Neymar është duke negociuar blerjen e ishullit privat të Japão. Futbollisti brazilian njihet për festat e tij të çmendura dhe në të ardhmen festat e organizuara prej tij mund të zhvillohen në ishull luksoz pranë “bregut të parajsës” të Angre dos Reis.
Duke marrë parasysh pagën vjetore prej 100 milionë eurosh që aktualisht i dëmtuari Neymar ka te Al Hilal, çmimi është vërtet një gjë e vogël për të.
Kjo pasi që çmimi i ishullit në shitje është vetëm 8.5 milionë euro.
Neymar dhe Sheikh Muhammad Binghatti, një investitor i njohur pronash nga Dubai, thuhet se e morën me qira ishullin nga 9 deri më 12 tetor për ta “provuar”.
Edhe pse fillimisht kërkoi 12 milionë e gjysmë euro për ishullin, pronari kanadez donte ta shiste sa më shpejt, kështu që çmimi ra shpejt.
Ishulli ka një sipërfaqe prej dy hektarësh e gjysmë, ofron privatësi dhe rehati të plotë dhe mund të arrihet vetëm me varkë ose helikopter./Indeksonline/