Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria miraton projekt-buxhetin 3 miliardë e 608 milionë euro për vitin 2025, Kurti tregon se ku do të shkojnë mjetet

30/10/2024 - 16:12
në Ekonomi, Kryesore
A A
Qeveria mblidhet në ora 14:00, shqyrtohet propozimi për shpalljen e 11 Korrikut si Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-buxhetin për vitin 2025, që do të kap vlerën prej 3 miliardë e 608 milionë euro, raporton Express.

Kryeministri Albin Kurti tha se krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar, ka rritje për rreth 300 milionë euro apo 8.87 përqind.

Kurt shtoi se miratimin e këtij projekt-buxheti po shënojnë rekord historik si qeveria e parë që e çon mandatin deri në fund dhe miraton katër buxhete vjetore.

“Ky buxhet është për të gjithë, ashtu siç ështe edhe qeverisja jonë. Ky do të jetë buxheti i katërt për këtë mandat, por i pari për mandatin që na pret”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka bërë me dije edhe se ku do të shkojnë këto mjete.

Nga ky buxhet, Kurti tha 961.5 milionë euro do të shkojnë për pagat e sektorit publik, duke përfshirë edhe rritjen e pagave që prezantuan në konferencën e djeshme.

“Tek kategoria mallra dhe shërbime kemi planifikuar që 105 milionë euro ti ndjamë për nevojat e shëndetësisë. 87 milionë euro tjera i kemi planifikuar për nevoja të sigurisë e të mbrojtjes që do të shkojnë në municion, pajisje e furnizime të nevojshme ashtu që Policia e ushtria ti kryejnë detyrat me efikasitet të plotë”, shtoi Kurti9.

100 milionë euro tjera tha se janë buxhetuar për mbulimin e rritjes së pensioneve.

“Për pensionistët tanë kemi buxhetuar edhe 100 milionë euro tjera shtesë për të mbuluar rritjen e pensioneve prej 20 përqind. 60 milionë euro të tjera janë shtuar tek skema e shtesave për fëmijë për të mbuluar rritjen e shtesave që e bëmë para tre muajsh”, shtoi Kurti.

Për investimet kapitale në infrastrukturë, Kurti tha se janë ndarë 930 milionë euro që do të shkojnë në rehabilitim e ndërtim të hekurudhave dhe ndërtim të rrugëve rajonale e autostradave, rruga Prizren Tetovë, hekurudha që lidhë me Portin e Durrësit, por edhe lidhja e aeroportit me hekurudhë e linjë të trenit.

“Investimet do ti vazhdojmë edhe në pjesën veriore të vendit”, tha tutje Kurti.

Rritje tha se ka edhe buxheti për mbrojtje.

“Edhe buxhetin për mbrojtje e kemi rritur. Për vitin 2025, që në fillim buxheti i mbrojtjes do të shënojë nivelin prej 2 përqind të Bruto Produktit Vendor me nivelin prej 208 milionë euro”, tha Kurti.

Ndërkohë, buxheti i komunave do të jetë 788 milionë euro.

“Rritje të buxhetit ka pasur edhe për komunat. Me gjithsej 788 milionë euro, komunat do të kenë mbi 240 milionë euro më shumë mbështetje se që kishin para se ne ta merrnim mandatin. Për komunat do të ketë edhe mbështjetje shtesë përmes grantit të performancës”, ka shtuar Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Pamje kur kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith niset drejt Gjykatës Speciale për shpalljen e aktgjykimit

Pamje kur kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith niset drejt Gjykatës Speciale për shpalljen e aktgjykimit
16/09/2026 - 08:38

Kryetari i Trupit Gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Charles Smith është nisur drejt tribunalit. Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Qeveria dhe Kuvendi po rrethohen me hekura mbrojtës

LAJMI I FUNDIT: Qeveria dhe Kuvendi po rrethohen me hekura mbrojtës
16/09/2026 - 08:33

Kur kanë mbetur më pak se dy orë nga seanca ku do të shqiptohet aktgjykimi në Gjykatën Speciale, në Prishtinë po rrethohen objektet e qeverisë dhe Kuvendit, raporton...

Më shumëDetails

Mobilizimi nis në Hagë, qytetarët mblidhen para Speciales – pamje nga vendi i ngjarjes

Mobilizimi nis në Hagë, qytetarët mblidhen para Speciales – pamje nga vendi i ngjarjes
16/09/2026 - 07:56

Qytetarë të shumë kanë nisur të mblidhen para se lisë së Hagës, brenda së cilës sot do të merret vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së. Ekipi i T7...

Më shumëDetails

Familja e ish-presidentit Thaçi në Hagë para vendimit

Familja e ish-presidentit Thaçi në Hagë para vendimit
15/09/2026 - 22:52

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi ndodhet në Hagë para vendimit, kur kanë mbetur edhe pak orë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Familja e Thaçit...

Më shumëDetails

Pak orë para aktgjykimit në Hagë, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para aktgjykimit në Hagë, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”
15/09/2026 - 20:48

Pak orë para se të shpallet aktgjyjkimi në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Prishtinë është ndezur për herë të fundit “Flaka e Lirisë”. Ky aktivitet është bërë...

Më shumëDetails

AUV tërheq nga tregu produktin “SELECT MILK GR” koncentrat për lopë qumështore, importuar nga Serbia nga Haxhijaha Sh.P.K

AUV tërheq nga tregu produktin “SELECT MILK GR” koncentrat për lopë qumështore, importuar nga Serbia nga Haxhijaha Sh.P.K
15/09/2026 - 20:31

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar për tërheqjen e produktit “Select Milk Gr” për shkak të tejkalimit të nivelit maksimal të lejuar të Aflatoksinës B1 (AFB1) në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zbulohet 10-shja e parë e Big Brother VIP Kosova?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gjykata Speciale njofton se aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së do të zgjasë dy orë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë