Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Duka: Objektivi ynë është që të kalojmë grupin

11/06/2024 - 19:25
në Sport
A A
Duka: S’kemi frikë, i respektojmë kundërshtarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në kampin bazë në Kaiserau.

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga ndeshja e parë me Italinë, Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zhvilluar një intervistë në “News 24”.

Kreu i shtëpisë së futbollit shqiptar ka folur për atmosferën, pritshmëritë, objektivat, kundërshtarët e grupit B dhe si po shkojnë përgatitjet në prag të ndeshjes së parë ndaj Italisë.

Ai e bëri të qartë se nuk ia kanë frikën askujt, por vetëm respekt për kundërshtarët e grupit.

“Frikë, pikërisht kjo është, që nuk duhet të kemi frikë, por respekt po. Kemi tre kundërshtarë shumë të mirë, kujdesi dhe respekti i shtuar për kualitet që kanë, janë të tre skuadra shumë të mira. Italia, rivali jonë i parë, ka kualitete shumë të mira. Shumë mendojnë që nuk është Italia më e mirë, e yjeve të kaluara, por ne e pamë në miqësoren e fundit, atë kundër Bosnjës që ishte e vendosur shumë mirë, me kualitete, një ekip që mund të dëmtojë në çdo moment. Pra jo frikë, por kujdes për kualitetin e rivalëve”, tha ai fillimisht.

Tutje, kryetari Duka beson se Shqipëria ka kualitetet e mjaftueshme ta përballojë këtë grup.

“Unë jam realist dhe mendoj se të tre ekipet janë përfaqësuese shumë të mira, janë pretendentë për të fituar, nuk do të ishte çudi që një prej tyre të fitonte Evropianin. Në letër, me statistika, me histori, ne jemi më keq, por në kualifikueset e fundit ne kemi bërë shumë mirë, kemi fituar grupin përpara Polonisë, Çekisë, pra edhe ne kemi bërë progres të jashtëzakonshëm. Nëse marrim historinë, të tre ekipet janë shumë më të mira se ne. Nëse marrim edicionin e fundit kualifikues, skuadra jonë ka bërë mirë, mund ta përballojë dhe mund ta kalojë këtë grup”, shtoi Duka.

Duka vazhdon duke thënë se nuk kanë shkuar në Gjermani për turizëm, por se do të luftojnë me gjitha fuqitë në çdo ndeshje.

“Në çdo ndeshje do futemi për të fituar. Ne në gjitha ndeshjet, unë iu them se nuk kemi ardhur vetëm për turizëm. Unë e di realitetin. Objektivi jonë është që të kalojmë grupin e pastaj të shikojmë se si do shkojnë gjërat. Unë jam me këmbë në tokë, por natyrisht që kemi një objektiv”, përfundoi ai.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e saj të parë të “EURO 2024” ndaj Italisë më 15 qershor në “Signal Iduna Park” në Dortmund.

Më 19 qershor, kombëtarja shqiptare luan me Kroacinë, derisa me 24 qershor përballet me Spanjën.

JU REKOMANDOJMË

Modric pritet të pushojë sonte, Jashari titullar në Superkupën e Italisë
Sport

Modric pritet të pushojë sonte, Jashari titullar në Superkupën e Italisë

18/12/2025 - 15:03
Formacionet zyrtare, PSG përballet me Flamengo në finalen e Kupës Interkontinentale
Sport

Formacionet zyrtare, PSG përballet me Flamengo në finalen e Kupës Interkontinentale

17/12/2025 - 18:23
FIFA publikon formacionin më të mirë për vitin 2024
Sport

FIFA ndryshon kategoritë e biletave pas kritikave për çmimet e larta përpara Kupës së Botës 2026

17/12/2025 - 18:13
Lajmi i fundit: Kosova e Shqipëria mësojnë kundërshtarët për kualifikimin në Botëror
Sport

Nëse kualifikohet në botëror, Kosova i merr të paktën 10.5 milionë dollarë

17/12/2025 - 18:08
Donnarumma shpallet portieri më i mirë në botë nga FIFA
Sport

Donnarumma shpallet portieri më i mirë në botë nga FIFA

17/12/2025 - 10:28
Ousmane Dembele shpallet më i miri i botës nga FIFA
Sport

Ousmane Dembele shpallet më i miri i botës nga FIFA

16/12/2025 - 19:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia

    Ky është zyrtari i ATK-së i arrestuar në flagrancë në aksionin kundër korrupsionit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta janë të arrestuarit për dallavere me shpronësime (Emrat)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Flet sërish meteorologu që parashikoi e u demantua se Kosova do të përballet me temperatura deri në -20 gradë në fundvit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Spahiu kritik me Ramën: S’shkohet gruan e huaj me kapë për qafe, e turpshme – Si u ndje zotëria i parë?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Konkursi i shpallur nga ish drejtori Slamniku anulohet nga qeverisja e re në Fushë Kosovë – dyshohet për shkelje ligjore

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë