Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në krizën e bukës për ushtarët e FSK-së, Kurti flet për “investime të paprecedenta në siguri dhe mbrojtje”

13/10/2024 - 13:28
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti shkruan për Skënderbeun: Mbetet referenca e parë fillestare e çdo vetëdije shtetëndërtuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vetëm pak ditë pasi kërkoi ndihmën e NATO-s për rivendosjen e zonës së sigurisë tokësore në kufirin Kosovë-Serbi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar sërish Serbinë të shtunën në mbrëmje për “provokim” përmes lëvizjes së trupave afër kufirit me Kosova. Në të njëjtin postim, Kurti pretendoi ndër të tjera se Qeveria ka bërë “investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes”, pikërisht në kohën kur komandanti i FSK-së ngriti alarmin për zgjidhjen e çështjes së ushqimit të ushtarëve.

Në një letër dërguar të hënën ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti Jashari ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme për të adresuar çështjet e furnizimit me ushqime.

Letra e Jasharit thekson problemet me shërbimet e kuzhinës në kazermat e FSK-së, veçanërisht mungesën e kuzhinierëve dhe shqetësimet e ngritura nga ushtarët lidhur me cilësinë e vakteve. Ai theksoi nevojën për ndërhyrje urgjente.

“Sipas raporteve të fundit (me të cilat jeni edhe ju të njoftuar) në njësitë e FSK-së janë paraqitur shqetësime lidhur me shërbimet me ushqim, konkretisht me kuzhinierë (vonesa të ndryshme dhe ka raste kur nuk paraqiten në punë). Përveç mungesës së personelit të kuzhinave, e që ka ndikim në kualitetin e ushqimit dhe probleme të furnizimit me artikuj ushqimor, kemi edhe probleme sanitare, e kjo e fundit paraqet rrezik në helmimin dhe përhapjen e infeksioneve tek personeli i FSK- së”, thuhet ndër të tjera në letrën e Jasharit, të cilën e kishte publikuar Insajderi.

Ndonëse Forca e Sigurisë së Kosovës po përballet me një problem tejet të pazakontë në historinë e shtetndërtimit siç është çështja e sigurisë ushqimore, kryeministri Kurti pretendoi se Kosova mbetet e gatshme për të parandaluar çdo kërcënim falë asaj që ai e quan “investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë.” – tha ai.

Për t’i shtuar më shumë absurditet situatës, vetëm pak ditë më parë kryeministri Kurti bëri thirrje që NATO të rivendosë zonën e sigurisë tokësore në Kosovë.

“Meqë brenda dy vjetëve Serbia e ka sjellë katër herë ushtrinë e saj te kufiri i Kosovës, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë”, ishte kërkesa e kreut të Qeverisë e prezantuar ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai argumentoi se një masë e tillë do të ndihmonte në parandalimin e provokimeve të mëtejshme ushtarake dhe sigurimin e sovranitetit të Kosovës, pasi sipas tij, presidenti serb po keqpërdor largimin e kësaj zone.

“Ajo u pat hequr në gushtin e viti 2001 kur kryeministër i Serbisë ishte Zoran Xhinqixh, që e vranë dhe këtë tash po e keqpërdorë regjimi i Aleksander Vuçiqit, i cili po sjell artileri, trupa shtesë dhe sistem kundër ajror kinez përbrenda këtij rripi 5 kilomtërsh”, kishte thënë kreu i ekzekutivit.

Megjithatë, përgjigja e KFOR-it për Dukagjinin se zona e sigurisë ajrore dhe tokësore ishte relaksuar plotësisht në vitin 2015, mund të mos jetë ajo që priste Kurti.

“Zona e sigurisë tokësore dhe ajrore, e krijuar përmes Rezolutës 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes Teknike Ushtarake të vitit 1999, u relaksua plotësisht në vitin 2015. KFOR-i ka një prani të dukshme dhe fleksibël dhe monitoron nga afër situatën.

Ne vazhdojmë të përmbushim mandatit tonë nga Kombet e Bashkuara – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999 – duke kontribuuar në një mjedis të sigurt, për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.” – tha KFOR-i ndër të tjera.

Kreu i qeverisë publikoi dje një sërë fotografish që sipas tij dëshmojnë praninë e trupave serbe 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën.

“Serbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës. Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve.” – tha Kurti ndër të tjera përmes një reagimi në Facebook.

Ai tha se tërheqja e tyre është bërë me shpejtësi pasi kanë kuptuar se janë duke u xhiruar.

“Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre.” – tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi: 200 mijë qytetarë jashtë vendit, kjo është qeverisja më e dobët ndonjëherë

Rrezarta Krasniqi kishte të drejt në ankesën për vota, pas rinumërimit Xhafer Tahiri i dolën 88 më pak, edhe Bashkim Gashi i humbi 55
20/10/2026 - 21:16

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka krikuar qeverisjen e VV-së duke thënë se rinia po ikën, ekonomia po zbrazwt kurse propaganda po lulëzon,...

Më shumëDetails

Pesë ditë para zgjedhjeve në Serbi – Vuçiq thotë se është duke humbur

Pesë ditë para zgjedhjeve në Serbi – Vuçiq thotë se është duke humbur
20/10/2026 - 21:08

Lista e Studentëve në Serbi prin ndaj listës “Serbia e Bashkuar” të presidentit Aleksandar Vuçiq, sipas një sondazhi të publikuar nga portali hulumtues “Nova srpska politička misao” (NSPM),...

Më shumëDetails

Ambasadori Malaj viziton kolegun e tij në QKUK, ka dy fjalë për mantelbardhët

Ambasadori Malaj viziton kolegun e tij në QKUK, ka dy fjalë për mantelbardhët
20/10/2026 - 20:52

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar sot Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK, për të vizituar kolegun nga ambasada shqiptare. Me këtë rast, Malaj shprehu...

Më shumëDetails

Policia e Shqipërisë thirrje protestuesve para Kryeministrisë: Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë

Policia e Shqipërisë thirrje protestuesve para Kryeministrisë: Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë
20/10/2026 - 20:49

Policia e Shqipërisë u ka bërë thirrje protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë që të largohen nga zona, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjë. “Nëse nuk...

Më shumëDetails

Eurodeputeti austriak kritikon Brnabiqin: Sulm i paprecedentë ndaj misionit vëzhgues të BE-së në Serbi

Eurodeputeti austriak kritikon Brnabiqin: Sulm i paprecedentë ndaj misionit vëzhgues të BE-së në Serbi
20/10/2026 - 20:44

Eurodeputeti Andreas Schieder, kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian që do të monitorojë zgjedhjet e ardhshme në Serbi, deklaroi sot se protestat kundër këtij misioni vëzhgues kanë arritur...

Më shumëDetails

Trepça jep tender gjashtëshifror për makineritë nëntoktësore

Trepça jep tender gjashtëshifror për makineritë nëntoktësore
20/10/2026 - 20:39

Ndërmarrja publike “Trepça” SH.A. ka dhënë kontratë në vlerë prej 138 mijë e 200 euro për furnizimin me motorë dhe pjesë rezervë për makineritë nëntokësore. Sipas dokumentit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë