Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tenton të sqarohet këshilltari i Liburn Aliut që e ndryshoi tri herë postimin e tij për kryetarin e Pejës

26/10/2024 - 17:40
në Pa kategori
A A
Tenton të sqarohet këshilltari i Liburn Aliut që e ndryshoi tri herë postimin e tij për kryetarin e Pejës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Berat Ganiqi, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Pejës, si dhe këshilltar politik i ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, Liburn Aliu, ishte i pari që ka njoftuar për sulmin ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Mirëpo Ganiqi ka ndryshuar tri herë postimin e tij për shkak të reagimeve në Facebook.

Pak orë më vonë ai ka reaguar për ndryshimin e postimit pasi për këtë mori reagime të shumta.

Ai e ka pranuar se nuk i ka verifikuar të gjitha faktet dhe për këtë ka kërkuar falje.

“Herët në mengies kam pranuar një mesazh nga një person i cili më tha që kryetari i komunës është përfshirë në një përleshje me dy persona tjerë! Në ketë mesazh thuhet që kryetari ka qenë sulmuesi, ndërsa në një mesazh tjetër kam pranuar një foto që ka qëndruar 2 sekonda ku shihet një person i gjakosur. Nga këto pamje kam shkruar edhe atë status duke u bazuar nga këto informacione”, ka shkruar Ganiqi.

“Nga ky person, jam informuar që përcjellësi i kryetarit ka qenë ai që e ka filluar konfiliktin. Disa minuta më vonë kam pranuar një video ku shihet kryetari duke u goditur”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se “për hir të korrektësisë e kam postuar videon (edhe pse brutale) me qëllim me tregu tek opinioni se si qëndron e vërteta dhe kam edituar statusin e parë meqenëse video tregonte diçka tjetër nga ajo çka kam pranuar më herët si informacion”.

“Unë nuk pajtohem me dhunën dhe me askënd që mendon ti zgiidhë problemet personale me dhunë. Në një vend si Peja, vend kanë debatet e jo grushtet”, ka shkruar ai.

“E pranoj që jam nxituar dhe nuk kam verifikuar secilin fakte( kjo nuk me falet si jurist) dhe ndoshta secili ka të drejtë t’i gjykoj këto statuse. Andaj nëse dikush është prekur nga këto statuse i kërkoj ndjesë, ndërsa ju bëjë thirrje që secili qytetar të ngrite zërin kundër dhunës ndaj secilit qytetar të Komunës së Pejës dhe Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës, është sulmuar mëngjesin e së shtunës nga dy simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje, Korab dhe Dukagjin Lulaj.

Sulmi ndaj Muhaxherit sipas Policisë së Kosovës thuhet se ka ndodhur rreth orës 08:50, ndërkaq lajmi në media është publikuar përafërsisht në ora 10:10.

Mirëpo, Ganiqi e kishte bërë të ditur shumë më herët sulmin ndaj Muhaxherit.

Me ironi Ganiqi kishte postuar në Facebook: “Mirëmengjesi Pejë. Me sabah paska kërcit dajaku. Tybe keq”. Ky postim është bërë në ora 09:20, përafërsisht rreth gjysmë ore pasi kishte ndodhur sulmi.

Në kohën kur nga mediat ishte bërë e ditur se Muhaxheri është sulmuar, Ganiqi vetëm se e  kishte postuar videon e rrahjes së kryetarit të Komunës së Pejës, pa asnjë mbishkrim në të.

Ganiqi kishte marrë reagime të shumta në postimin e tij, çfarë e ka shtyrë asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje që ta ndryshoj postimin e bërë.

Ai ishte akuzuar nga nënkryetarja e LDK-së në Pejë për promovim të dhunës dhe më pas e kishte ndryshuar postimin e tij.

JU REKOMANDOJMË

Lajmërohet pas disa muajsh Mefail Shkodra në arrati: Do të dorëzohem në Polici me djemtë
Kryesore

Lajmërohet pas disa muajsh Mefail Shkodra në arrati: Do të dorëzohem në Polici me djemtë

03/11/2025 - 22:35
Presidentja Osmani: Nano ishte një prej figurave të tranzicionit demokratik në Shqipëri
Kryesore

Presidentja Osmani: Nano ishte një prej figurave të tranzicionit demokratik në Shqipëri

01/11/2025 - 11:33
Arrestohet i dyshuari: E kishte kanosur një grua përmes rrjeteve sociale
Pa kategori

Ky është 51-vjeçari që sulmoi policët në Dardani – u arrestua me armë në dorë pas rezistencës ndaj zyrtarëve

01/11/2025 - 10:07
Gjini: Ftesat e Kurtit për koalicione s’ishin serioze, synonte të pamundësonte një qeveri nga partitë tjera
Kryesore

Gjini: Ftesat e Kurtit për koalicione s’ishin serioze, synonte të pamundësonte një qeveri nga partitë tjera

30/10/2025 - 22:32
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Florjan Tabakut që humbi duke mbledhë gështenja në zonën kufitare Shqipëri-Kosovë, publikon fotot e tij
Pa kategori

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Florjan Tabakut që humbi duke mbledhë gështenja në zonën kufitare Shqipëri-Kosovë, publikon fotot e tij

29/10/2025 - 14:04
Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Ambasada e Kosovës del me njoftim për shtetasit që ndodhen atje
Lajme

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Ambasada e Kosovës del me njoftim për shtetasit që ndodhen atje

28/10/2025 - 08:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • LAJMI I FUNDIT: Dyshohet se grupe serbe kanë ndërhyrë në rrjetin e Policisë së Kosovës në Jarinjë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Komuna e Bulliqit i jep tender për mëshqerra të BE-së kompanisë që i ishte pezulluar leja e importit për dallavere me import të kafshëve

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Mandatari i ri, Presidentja takon Krasniqin dhe Abdixhikun

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Këto mund të jenë dy datat e mundshme për zgjedhje të parakohshme

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë