Nesër, e enjte, do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:00, Drita dhe Llapi do të jenë përballë njëra-tjetrës.
Llapi e kërkon për herë të dytë radhazi këtë trofe, derisa Drita synon që ta fitojë atë pas shumë vitesh mungesë.
Të dyja skuadrat tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin e ri.
Ndërkaq, dy klubet do të mbajnë konferencë shtypi në zyret e FFK-së./FrontOnline/










