Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtori Shabani u krekos për ndërtimin e QMF-ve në Koshtovë e Stantërg, por auditori gjeti se punëkryerësve u janë dhënë kundërligjshëm 38 mijë euro (Dokument)

30/10/2024 - 16:22
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Drejtori Shabani u krekos për ndërtimin e QMF-ve në Koshtovë e Stantërg, por auditori gjeti se punëkryerësve u janë dhënë kundërligjshëm 38 mijë euro (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Mitrovicës ishte krenuar me projektet e ndërtimit të Qendrave të Mjekësisë Familjare në fshatrat Stanterg dhe Koshtovë. Madje, drejtori i kësaj drejtorie komunale, Fahri Shabani kishte thënë se ato kanë kushte dhe standarde bashkëkohore për ofrimin e shërbimeve shëndetsore të mjekësisë familjare.

Por, gjatë procesit të ndërtimit të tyre Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se është shkelur ligji me rastin e dhënie së avansit për kompaninë punëkryerëve, përkatësisht për operatorin/ët që e ka fituar tenderin.

Në raportin e auditorit konstatohet se me rastin e avansit prej 15% të kontratave për ndërtimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare në Koshtovë dhe Stanterg punëkryerësi (operatori ekoonmik) nuk kishte ofruar garancionin e performancës siç kërkohet me ligj.

Te Çështja A1 – Mossigurimi i garancionit të performancës dhe orarit të pagesave, auditori thotë se: ‘Sipas Nenit 13 të Ligjit nr. 08/l-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikёs sё Kosovёs pёr vitin 2023 parasheh “Për pagesën e paradhënies për projektet kapitale, kontrata duhet të përmbajë garancionin e performancës dhe orarin qartazi të përcaktuar të pagesave, e cila njëkohësisht parasheh punën që duhet kryer para se të bëhet secila pagesë’”.

“Te Kontrata Ndërtimi i QMF-së në Koshtovë faza e dytë me vlerë të kontratës 134,373 euro, si dhe te kontrata Ndërtimi QMF në Stanterg me vlerë të kontratës 119,996 euro, për këto projekte komuna kishte dhënë avansin 15% të vlerës së kontratave, por nuk ishte ofruar garancioni i performancës siç kërkohet me ligje, dhe orarin qartazi të përcaktuar të pagesave, për punën që duhet kryer para se të bëhet secila pagesa”, thuhet në raportin e auditorit.

Nga një përllogaritje e thjeshtë del se punëkryerësit për ndërtimin e QMF-së në Koshtovë i janë dhënë rreth 20 mijë euro avans, ndërsa punëkryerësit për ndërtimin e QMF-së në Stantërg i janë dhënë avans rreth 18 mijë euro. Pra, auditori ka konstatuar se avanci prej 15% të vlerës së kontratave është dhënë kundërligjshëm, pasi që kompanitë nuk kanë ofruar garancionin e perfoirmacës, siç kërkohet me ligj.

Auditori bën të ditur se shkaku i ndodhjes së kësaj është mungesa e kontrolleve të brendshme nga zyrtarët përgjegjës, që me rastin e dhënies së avansit ti kërkohet operatorit ekonomik që ta sjellë garancionin e performancës.

Raporti i plotë i Auditorit (e gjetura në faqe 8): KËTU

Postimet krekosëve të drejtorit Fahri Shabani për projektet që u shkel ligji nga Drejtoria e tij:

JU REKOMANDOJMË

Përfundon numërimi i votave me postë, thotë KQZ

Përfundon numërimi i votave me postë, thotë KQZ
17/06/2026 - 15:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi...

Më shumëDetails

Për 4 muaj në Shqipëri u futën 30 milionë euro kesh, dosja e rëndë e megaoperacionit të SPAK-ut

Për 4 muaj në Shqipëri u futën 30 milionë euro kesh, dosja e rëndë e megaoperacionit të SPAK-ut
17/06/2026 - 15:11

Detaje të reja kanë dalë nga dosja e megaoperacionit të SPAK kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave, ku zbulohet se vetëm në një periudhë katërmujore...

Më shumëDetails

Shefi i NATO-s: Për tango duhen dy veta, Zelensky është i gatshëm të kërcejë por Putini jo

Shefi i NATO-s: Për tango duhen dy veta, Zelensky është i gatshëm të kërcejë por Putini jo
17/06/2026 - 14:44

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka folur këtë mëngjes në Bruksel, përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të bllokut më vonë sot. Si zakonisht, Rutte mbajti një...

Më shumëDetails

Numërohen mbi 30% e votave me kusht, ky është rezultati nëpër komuna

Numërohen mbi 30% e votave me kusht, ky është rezultati nëpër komuna
17/06/2026 - 14:34

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me kusht. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar mbi 30...

Më shumëDetails

Panairi i librit, Haxhiu: Leximi mëson se jo çdo fjalë është e vërtetë – Rama: Populli që lexon zhvillon sensin e progresit

Panairi i librit, Haxhiu: Leximi mëson se jo çdo fjalë është e vërtetë – Rama: Populli që lexon zhvillon sensin e progresit
17/06/2026 - 14:12

Është hapur të mërkurën Panairi i Librit në Prishtinë, i cili do të qëndrojë i hapur për vizitorët deri më 21 qershor, duke mbledhur botues, autorë dhe dashamirë...

Më shumëDetails

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian: Progresi në Dialog mbetet esencial

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian: Progresi në Dialog mbetet esencial
17/06/2026 - 14:11

Raporti i Riho Terras për Kosovën ka kaluar me shumicë solide të votave. Këtë e ka bërë të ditur vetë Terras përmes një postimi në “X”. Pro raportit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    684 Shpërndaje
    Shpërndaje 274 Tweet 171
  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ja si tentoi AUV ta fshehë rastin e piperit Besiana që u kthye nga Finlanda për shkak të mykotoksinës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky është Shkëlqim Kastrati, i arrestuari për incidentin te ‘Rruga B’

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    330 Shpërndaje
    Shpërndaje 132 Tweet 83

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë