
Faleminderit komandant Gani Nuha për pritjen, respektin dhe kontributin atdhetar!













