Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pasi nuk u licensua për të marrë pjesë në garat e UEFA-së, reagon KFF Mitrovica: Vendim skandaloz, klubi që mori licensën i ka njerzit brenda FFK-së

24/05/2022 - 21:26
në Sport
A A
Pasi nuk u licensua për të marrë pjesë në garat e UEFA-së, reagon KFF Mitrovica: Vendim skandaloz, klubi që mori licensën i ka njerzit brenda FFK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Klubi i Futbollit të Femrave në Mitrovicë ka reaguar pasi nuk u licensua për të marrë pjesë në garat e UEFA-së për edicionin 2022/2023, por duke i dhënë licensën Klubit nga Hajvalia, “KFF EP-COM Hajvalia” shkruan Veriu.info.

KFF Mitrovica e ka quajtur këtë vendim shkelje të çdo kriteri pasi që njerzit e klubit që mori licensën kanë lidhje me Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Komisioni i Shkallës së Dytë për Licencimin e Klubeve për garat ndërkombëtare sot ka bërë shkelje te Statutit/Rregullores së FFK-së dhe Rregullorës së UEFA-së si dhe të kritereve për licencim të klubeve duke i bërë një licencim KFF EP Com Hajvalia jashtë çdo afati, kriteri dhe norme për licencim, vetëm pse ata kanë njerëzit e tyre në FFK”.

Pas këtij vendimi KFF Mitrovica kanë paralajmëruar se do t’i ndjekin rrugët ligjore.

Reagimi i KFF Mitrovica:

R E A G I M

Të nderuar sportdashës, media dhe i gjithë ju opinion i gjerë,
Komisioni i Shkallës së Dytë për Licencimin e Klubeve për garat ndërkombëtare sot ka bërë shkelje te Statutit/Rregullores së FFK-së dhe Rregullorës së UEFA-së si dhe të kritereve për licencim të klubeve duke i bërë një licencim KFF EP Com Hajvalia jashtë çdo afati, kriteri dhe norme për licencim, vetëm pse ata kanë njerëzit e tyre në FFK.

Ne si klub KFF Mitrovica duam të i’u informojm rreth çështjes së licencimit të klubeve për garat e UEFA-së.

Sipas vendimit të Komisionit të shkallës së parë të FFK-së për Licencimin e Klubeve për garat ndërkombëtare, KFF Mitrovica është klubi i vetëm i futbollit të femrave që është licencuar për këto gara në afatin e paraparë sipas rregullores së FFK-së dhe Rregullorës së UEFA-së për licencim të klubeve ne afatin që është hapur më 10.02.2022 dhe është mbyllur më 30.04.2022.

Këtë vit KFF Mitrovica është nënkampion në futbollin e femrave të ligës se parë, ndersa kampion është shpallë KFF EP Com nga Hajvalia të cilit klub i është refuzuar licencimi për garat evropiane në afatin parë të rregullt.
Sipas rregullores se FFK-së kur kampioni nuk licencohet atëherë në garat evropiane shkon vendi i dytë e më poshtë, klubi i licencuar.

Ndonse KFF EP COM i është refuzuar licencimi nē afatin e rregullt sepse nuk ka dorëzuar asnjë dokument të kërkuar për licencim, dhe nuk plotësuar asnjë kritere sportiv dhe finaciar e aministrativ etj, që janë domosdoshem për licencim.
KFF EPP COM nuk posedon as kategorin e moshave(u13,u15,u17) që është kriter ta kenë të paktën njërën nga kto kategori për licencim.
Ne për ta plotësuar këtë kriter kemi shpenzuar shumë në vitet e fundit për të mbajtur këto kategori të moshave sipas asaj që FFK ka kërkuar nga ne.
KFF EP COM nuk ka publikuar as raportin e auditimit që hyn të kriteri financiar bashkë me mbylljen e çdo borgji nga viti paraprakë deri me datën 30.03.2022 gjë të cilën KFF EP COM nuk e ka plotësuar këtë kriter,ku borgjin ne Atk e ka mbyllë vetëm pasë refuzimit të vendimit të shkallës së parë e qe është kundershtim me rregulloret.

Ne asnjë herë nuk u’a kemi kontestuar titullin KFF EP COM, por ata janë klub i formuat qe 10 muaj dhe nuk kanë plotësuar asnjë kriter për licencim.
Prandaj duke qenë klubi i futbollit të femrave i vetëm i licencuar sipas kritereve te kërkuara nga rregulloret e FFK-së dhe UEFA-së e drejta për garat evropiane të përfaqesimit i takon klubit KFF Mitrovica.
Me datë 04.05.2022 ne kemi pranuar vendimin e licencimit, dhe jo vetëm këtë vit po tash e katër vite ne licencohemi duke plotësuar çdo kriter të kërkuar nga Depertamenti i licencimit ne FFK dhe UEFA.

Kurse ekipa Ep Com nga Hajvalia nuk është licencuar për garat e UEFA-së ne afatin e rregullt të caktuar nga FFK dhe UEFA,prandaj jo krejt fokusi duhet të jetë vetëm titulli sepse nuk klub duhet të ketë organizim,zhvillim dhe licencim për prezantim në arenën ndërkombëtare.
FFK me vendimin e fundit ka dalë kundër rregullave të saj dhe të UEFA-së për licencim të klubeve.

Pse nuk janë licencuar klubet tjera në Ligën e Parë të Futbollit të Femrave ne nuk e dijm, ne si klub çdo vit pregatitemi për garat e UEFA-s pa e ditë se a do shpallemi kampion apo jo kurse konkurrentët tjerë presin se çfarë po ndodh dhe pastaj vrapojn për tu licencuar pas afati.

Siç e cekëm edhe më lartë afati i licencimeve në garat e UEFA-së fillon në shkurt dhe mbaron në fund të prillit. Ne për 3 muaj merremi me rregullimin dhe plotësimin e kriterve që na kërkohet dhe tani lind pytja se si një klub duhet tre muaj kohë për të plotësu dhe rregullu dokumente e një tjeter klub mund të rregulloj të gjitha këto për një javë?!.

Ne si klub tani pas ketij vendimi skandaloz të Komisionit të shkallës së dytë,do bëjmë ankesë në instancat vendore e ndërkombëtare ndaj Depertamentit te licencimit për shkeljet e rregulloreve të FFK-së dhe UEFA-së që kërkohen për licencim,ku ka shkelje drastike nga ana e komisionit,( ku dihet se një klub për të marrë licenc duhet të ketë ekip të moshave dhe duhet plotsoj qdo kriter për vitin praprak e ku KFF EP COM nuk i posedon,ne si klub të drejtën tonë për pjesëmarrje në garat e UEFA-së do e kërkojm në rrugë ligjore në UEFA ,arbitrazh e deri në CAS.

Kushdo që ka shkel rregulloret dhe në mënyrë të kunderligjshme ka licencuar klube pas afati do të përballet edhe me kallëzim penal për keqperdorim të detyrës zyrtare dhe do të kërkojmë kompensim të dëmit material të shkaktuara.

Fajtorë për mos licencimin e këtyre klubeve tjera në afatin e rregullt,nuk është askush tjetër përpos vetë atij dhe përgjegjësit dhe pasojat le ti bartë secili klub përveti.

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë