Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitoren e dytë në Copa America dhe tashmë ka siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Kampioni i botës mposhti minimalisht 1:0 Kombëtaren e Kilit, shkruan Indeksonline
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez në minutat e fundit.
Me këtë fitore, Argjentina e Lionel Messit shkon në kuotën e gjashtë pikëve duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale.
Ndeshjen e ardhshme, Argjentina e zhvillon ndaj Perusë në Grupin A.