Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pritja madhështore për Xherdan Shaqirin nga fansat e Basel – mijëra njerëz e përshëndeten ‘shpëtimtarin’ e klubit

19/08/2024 - 23:05
në Sport
A A
Pritja madhështore për Xherdan Shaqirin nga fansat e Basel – mijëra njerëz e përshëndeten ‘shpëtimtarin’ e klubit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mediumi i njohur zviceran Blick, ka shkruar për rikthimin e Xherdan Shaqirit te Basel dhe pritjen që i është bërë nga tifozët e klubit.

“A është ai shpëtimtari? A është ai shpëtimtari që do të sjellë momente të lavdishme në FCB? Kjo mbetet për t’u parë. Por shpresat qëndrojnë tek Xherdan Shaqiri (32). I madh”, shkruan fillimisht Blick.

Sesa i madh është Xherdan Shaqiri, kjo ishte e dukshme të hënën në mbrëmje, kur ish-ylli i Zvicrës me 125 ndeshje – tre ditë pas zyrtarizimit të transferimit – u mirëprit nga mijëra tifozë të Baselit rreth stadiumit të klubit.

Ai i përshëndeti me dorë tifozët si një mbret nga ballkoni i zyrave të FCB.

“Është gjithmonë mirë të jesh në shtëpi. Ka pasur gjithmonë vetëm një opsion për mua, FC Basel!”, ka deklaruar ai, por pas çdo fjale të Shaqiri tifozët vazhdonin me brohoritje.

Ai falënderoi menaxhmentin dhe presidentin e FCB, David Degen, ndërsa shtoi se klubi do të kthehet aty ku e ka vendin.

“Ju e dini se ku i përket FCB, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë titullin në këtë qytet.

Shaqiri ishte i disponuar edhe për shaka, pasi deklaroi: “Unë nuk jam më njëzet vjeç, por këmba e majtë është ende aty”.

Nuk dihet ende nëse trajneri Fabio Celestini do ta fus në lojë të dielën e ardhshme kundër Yverdonit.

“Nesër do të marr pjesë në seancën e parë stërvitore. Ndeshja e fundit ishte kundër Skocisë – ose ndeshja e shkurtër kundër Anglisë. Nuk jam ende në 100 për qind. Por ndihem mirë. Shpresoj që ta ndihmoj ekipin sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi Shaqiri.

Më pas, Shaqiri përshëndeti sërish fansat të paktën përkohësisht, ndërsa bëri disa foto me disa nga ta.

Klubi ka planifikuar një seancë për autografe, ndërsa fanella e tij me numrin 10-të po del të jetë më e shitura në ditët e fundit.

JU REKOMANDOJMË

Klubi i Fatjon Bunjakut bën reagimin për vdekjen e tij

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik
07/06/2026 - 14:30

gjithë futbolli kosovar u trondit nga vdekja e futbollistit, Fatjon Bunjaku. 22-vjeçari, u përfshi në aksidentin fatal në rrugën Mitrovicë-Vushtrri që i mori edhe jetën. Rreth vdekjes së...

Më shumëDetails

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik
07/06/2026 - 09:17

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pak pas mesnate në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku. Lajmi është bërë i ditur...

Më shumëDetails

S’po ja don “Kuqezinjve”, mposhten edhe nga Luksemburgu

S’po ja don “Kuqezinjve”, mposhten edhe nga Luksemburgu
06/06/2026 - 22:04

Kombëtarja Shqiptare ka pësuar një tjetër humbje brenda 3 ditësh. Këtë herë janë mposhtur nga Luksemburgu, me rezultat minimal 0-1 njëjtë sikurse ndaj Izraelit. Goli i vetëm i...

Më shumëDetails

E konfirmuar, Kosova me tri mungesa ndaj Andorrës

E konfirmuar, Kosova me tri mungesa ndaj Andorrës
06/06/2026 - 20:50

Janë konfirmuar tri mungesa të rëndësishme në radhët e Kosovës para ndeshjes miqësore ndaj Andorrës, që zhvillohet nesër në Prishtinë. Menaxheri i kombëtares, Bajram Shala, ka bërë të...

Më shumëDetails

Ky është formacioni i Kombëtares Shqiptare ndaj Luksemburgut

Ky është formacioni i Kombëtares Shqiptare ndaj Luksemburgut
06/06/2026 - 19:17

Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore për këtë muaj. “Kuqezinjtë”, do të presin Luksemburgun, me ndeshjen që zhvillohet prapë në stadiumin “Air Albania”. Këtë herë...

Më shumëDetails

Neymari pritet të kthehet në stërvitje javën tjetër

Neymari pritet të kthehet në stërvitje javën tjetër
06/06/2026 - 17:49

Përzgjedhësi Carlo Ancelotti është optimist se Neymari do të rikuperohet nga lëndimi i pulpës në kohë për Kupën e Botës te Brazili. Tekniku italian ka konfirmuar se 34-vjeçari...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    308 Shpërndaje
    Shpërndaje 123 Tweet 77
  • Veprim i çuditshëm i Albin Kurtit në ditën e zgjedhjeve

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    239 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Halimi i PIPOS: Këtë herë rezultati i Exit Pollit do t’i afrohet shumë realitetit në kuti

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kaq ulëse kanë marrë partitë politike në Kuvend, sipas Exit Pollit të Albanian Post

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë