Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka treguar për një ofertë që ka të bëjë me joshjen e mërgimtarëve lidhur me investimin e tyre në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Kurti ka njoftuar se këtë vit për bashkatdhetarët përfshihet edhe një dritare garantuese kreditore ku përmes saj do të garantohen huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre.
“Këtë po e bëjmë me bindjen e plotë që potenciali i rritjes së vendit tonë dhe fuqia investuese e mërgatës sonë duhet të ecin krah për krah”, ka theksuar mes tjerash Kurti.
Postimi i tij i plotë:

Lidhur me mërgimtarët dhe thirrjes që mërgata jonë të kthehet e të investojë në vendlindje, Kurti ka folur sot gjatë ditës në një takim me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai madje ka befasuar me një deklaratë të tij, duke e konsideruar qeverisjen e tij si një arsye shtesë që të mos ikin qytetarët nga vendi, madje Kurti ka kërkuar nga diaspora që të investojnë sa më shumë në vendlindje, e madje edhe këta të fundit të kthehen përfundimisht në vendlindjen e tyre.
Por si duket kryeministri ka harruar diçka që sidomos në vitet e fundit kur ky është duke qeverisur inflacioni është rritur me shifra rekorde dhe jeta në Kosovë është bërë e papërballueshme, ngase gjithnjë e më shumë është varfëruar shporta familjare në vend.












