Portieri Aro Muriç është grumbulluar nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet e muajit shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ftesën e Fodas e ka konfirmuar klubi i portierit kosovar, Ipswich Town.
25-vjeçari kosovar do të jetë pjesë e listës së Fodas për ndeshjen kundër Rumanisë dhe Qipros.
Fillimisht Kosova do të luaj kundër Rumanisë në Prishtinë më 6 shtator, ndërsa tri ditë më vonë do të përballet me Qipron.
Deri më tani, Aro ka 38 paraqitje me Kosovën.