Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE për masat (sanksionet) ndaj Kosovës: Ju kallxojmë kur shtetet të vendosin nëse duan t’i heqin

01/08/2024 - 15:41
në Pa kategori
A A
Albin Kurti: Lirimi i Milan Radoiçiqit nga Serbia është i patolerueshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Janë bërë më shumë se një vit prej kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës, pas vendosjet së kryetarëve në komunat në veri. Të njëjtat janë ende në fuqi, pavarësisht raportit të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, dhe tashmë u takon shteteve anëtare të thonë fjalën e tyre.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se për çdo veprim të shteteve anëtae në lidhje me masat, do të njoftohet.

“Ne nuk komentojmë proceset apo procedurat në vazhdim të shteteve anëtare në Këshill, apo mes institucioneve dhe shteteve anëtare. Nëse shtetet anëtare vendosin t’i largojnë masat, në një mënyrë apo tjetrën, ne do ta bëjmë njoftimin e nevojshëm.” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.

Stano foli edhe rreth hapjes së urës së Ibrit, duke u shprehur se kjo çështje duhet të diskutohet në dialogun e ndërmjetësuar nga BE:

“Çdo hap apo veprim që do të ndërmerret, që ka ndikim te njëra apo tjetra palë, duhet të zgjidhet, diskutohet dhe të dërgohet përpara në kornizën e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Sërish jemi te “çka nëse”, mund vetëm të përsëris që hapja e Urës është një çështje e dialogut, dhe çdo vendim për hapjen duhet të merret në dialog”.

Ndërkohë, në korrik u raportua se pavarësisht raportit të shefit të Poltikë së Jashtme, disa shtete anëtare nuk janë dakorduar plotësisht. Shumica prej tyre janë pajtuar për heqjen e masave, megjithatë disa kanë dashur të hiqen vetëm një pjesë

“REL” raportoi disa vende po kërkojnë vendosjen e një klauzole, përmes së cilës, masat kthehen automatikisht, nëse Kosova ndërmerr hapa të njëanshme apo të pakoordinuar në veri, që rrjedhimisht, mund të rrisin tensionet.

Kurti kërkon sërish heqjen e tyre

Të mërkurën në një drekë të shtruar nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ku kishte të pranishëm edhe ambasadorë të shteteve të tjera, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëriti thirrjen për largimin e masave.

“Në këtë drekë, kryeministri theksoi rëndësinë që ka Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën, veçanërisht, dhe përgatitjet që Qeveria po bën për këtë plan. Ai bëri thirrje për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës, teksa përsëriti mbështetjen dhe orientimin e qartë që Kosova ka për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” – thuhej në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë që përmbajtja e raportit të kryediplomatit Borrell nuk do të bëhet publike, megjithatë sipas raportimeve të mediat, aty mes tjerash thuhej:

“Marrë parasysh hapat që i ka ndërmarrë Kosova drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së, të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023, përfaqësuesi i lartë i rekomandon Këshillit [Evropian] që të marrë qëndrim për heqjen e masave për Kosovën, në të njëjtën kohë duke respektuar prerogativat institucionale”.

JU REKOMANDOJMË

Ish-hulumtuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp mori pjesë në protesten e motoristëve në Hagë
Pa kategori

Ish-hulumtuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp mori pjesë në protesten e motoristëve në Hagë

19/10/2025 - 19:51
Numërohen 50% e votave nga Diaspora në Obiliq, Halil Thaçi po e mposht Xhafer Gashin
Pa kategori

Numërohen 50% e votave nga Diaspora në Obiliq, Halil Thaçi po e mposht Xhafer Gashin

19/10/2025 - 19:45
Mbështetje me fjalë, jo me pjesëmarrje: Pse askush prej zyrtarëve të VV-së nuk u pa në protestën për UÇK-në në Tiranë?
Kryesore

Mbështetje me fjalë, jo me pjesëmarrje: Pse askush prej zyrtarëve të VV-së nuk u pa në protestën për UÇK-në në Tiranë?

18/10/2025 - 09:44
Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati
Kryesore

Votat e qendrës komunale për Vushtrri: Kjo është diferenca mes PDK-së dhe LVV-së

16/10/2025 - 18:19
Kelmendi për zgjedhjet lokale: Ndoshta gara më interesante që e kam parë deri më tash
Pa kategori

Kelmendi për zgjedhjet lokale: Ndoshta gara më interesante që e kam parë deri më tash

12/10/2025 - 18:19
Palestinezët kërkojnë trupa nëpër rrënoja, ndërsa izraelitët pret që Hamasi të lirojë pengjet
Pa kategori

Palestinezët kërkojnë trupa nëpër rrënoja, ndërsa izraelitët pret që Hamasi të lirojë pengjet

11/10/2025 - 15:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri

    Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    894 Shpërndaje
    Shpërndaje 358 Tweet 224
  • Përfundon numërimi në Pejë, ky është rezultati

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Xhafer Tahiri lidh koalicion “individual” me VV-në, Sekretariati i Lumir Abdixhikun e kundërshton (Foto/sms)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Si mund të bëhet shumica në Kuvendin Komunal të Prishtinës? – Analisti i GAP: Kaq ulëse ka siguruar secila parti

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë