Tifozët e Spartës së Pragës kanë bërë një veprim skandaloz.
Në ndeshjen kundër Banik Ostravës, ata shfaqën hartën e Kosovës në flamurin serb, me mbishkrimin: “S’ka dorëzim”.
Ky veprim anti-Kosovë nuk i ka pëlqyer fare Albion Rrahmanit.
Sulmuesi kosovar ka reaguar pas këtij veprimi të turpshëm të ultrasëve skuadrës së tij.
Ai publikoi banerin e tifozëve “dardanët” në duelin ndaj Qipros ku kishin vendosur hartën e Kosovës me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin:
“Endrra e gjithkujt, realiteti ynë!”.
Për Sparta Pragën luajnë katër shqiptarë, dy nga Kosova e dy nga Shqipëria.
Përveç Albionit, aty luajnë edhe Ermal Krasniqi, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci.