Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestohet babai i 27-vjeçarit që u gjet i pajetë bashkë me foshnjën në Gjilan, dyshohet për vrasje të rëndë

01/11/2026 - 15:41
në Lajme
A A
Babë e bijë në pranga për vrasjen e rëndë në Ferizaj – nëna si dëshmitare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me rastin e rëndë që tronditi mëngjesin e 1 nëntorit fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë u gjetën pa shenja jete brenda një shtëpie.

Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas hetimeve fillestare në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes. Si person i dyshuar është arrestuar një 65-vjeçar, të cilin Policia e ka identifikuar si babanë e viktimës. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

Siç u raportua, 27-vjeçari është identifikuar si Adonis Demiri, ndërsa foshnja e gjetur pa shenja jete ishte e gjinisë femërore.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur gjithashtu se nëna e foshnjës nuk jetonte në të njëjtën shtëpi me 27-vjeçarin dhe vogëlushen.

Sipas njoftimit të Policisë, informacioni për dy personat që dyshohej se kishin ndërruar jetë në shtëpinë në Demiraj është pranuar më 1 nëntor, rreth orës 08:47. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të dy personave.

Rasti tashmë është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

JU REKOMANDOJMË

Gërvalla reagon sërish për tragjedinë e Arlinda Zekajt: Prokuroria ishte e informuar për kërcënimet ndaj saj që nga 10 korriku

Gërvalla reagon sërish për tragjedinë e Arlinda Zekajt: Prokuroria ishte e informuar për kërcënimet ndaj saj që nga 10 korriku
01/11/2026 - 15:26

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj, duke rikujtuar se institucionet e drejtësisë kishin qenë të informuara për dhunën dhe...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë

Albulena Haxhiu kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë
01/11/2026 - 15:14

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në ditëlindjen e tij, duke vlerësuar kontributin e tij në organizimin dhe fillimin e...

Më shumëDetails

“Për ju është rutinë, për mua është jetë”, Vjosa Osmani reagon për letrën tjetër të Arlindës, drejtuar gjykatësit!

“Për ju është rutinë, për mua është jetë”, Vjosa Osmani reagon për letrën tjetër të Arlindës, drejtuar gjykatësit!
01/11/2026 - 15:02

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për një tjetër letër të Arlinda Zekajt drejtuar Gjykatës për caktimin e urdhrit mbrojtës, që u publikua sot, një javë pasi ajo u...

Më shumëDetails

Tragjedia në Gjilan, detaje të reja nga vdekja e 27-vjeçarit dhe foshnjës – nëna e vogëlushes nuk jetonte me ta

Arrestohet një mjek i QKMF’së në këtë komunë, konstatoi vde’kjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici
01/11/2026 - 14:40

Detaje të reja janë mësuar lidhur me rastin e rëndë që tronditi mëngjesin e së dielës fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë u gjetën...

Më shumëDetails

Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së
01/11/2026 - 14:28

Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë e cila në profilin e saj në Linkedin e përshkruan veten si “stratege” për çështjet...

Më shumëDetails

Organizatori i protestës: Regjimi i Kurtit nuk e ka gjatë, do t’i mbushim sheshet

Organizatori i protestës: Regjimi i Kurtit nuk e ka gjatë, do t’i mbushim sheshet
01/11/2026 - 14:17

Disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij. Organizatori Durim Aliu ka thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë