Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Xhelal Sveçla nuk e konsideron të arratisur Enver Sekiraqën, i përgjigjet Faton Hajrizit

12/07/2024 - 18:55
në Kryesore, Lajme
A A
Xhelal Sveçla nuk e konsideron të arratisur Enver Sekiraqën, i përgjigjet Faton Hajrizit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë ditës ka qëndruar në Mitrovicën Veriore. Nga atje ai ka folur për rastet e arratisjeve nga sistemi i drejtësisë i tre të dënuarve për vepër penale të rënda, vrasje.I arratisur nëntë herë nga burgjet e Kosovës, së fundmi disa ditë më parë, Faton Hajrizi tani po i çon porosi edhe të parit të Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla, që tha se është çështje orësh kur ai arrestohet.

“E pyes Sveçlën, ke punu në furrë a si është puna se i kishe do orë të furrigjisë. Nuk mundesh me me kapë ti mu, kurrë s’mundesh me me kap, o ministër i punëve të kota. Ata të cilët me kishin kap edhe me marrëveshje janë në Hagë atje, që ja kisha ngu hatrin, jo lepurushat e Vetëvendosjes, ju njohim mirë kush jeni”, deklaron Hajrizi nga arratia.Hajrizi vazhdon të jetë i pa-qasshëm për institucionet e drejtësisë por ministri Sveçla i është përgjigjur atij në një deklaratë për Dukagjinin.

“Unë nuk e kapi askënd, janë instuticionet që merren me ta”, ka deklaruar Sveçla.

Por, Faton Hajrizi është vetëm njëri nga tre persona me nam kohëve të fundit që janë arratisur nga sistemi i drejtësisë së Kosovës.

I dënuar me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes në arrati qe 57 ditë është edhe Enver Sekiraqa, e gjithashtu edhe Marko Roshiq, i dënuar në rastin e vrasjes së Ivanoviqit.Atyre u ishte zëvendësuar masa e sigurisë nga mbrojtja në liri në paraburgim por nuk kanë arritur të kapen nga organet e sigurisë.

Por, për ministrin Sveçla ata nuk janë të arratisur.“Nuk janë tre persona të arratisur, një është arratisur. Tjerët nuk janë paraqitur para drejtësisë kur është kërku prej tyre. Policia e kryen punën e vet. Nuk ka najfar telashe”, ka vijuar Sveçla.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla gjatë së premtes ka qëndruar në Mitrovicën Veriore bashkë me ministrin e Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi e janë parë nën shoqërimin edhe të Agim Bahtirit e zëvendës komandantit të Policisë, Veton Elshani duke shijuar kafe e ushqim në këtë qytet.

JU REKOMANDOJMË

MASh ende pa ditarë e tekste, a rrezikohet nisja e mësimit me 1 shtator?

MASh ende pa ditarë e tekste, a rrezikohet nisja e mësimit me 1 shtator?
21/08/2026 - 22:45

Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në nisjen e vitit të ri shkollor, por përgatitjet e Ministrisë së Arsimit po shoqërohen me vonesa në dy procese: furnizimin me...

Më shumëDetails

Para hapjes së Lojërave Mesdhetare, Haxhiu falënderon presidentin italian dhe Melonin për ‘‘mikpritjen e ngrohtë’’

Para hapjes së Lojërave Mesdhetare, Haxhiu falënderon presidentin italian dhe Melonin për ‘‘mikpritjen e ngrohtë’’
21/08/2026 - 22:29

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes...

Më shumëDetails

Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona, policia jep detaje

Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona, policia jep detaje
21/08/2026 - 22:18

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, si të dyshuar për vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Leposaviq. Në njoftim shtohet se, sipas ankuesit,...

Më shumëDetails

Kurti-Abdixhiku pa takim të ri, analistët: Po kalkulohet procesi zgjedhor

Kurti-Abdixhiku pa takim të ri, analistët: Po kalkulohet procesi zgjedhor
21/08/2026 - 22:04

Kryetarët e Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk janë takuar më nga e mërkura për të diskutuar rreth emrit të presidentit konsensual. Analistë politik vlerësojnë që...

Më shumëDetails

IHMK jep parashikimin e motit për vikend – Temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë

IHMK jep parashikimin e motit për vikend – Temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë
21/08/2026 - 21:47

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për gjatë vikendit. Siç njofton IHMK, gjatë të shtunës do të mbajte mot i nxehtë, ku, temperaturat minimale do...

Më shumëDetails

Valon Lluka i përgjigjet Pacollit: Kur humben argumentet, shpifja mbetet streha e fundit

Valon Lluka i përgjigjet Pacollit: Kur humben argumentet, shpifja mbetet streha e fundit
21/08/2026 - 21:26

Valon Lluka ka reaguar pas akuzave të bëra ndaj tij nga Behgjet Pacolli, duke i cilësuar pretendimet e tij si shpifje dhe akuza të pavërteta. Lluka ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Thaçi mund të lirohet nga rasti i parë, por…”- Hodaj tregon çfarë mund të ndodhë më pas

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë