Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas deklaratave të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu rreth dy të arratisurve nga burgjet e Kosovës.
Mehmetaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se derisa Sallahu thotë që ata nuk janë “arratisur” por janë “larguar”, i bie që ata që “vjedhin bankën nuk janë hajdut, por veç kanë marrë paratë”.
Postimi i plotë:
Sipas logjikes se zevendesministrit te Drejtesise, Bekim Sallahut, i cili thote se te ikurit nga burgu nuk jane te arratisur po vec jane larguar, atehere ata qe e vjedhin banken nuk jane hajdute, po vec i kane marre paret.
A durohen more keta matrapaza keshtu, sidomos ne keto temperatura…












