Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Jam i turpëruar për skandalin,” tha Daku për gazetën ruse.

30/06/2024 - 11:19
në Sport
A A
“Jam i turpëruar për skandalin,” tha Daku për gazetën ruse.
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mirlind Daku ishte prej atyre që bënë bujë gjatë Euro 2024. Jo për ndonjë gol apo për vendosjen e ndonjë ndeshjeje, por për veprimin që e bëri pas takimit Shqipëri – Kroaci. Daku mori altoparlantin dhe nisi një këngë fyese ndaj serbëve e maqedonasve. Momenti u incizua dhe më pas Daku u dënua me dy ndeshej moslojë nga UEFA. Paraprakisht reaguan Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut dhe Federata e Futbollit e Serbisë. Kishte reagime të shumta edhe në Rusi, ku Daku e zhvillon karrierën në nivel klubesh.

Klubi i tij, Rubin Kazan, ka njoftuar se do ta dënojë futbollistin. Daku kishte kërkuar falje përmes një postimi, ndërsa të dielën mediumi rus “Sport-Express” publikoi një intervistë me 26-vjeçarin.

“Natyrisht, kjo javë ishte shumë e vështirë. Jam përballur me presion që nuk e kam pasur asnjëherë. Isha në qendër të një skandali, për të cilin jam i turpëruar. Nuk kam dashur të nxis një situatë të tillë, pa përmendur që kjo ngjalli valë reagimesh në media. Çdo gjë doli nga kontrolli. Pas gjërave si kjo, gjithnjë filloj të stresohem. Këto mendime dhe përvojë nuk më lëshojnë”, ka thënë Daku, sipas gazetës ruse.

Intervista e tij menjëherë është paraqitur edhe në mediat tjera ruse.

lg.php.gif

Sulmuesi i fuqishëm ka thënë se ky është njëri prej momenteve më të vështira në karrierën e tij. Ka bërë një shpjegim të situatës “pasi jo të gjithë në Rusi e dinë plotësisht se si ka ndodhur”.

“Pas ndeshjes së parë në Evropian me Italinë, mbrojtësi ynë, Elseid Hysaj, ka pranuar shumë kritika nga tifozët. Jo vetëm tifozët por edhe mediat kanë bërë presion ndaj tij. Pas ndeshjes me Kroacinë, kam dashur ta mbështes atë dhe kam shkuar së bashku me të te tribuna e tifozëve, që tifozët ta pranojnë atë, ta përkrahin dhe që të ndajmë momentin e gëzimit me të. Ata më pas i dhanë atij altoparlantin dhe unë isha afër. Më pas altoparlanti ishte në duart e mia dhe unë i thash ato fjalë. Në ndeshje si ajo, tifozët shpesh lejojnë veten të bëjnë thirrje ofenduese ndaj tifozëve të vendeve tjera. Kjo atmosferë të shoqëron gjatë ndeshjes dhe të mbërthen. Ndikon te të gjithë në stadium. Ajo ndeshje kishte fund emocional – shënuam golin e barazimit në minutën e fundit dhe unë bëra debutimin në Evropian. Kështu që emocionet ishin shumë të mëdha. Por kjo nuk më justifikon. Menjëherë më pas e kam kuptuar se çka kam bërë: kam thënë gjëra të papërshtatshme. Isha i shokuar që lejova emocionet të më kaplojnë dhe që lejova veten të bëj gjëra të tilla”, ka thënë Daku

lg.php.gif

Në fakt në incizim shihet që Hysaj mundohet ta ndalë Dakun derisa ai nis fyerjet. Por sulmuesi shmang Hysajn dhe vazhdon thirrjen për të cilën tashmë kërkon falje.

Në intervistë, Daku thekson se nuk kishte thënë asgjë për Serbinë. Në fakt ai dëgjohet duke fyer serbët e maqedonasit.

“Më e rëndësishmja, nuk është dashur të them fjalë të tilla për asnjë popull.  Është thjeshtë e papranueshme. Është akt i tmerrshëm dhe nuk më vendos në pozitë të mirë. Pas asaj që ndodhi federata serbe nuk ka dërguar ankesë zyrtare në UEFA. Nuk kishte ankesë specifike ndaj meje. Por e përsëris që situata nuk më vendos në pozitë të mirë. Jam pishman dhe kërkoj falje ndaj të gjithëve që janë lënduar nga ky veprim”, ka thënë Daku.

Ai ka theksuar se ka raporte të mira dhe madje miqësore me lojtarët serbë të Rubin Kazanit.

Futbollisti gjilanas i ka kërkuar falje ekipit, menaxhmentit të ekipit dhe stafit të trajnerëve. Ka thënë se ka ndier vazhdimisht përkrahjen e tyre. Ka pranuar që ka gabuar, ndërsa ka shtuar se vetëm me sjelljet e tij mund të dëshmojë që kjo mund t’i ndodhë çdokujt.

Ai e kupton vendimin e klubit për ta dënuar. Thotë se është logjike.

Daku ka mësuar se një veprim i pamatur mund të bëj që të shkatërrohet çdo gjë për të cilën keni punuar. Ka thënë se nuk urren askënd, pavarësisht nacionalitetit.

Rubin Kazani i ka dhënë disa ditë pushim Dakut. Ai pritet të kthehet së shpejti në Rusi. Por edhe një transferim në ndonjë vend tjetër nuk përjashtohet.

“Më është dhënë një pushim i shkurt pas grumbullimit me ekipin kombëtar. Duhet të fokusohemi në punë. Do të mundohem t’ua dëshmoj të gjithëve se kjo nuk do të më ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Daku.

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë