Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mitrovicasi denoncon zyrtarin policor për shantazh – Inspektorati Policor: Po e hetojmë rastin së bashku me Prokurorinë e Mitrovicës

26/08/2024 - 19:30
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Mitrovicasi denoncon zyrtarin policor për shantazh – Inspektorati Policor: Po e hetojmë rastin së bashku me Prokurorinë e Mitrovicës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një denoncim i pazakontë për shantazh ndaj një zyrtari të Policisë së Kosovës ka ndodhur më datë 13 gusht në Stacionin policor në Mitrovicë, ku një qytetar (D.D.) është ankuar se borgjliu (N.N.) i tij i ka thënë se një zyrtar policor e ka nxitur të deklarojë rrejshëm se ka marrë para me fajde nga D.D.

D.D. ka ardhur edhe në redaksinë e Veriu.info për ta denoncuar rastin, duke treguar se personit N.N. i ka dhënë 33,580 euro borgj, të cilat ai nuk ia ka kthyer asnjëherë.

Sipas D.D., në muajin gusht N.N. i kishte thënë se një zyrtar policor i ka kërkuar që ta denoncoj D.D. për kinse dhënie të fajdes ndaj N.N., por që ky i fundit nuk ka pranuar.

Veriu.info ka dërguar pyetje në Inspektoratin Policor të Kosovës duke i pyetur se a është duke u trajtuar ky rast nga ta, dhe nëse po, çfarë masash janë marrë.

Në përgjigjen e Inspektoratit Policor për Veriu.info thuhet: “Duke ju referuar pyetjeve tuaja, gazetës online www.veriu.info, IPK konfirmon se ky rast është pranuar në IPK dhe është duke u trajtuar në koordinim me PTH (Prokurorine Themelore)- Mitrovicë, janë duke u ndermarr veprime hetimore preliminare dhe rasti është në fazën fillestare të hetimeve”.

Rrëfimi i të dëmtuarit D.D.:

Më datë 20 gusht 2024 ky person i shqetësuar ka trokitur në derën e redaksisë së Veriu.info, duke treguar detajisht se si para më shumë se dy vitesh i kishtë dhënë borgj 33,580 euro personit N.N.

Duke qenë se N.N. nuk e kishte kthyer borgjin akoma, D.D. ka vazhduar me kërkesa ndaj N.N. për t’ia kthyer paratë e marra borgj, te cilat N.N. i kishte kursime familjare nga puna që bën.

Kaluan javë, muaj e vite dhe prapë borgjliu nuk ia kthente paratë, perderisa kërkesat e D.D. vazhduan deri në fillim të muajit gusht, kur ai mbeti i tronditur nga ajo çka i kishte thënë borgjliu N.N.

“Unë i thash pse s’po m’i kthen paret, ndërsa ai më tha që nuk ka momentalisht dhe se nuk e ka ndërmend të më dëmton, sepse përndryshe ka pasur mundësi të më dëmtoj me polici. Kur e veta se qysh e si, ai më tha se një zyrtar policor i ka thënë të më denoncojë mua për kinse ato para ia kam dhënë me fajde dhe menjëherë mua do të më fusin në burg, tani i ik borgjit. Unë rastin menjëherë me 13 gusht 2024 e kam raportuar në Policinë e Kosovës për shantazh, sepse unë jam profesionist i fushës dhe nuk merrem me këto gjëra. Dikush këtu ka dashtë të më arrestojë me anë të kësaj nxitje për denoncim të rrejshëm dhe të më shkatërrojnë në familje dhe profesion. Pas denoncimit, unë besoj se policia dhe prokuroria do ta zbardh rastin dhe shantazhuesit t’i vëjë para drejtësisë”, ka thënë D.D. për Veriu.info

(Veriu.info ka emrin e denoncuesit (D.D.) dhe borgjliut (N.N.), por ka vendosur të mos i publikojë deri në përfundimin e hetimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës)

JU REKOMANDOJMË

Publikohen për herë të parë pamjet brenda burgut ku mbahen Thaçi dhe të tjerët (VIDEO)

Publikohen për herë të parë pamjet brenda burgut ku mbahen Thaçi dhe të tjerët (VIDEO)
12/05/2026 - 17:23

Dhomat e Specializuara kanë publikuar pamje nga ambientet ku të paraburgosurit në Hagë kalojnë kohën e tyre, përfshirë fitnesin, këndin e qëndrimit ditor ku mund të socializohen dhe...

Më shumëDetails

Muharremi për Bajramin dhe Hotin: Nuk besoj që LDK-ja është aq e çmendur

Muharremi për Bajramin dhe Hotin: Nuk besoj që LDK-ja është aq e çmendur
12/05/2026 - 17:13

Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar pas raportimit se Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami janë lënë jashtë 10-shës së LDK-së. Sipas Muharremit, Hoti dhe Bajrami janë dy nga figurat...

Më shumëDetails

Një profesor i UBT’së dhe një avokate e Avokaturës Shtetërore e përfshirë në mashtrim me shpronësim- Si funksiononte grupi që dyshohet se dëmtoi 220 mijë euro Qeverinë?

Një profesor i UBT’së dhe një avokate e Avokaturës Shtetërore e përfshirë në mashtrim me shpronësim- Si funksiononte grupi që dyshohet se dëmtoi 220 mijë euro Qeverinë?
12/05/2026 - 17:07

Prokuroria Speciale ka kërkuar që Nexhmije Karaqi, Nexhat Raifi, Shaban Syla, Halil Mustafa, Hajrullah Muli, Vegim Gashi dhe Avdi Pireva të mbahen në paraburgim për 30 ditë, nën...

Më shumëDetails

Albena Reshitaj dhe Jeta Statovci në top 10-shte të listës së LDK për deputete

Albena Reshitaj dhe Jeta Statovci në top 10-shte të listës së LDK për deputete
12/05/2026 - 16:59

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka gati listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo parti tashmë ka caktuar edhe numrat për secilin kandidat. Në...

Më shumëDetails

NATO dhe ushtria serbe nisin ushtrimin e përbashkët në Borovac

NATO dhe ushtria serbe nisin ushtrimin e përbashkët në Borovac
12/05/2026 - 16:33

Një stërvitje e përbashkët ushtarake e organizuar nga NATO ka nisur sot në Borovac të Serbi, ku rreth 600 trupa nga disa shtete aleate dhe partnere do të...

Më shumëDetails

Raportohet se është lënë jashtë top 10-shes në LDK, vjen reagimi i Hotit

Hoti: Në Qeverinë Kurti ndikimi në ekonomi gati zero
12/05/2026 - 16:19

Avdullah Hoti ka reaguar pas raportimit të mediave se ka mbetur jashtë top 10-shes së listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ish-deputeti tha se numri i vetëm...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Daka: Nëse “referendumi” dështon, kryetarët në veri mund ta çojnë mandatin deri në fund

    Valdete Daka pjesë e Kuvendit? Ish kryetarja e KQZ-së tregon a do të kandidon për deputete

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ish-deputeti i PD-së aderon në LDK, prezantohet nga Vjosa e Lumiri

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Veç dy anëtarë të Kryesisë ishin pro, Mërgim Lushtaku dhe Kurtan Kajtazi, të tjerët ishin kundër”, Blerim Latifi për diskutimet e PDK-së për Limajn

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Detaje ekskluzive: Ky është 20-vjeçari kosovar i vrarë në Suedi, zbulohet historia e konfliktit mes dy familjeve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Policia aksion në klinikat e QKUK-së, dyshime për manipulime me barna esenciale e listat e pritjes për intervenime invazive

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë