Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sot e priti Blairin, LVV-ja e Kurtit më 2010: NATO ka ndërhyrë për interesa të Millosheviqit në Kosovë

10/06/2024 - 16:58
në Kryesore, Lajme
A A
Sot e priti Blairin, LVV-ja e Kurtit më 2010: NATO ka ndërhyrë për interesa të Millosheviqit në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

25 vjet më parë, NATO ndërhyri për të ndalur gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti sot ka qëndrime pro NATO-s dhe të hënën e ka pritur në zyrën e tij ish-kryeministrin britanik Tony Blair, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në fushatën e NATO-së për bombardimin e Serbisë më 1999.

Dikur, LVV-ja e Kurtit shkonte aq larg saqë thoshte se NATO-ja ka intervenuar për interesa të Millosheviqit në Kosovë.

Në komunikatën e LVV-së të publikuar më 2 qershor të vitit 2010 thuhej se NATO-ja nuk e ka çliruar Kosovën.

Aty thuhet se të gjitha rezolutat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë riafirmuar integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës Federale Jugosllave mbi Kosovën.

"NATO ka ndërhyrë për interesa të Millosheviqit

LVV-ja në këtë komunikatë thoshte se intervenimi i NATO-s nuk kishte autorizim “ab initio” të OKB-së, që nënkupton se nuk kishte miratimin nga fillimi për të ndodhur. Por, pyetja që Vetëvendosje e shtron në këtë komunikatë është se çfarë ka prodhuar ky intervenim dhe a është çliruar Kosova apo është ruajtur sovraniteti territorial i Jugosllavisë mbi Kosovën?

“Në fund të fundit, nuk është edhe aq e rëndësishme se a ka qenë ky intervenim legal, sa e rëndësishme është të zbërthehet se për çfarë në të vërtetë është bërë ky intervenim?! Është çliruar Kosova me intervenimin e NATO-s apo është ruajtur integriteti dhe sovraniteti territorial i Jugosllavisë?!“

LVV i referohet librit të Wesley K. Clark ku thotë se me intervenim tokësor do të shpëtoheshin më shumë njerëz dhe së këndejmi Vetëvendosje thotë se shqetësimi i NATO-s nuk ka qenë për ta zmbrapsur sulmin e armatosur të forcave serbe mbi popullatën civile.

"NATO ka ndërhyrë për interesa të Millosheviqit

“Pra, vërehet se NATO nuk ka qenë edhe aq e shqetësuar për të zmbrapsur sulmin e armatosur të forcave serbe mbi popullatën civile shqiptare. Edhe këtë e dëshmon vetë deklarata e gjeneralit Wesley K. Clark, komandant suprem i NATO-s gjatë bombardimeve në Kosovë, i cili thotë se ashpërsimi i dhunës dhe mizorive të forcave serbe pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ka qenë krejt i parashikueshëm”, thuhet në këtë komunikatë.

"NATO ka ndërhyrë për interesa të Millosheviqit

“Pasiqë bashkësia ndërkombëtare ka qenë shumë e preokupuar me fatin e qytetarëve të Kosovës dhe pasiqë qëllimet e saj kanë qenë qëllime humanitare, atëherë pse ajo ka vendosur që para fillimit të intervenimit të NATO-s t’i lë qytetarët e Kosovës nën mëshirën e regjimit të Millosheviqit duke e larguar KVM-në nga Kosova?!… Një shkrimtar serb, Vladimir Arsenijevic, në ditarin e tij për luftën, “Mexico – Ditari i luftës”, thotë: “Është fakt i pamohueshëm që NATO e ka mbështetur drejtpërdrejt Sllobodan Millosheviqin duke ndihmuar që ta ndërmarrë këtë valë të fundit të mizorive gjithandej në Kosovë, si dhe ta forcoj kontrollin e tij në gjithë Jugosllavinë. Përderisa NATO zhvillon luftën e vet komode nga ajri, civilët shqiptarë janë lënë në mëshirën e forcave ushtarake dhe paramilitare serbe atje poshtë në terren” (faqe 121)”, thuhej mes tjerash në komunikatën e VV-së

Po ashtu, në komunikatën e LVV-së thuhej se intervenimi i NATO-s nuk është bërë për çlirimin e Kosovës por për ta shtrënguar Serbinë për ta pranuar planin e paqes dhe t’i garantojë NATO-s qarkullim të lirë nëpër Jugosllavi, por edhe garantim të integritetit dhe sovranitetit territorial të Jugosllavisë./Paparaci

JU REKOMANDOJMË

Haliti: Ngërçi mund të vazhdojë deri në shtator – Kurtit i takon nëse do ta propozojë Thaçin për president

Haliti: Për fajet e Kurtit jemi nën sanksione, nuk do të hiqen deri pas zgjedhjeve
26/08/2026 - 09:05

Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar situatën politike në vend dhe ngërçin institucional, duke thënë se procesi për konstituimin e institucioneve mund të shtyhet deri në mesin...

Më shumëDetails

PDK bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Mitrovicës bllokojnë hyrjen e Qeverisë

PDK bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Mitrovicës bllokojnë hyrjen e Qeverisë
26/08/2026 - 08:59

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka vazhduar edhe këtë të mërkurë aksionin e bllokimit të hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj...

Më shumëDetails

Sadiku: Nuk është e lehtë me kritiku Kurtin e më vonë mu bo ministër i tij

Sadiku: Nuk është e lehtë me kritiku Kurtin e më vonë mu bo ministër i tij
26/08/2026 - 08:01

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka thënë se nuk ka synime për poste në një qeveri eventuale mes koalicionit LVV-LDK. Sipas...

Më shumëDetails

Tentimet destabilizuese të Serbisë, Koci: Xhamia, e as feja islame, nuk janë rrezik në vetvete

Tentimet destabilizuese të Serbisë, Koci: Xhamia, e as feja islame, nuk janë rrezik në vetvete
25/08/2026 - 22:46

Zgjidh gjuhën sq Albanian Tentimet destabilizuese të Serbisë, Koci: Xhamia, e as feja islame, nuk janë rrezik në vetvete Viber Icon INDEKSONLINEE Martë, 25 Gusht 2026 22:36 Avokati...

Më shumëDetails

VV’ja paralajmëron dorëzimin në Prokurori të materialeve për raste të dyshuara të legalizimeve nga Komuna e Prishtinës

VV’ja paralajmëron dorëzimin në Prokurori të materialeve për raste të dyshuara të legalizimeve nga Komuna e Prishtinës
25/08/2026 - 22:24

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë njoftuar se kanë pranuar materiale të reja përmes sinjalizuesve, të cilat, sipas tyre, lidhen me raste të dyshuara...

Më shumëDetails

“U infiltrua në SHIK dhe depërtoi në AKI”, Kajtazi sjell historikun e errët të Fatmir Shehollit

Kajtazi: Unë pres gjithçka prej një partie që e ka sulmu Kuvendin me zollë
25/08/2026 - 22:14

Gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi i ka bërë analizë aktakuzës së ngritur ndaj Fatmir Shehollit nga Prokuroria Speciale e Kosovës si i dyshuar për spiunazh dhe shantazh. Kajtazi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë