Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është pritur në një tubim masiv në Skenderaj, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
Ai ka thënë se në palestrën “Ilaz Kodra” ndjeu pulsin e shtetit tonë.
“Duke ndjerë trashëgiminë e liderëve tanë që hapën rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, ne do të udhëheqim me dinjitet, vizion dhe krenari për ta zhvilluar Kosovën.” – shkruan Hamza.
Postimi i plotë:
Faleminderit, DRENICË!
Në zemrën e Skenderajt, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra, ndjeva pulsin e shtetit tonë. Ndjeva entuziazmin, shpresën dhe besimin e pathyeshëm se Kosova mundet ma mirë.
Energjia e secilit është frymëzuese dhe kurrë nuk do të dorëzohemi në përpjekjen për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendin tonë.
Duke ndjerë trashëgiminë e liderëve tanë që hapën rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, ne do të udhëheqim me dinjitet, vizion dhe krenari për ta zhvilluar Kosovën.