Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miratimi i deklaratës për gjenocidin në Srebrenicë, Kurti: Kosova nuk harron dhe as nuk falë krimet

11/07/2024 - 19:00
në Kryesore, Lajme
A A
Miratimi i deklaratës për gjenocidin në Srebrenicë, Kurti: Kosova nuk harron dhe as nuk falë krimet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në 29 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, sot, në Kuvendin e Kosovës është miratuar një Deklaratë për Mbështetjen e Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, të datës 23 maj 2024.

Kryeministri Albin Kurti përmes një reagimi në Facebook ka deklaruar se Kosova vlerëson lartë miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në OKB.

Përmes kësaj deklarate, shteti ynë nëpërmjet Kuvendit të Kosovës, duke riafirmuar kundërshtimin e Republikës së Kosovës ndaj mosndëshkimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës ose shkeljeve të tjera të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si dhe për të kërkuar paqen e qëndrueshme, drejtësinë, të vërtetën dhe pajtimin, e vlerëson lartë miratimin e Rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe të Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.

Kurti thotë se me anë të kësaj deklarate në Kuvendin e Kosovës, Republika e Kosovës solidarizohet me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të këtij gjenocidi si dhe me kujtimin e Srebrenicës si kujtesë për të parandaluar tragjedi të këtij lloji në të ardhmen.

Për këto arsye dhe të tjera që rrjedhin prej tyre, Republika e Kosovës e respekton Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, për çka angazhohet për organizimin e aktiviteteve të ndryshme përkujtuese dhe në nderim të viktimave”.

Kurti thotë se populli i Kosovës ka qene viktimë e të njëjtave kategori të krimeve sikurse ai i Bosnjës.

Duke qenë edhe vetë viktimë e të njëjtave kategori të krimeve sipas të drejtës ndërkombëtare, populli i Kosovës e ka gjithë empatinë dhe solidaritetin me viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe me popullin e Bosnjë e Hercegovinës”.

“Shoqëria dhe shteti i Kosovës as nuk harron dhe as nuk falë krimet e gjenocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të kryera nga shteti i Serbisë mbi popullin e Kosovës në të gjitha etapat dhe veçanërisht gjatë viteve 1998-’99”. Në përkujtim të viktimave të gjenocidit, për drejtësi, për të vërtetën dhe për historinë, ka shkruar Kurti.

JU REKOMANDOJMË

MASh ende pa ditarë e tekste, a rrezikohet nisja e mësimit me 1 shtator?

MASh ende pa ditarë e tekste, a rrezikohet nisja e mësimit me 1 shtator?
21/08/2026 - 22:45

Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në nisjen e vitit të ri shkollor, por përgatitjet e Ministrisë së Arsimit po shoqërohen me vonesa në dy procese: furnizimin me...

Më shumëDetails

Para hapjes së Lojërave Mesdhetare, Haxhiu falënderon presidentin italian dhe Melonin për ‘‘mikpritjen e ngrohtë’’

Para hapjes së Lojërave Mesdhetare, Haxhiu falënderon presidentin italian dhe Melonin për ‘‘mikpritjen e ngrohtë’’
21/08/2026 - 22:29

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes...

Më shumëDetails

Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona, policia jep detaje

Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona, policia jep detaje
21/08/2026 - 22:18

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, si të dyshuar për vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Leposaviq. Në njoftim shtohet se, sipas ankuesit,...

Më shumëDetails

Kurti-Abdixhiku pa takim të ri, analistët: Po kalkulohet procesi zgjedhor

Kurti-Abdixhiku pa takim të ri, analistët: Po kalkulohet procesi zgjedhor
21/08/2026 - 22:04

Kryetarët e Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk janë takuar më nga e mërkura për të diskutuar rreth emrit të presidentit konsensual. Analistë politik vlerësojnë që...

Më shumëDetails

IHMK jep parashikimin e motit për vikend – Temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë

IHMK jep parashikimin e motit për vikend – Temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë
21/08/2026 - 21:47

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për gjatë vikendit. Siç njofton IHMK, gjatë të shtunës do të mbajte mot i nxehtë, ku, temperaturat minimale do...

Më shumëDetails

Valon Lluka i përgjigjet Pacollit: Kur humben argumentet, shpifja mbetet streha e fundit

Valon Lluka i përgjigjet Pacollit: Kur humben argumentet, shpifja mbetet streha e fundit
21/08/2026 - 21:26

Valon Lluka ka reaguar pas akuzave të bëra ndaj tij nga Behgjet Pacolli, duke i cilësuar pretendimet e tij si shpifje dhe akuza të pavërteta. Lluka ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Thaçi mund të lirohet nga rasti i parë, por…”- Hodaj tregon çfarë mund të ndodhë më pas

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë