Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kombinimet që dërgojnë Shqipërinë tutje – kualifikimi nga vendi i tretë jashtëzakonisht i vështirë

24/06/2024 - 09:07
në Sport
A A
Kombinimet që dërgojnë Shqipërinë tutje – kualifikimi nga vendi i tretë jashtëzakonisht i vështirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kampionati Evropian, “Euro 2024” po dhuron emocione më të veçanta për fansat shqiptarë të futbollit.

Shqipëria me pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani po paraqitet në mënyrë tejet dinjitoze duke bërë krenar shqiptarët anë e mbanë globit, shkruan GazetaBlic Sport.

Në grupin që cilësohet si ‘i vdekjes’ Shqipëria ka arkëtuar tashmë një pikë ndaj Kroacisë në barazimin 2-2, kurse u mposht nga kampionët në fuqi të Evropës, Italia. Pavarësisht se ‘kuqezinjtë’ ishin duke avancuar që nga minuta e parë me golin e Nedim Bajramit që edhe theu rekordin për golin më të shpejt të realizuar në histori të Kampionateve Evropiane [pas 23 sekondave], Shqipëria nuk arriti ta mbante avantazhin duke humbur ndeshjen e parë të grupit B.Situata në grupin B tashmë është e qartë sa i përket kundërshtarit të ardhshëm të Shqipërisë, Spanjës që siguroi kualifikimin tutje me fitoren e mbrëmshme ndaj Italisë [1-0], duke bërë që spanjollët të hyjnë në ndeshjen ndaj Shqipërisë pa presionin e pikëve dhe me shumë mundësi edhe me rotacione të shumta për të ruajtur lojtarët kyç për fazën tjetër.

Ndërkohë, rivalët tjerë, Italia dhe Kroacia do të përballen mes vete në xhiron e fundit ku do të jetë edhe determinuese për skuadrat që kalojnë tutje.

Aktualisht, Italia ka 3 pikë në vendin e dytë – Shqipëria e treta me një pikë, aq sa ka edhe Kroacia në vendin e fundit, por me gol-dallim më të dobët se ‘kuqezinjtë’.

POR, si kalon Shqipëria tutje?Nëse Shqipëria arrin të ‘pamundurën’ duke fituar ndaj Spanjës atëherë kuqezinjtë do të jenë në fazën tjetër, qoftë edhe nga vendi i tretë, pavarësisht rezultatit të ndeshjes tjetër mes Kroacisë dhe Italisë.

Në rast se Shqipëria barazon me Spanjën atëherë, Kroacia nuk duhet të fitojë ndaj Italisë në mënyrë që Shqipëria të mbetet në vendin e tretë dhe të shpresoj që të jetë në ‘Top 4’ skuadrat më të mira nga vendet e treta.

Nëse, Kroacia dhe Shqipëria fitojnë ndeshjet e tyre respektive, atëherë – Shqipëria do të pozicionohej në vendin e dytë në grupin B [përderisa Italia nuk mposhtet me +3 gola diferencë], duke lënë pa kaluar grupet kampionin në fuqi, Italinë.

Cilat janë gjasat e Shqipërisë për t’u kualifikuar me barazim me Spanjën nga vendi i tretë?

Natyrisht nëse Shqipëria barazon me Spanjën dhe Kroacia humb me Italinë, atëherë kuqezinjtë duhet të presin rezultatet e ndeshjeve tjera nga grupet e Euro 2024.

Ndeshjet që do t’i interesonin Shqipërisë në këtë skenar janë ajo mes Sllovenisë dhe Anglisë, Çekisë dhe Turqisë, Gjeorgjisë dhe Portugalisë si dhe ajo mes Serbisë dhe Danimarkës.

Shqipëria nga ky skenar do të shpresonte që Anglia ta mposht Slloveninë me dy gola diferencë, Turqia të fitojë ndaj Çekisë, Danimarka ta mposht Serbinë si dhe Gjeorgjia të mos marr pikët e plota ndaj Portugalisë.

Kjo është gjendja aktuale e vendeve të treta në Euro 2024:

JU REKOMANDOJMË

Muriqi një hap larg rikthimit te Fenerbahçe, marrëveshja pritet të mbyllet për 15 milionë euro

Vedat Muriqi, pjesë e formacionit të javës në La Liga
08/06/2026 - 14:02

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është gjithnjë e më pranë rikthimit te Fenerbahçe, skuadër ku ai shkëlqeu gjatë sezonit 2019/20. Sipas mediave turke, zgjedhja e Aziz...

Më shumëDetails

Paralajmërimi i frikshëm i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

Paralajmërimi i frikshëm i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?
08/06/2026 - 14:01

Ethet e futbollit kanë mbërthyer globin, pasi që Kupa e Botës 2026 është vetëm pak ditë larg inaugurimit të saj të madh në Meksikë, me 48 kombëtare gati...

Më shumëDetails

Humbi jetën në aksident, sot i jepet lamtumira futbollistit vushtrrias, Fatjon Bunjaku

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik
08/06/2026 - 08:08

Sot në orën 17:00 do të bëhet varrimi i të ndjerit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën pas një vetaksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë. Ceremonia e varrimit do të...

Më shumëDetails

Klubi i Fatjon Bunjakut bën reagimin për vdekjen e tij

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik
07/06/2026 - 14:30

gjithë futbolli kosovar u trondit nga vdekja e futbollistit, Fatjon Bunjaku. 22-vjeçari, u përfshi në aksidentin fatal në rrugën Mitrovicë-Vushtrri që i mori edhe jetën. Rreth vdekjes së...

Më shumëDetails

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik
07/06/2026 - 09:17

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pak pas mesnate në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku. Lajmi është bërë i ditur...

Më shumëDetails

S’po ja don “Kuqezinjve”, mposhten edhe nga Luksemburgu

S’po ja don “Kuqezinjve”, mposhten edhe nga Luksemburgu
06/06/2026 - 22:04

Kombëtarja Shqiptare ka pësuar një tjetër humbje brenda 3 ditësh. Këtë herë janë mposhtur nga Luksemburgu, me rezultat minimal 0-1 njëjtë sikurse ndaj Izraelit. Goli i vetëm i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    216 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    409 Shpërndaje
    Shpërndaje 164 Tweet 102
  • A mund të qeverisë LVV e vetme? Tre skenarët e mundshëm për qeverinë e re

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • I kishte uruar dënim të përjetshëm Thaçit, Fatos Geci po pëson debakël në vota – ja sa mori deri tash

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Befasi te LDK-ja: Kjo është 10-shja e parë pas numërimit të votave të para

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë