Futbollisti dardan, Bernard Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë, ku i duhet të qëndrojë rreth 6 muaj jashtë fushës.
Berisha ka reaguar duke thënë se ky është një nga momentet më të vështira të karrierës së tij.
‘’Të dashur fansa, miq dhe familjarë. Sot është një nga momentet më të vështira të karrierës sime. Fatkeqësisht, në ndeshjen e fundit pësova një dëmtim të rëndë. Do të më duhet të bëj një operacion sa më shpejt dhe të qëndroj larg futbollit për 6 muaj. Gjithçka është në dorën e Zotit. Do të rikthehem edhe më i fortë në fushë, inshallah’’, shkruajti futbollisti në facebook. /IndeksOnline/
