Mëngjesin e sotëm ëmbëltorja “Sharri” në Veri të vendit është sulmuar nga persona të panjohur, shkruan Mitropol.
Pronari i lokalit të sulmuar ka folur për media duke treguar rrethanat e sulmit.
Ai tha se dyshon që shkak i këtij sulmi është vizita e bër disa ditë më parë nga politkanët, Xhelal Sveçla, Agim Bahtiri dhe Erden Atiq.
Sipas tij edhe më herët ka pasur vizitorë tjerë nga figura të ndryshme publike por nuk ka pasur probleme pas shkuarjes së tyre.
Por potikanët që së fundmi ishin në këtë ëmbëltore duke tentuar ta perdorin për qëllime politike kishin publikuar një foto nga ky lokal në pjesën veriore.













