Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cikalleshi e Bajrami flasin për sfidat e qershorit: Ta japim maksimumin

30/05/2022 - 15:18
në Sport
A A
Cikalleshi e Bajrami flasin për sfidat e qershorit: Ta japim maksimumin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej 26 majit grumbullimin dhe përgatitjet për dy sfidat zyrtare ndaj Islandës dhe Izraelit, të vlefshme për Ligën e Kombeve si dhe miqësoren e 13 qershorit ndaj Estonisë. Futbollistët po stërviten intensivisht nën drejtimin e trajnerit Reja dhe stafit kuqezi, teksa ditën e sotme, Sokol Cikalleshi dhe Nedim Bajrami kanë dalë në një konferencë për media ku kanë folur në lidhje me këto ndeshje dhe se çfarë objektivash ka ekipi në këtë edicion të ri të Nations League.

Cikalleshi, bomberi i Kombëtares shqiptare i cili ka shpërthyer këtë sezon në Turqi me Koniaspor, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve u shpreh se objektivi i skuadrës është sigurisht vendi i parë, ndërsa analizoi edhe dy rivalët e grupit, Islandën dhe Izraelin. Cikalleshi theksoi se pika më e fortë e skuadrës shqiptare është grupi dhe harmonia.

Përgatitjet për sfidat – Jemi në fund kampionati, por këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne. Të gjithë lojtarët janë të fokusuar dhe të përqendruar në stërvitje. Çdo gjë po shkon sipas planit, shumë mirë. Edhe pse na ndajnë edhe disa ditë kur kemi ndeshjen e parë, uroj që deri në fund mos të kemi dëmtime dhe mungesa dhe deri në fund të kemi grupin e plotë që të bëjmë ndeshjen që duam të gjithë.

Pretendentë për vendin e parë? – Është një grup ku ne do të tentojmë më të mirën, por duhet të kemi parasysh që kemi dy ekipe, që nuk janë me shumë diferencë nga ne. Kemi një fat të vogël që Rusia nuk do të jetë pjesë e grupit dhe do të doja që të përqendrohemi te ndeshja e parë sepse fillimi i mbarë është gjysma e punës. Islanda ka një grup fizikisht shumë të fortë dhe do jetë një duel fizik në Islandë, ku nëse do tentojmë vendin e parë, duhet të dalim me rezultat pozitiv. Por, besoj se jemi gati. Pothuajse edhe në ndeshjet e fundit miqësore treguam që kemi ecur përpara, por na mungon edhe pak. Ajo pak çka mund të jetë ndonjë gabim apo përqendrim në ndonjë moment të caktuar. Duke i korrigjuar këto, besoj se do kemi mundësi t’i bëjmë tifozët tanë krenarë.

Sulmi, pika jonë e fortë? – Për sulmuesit është shumë e rëndësishme që të shënojnë me ekipet e tyre, pasi në momentin që vijnë në Kombëtare, edhe morali edhe motivimi është më i lartë. Por, jam i sigurt që për të arritur rezultate pozitive, ne duhet të funksionojmë si grup. Duhet të bëjmë më të mirën si grup i tërë, pasi nëse kthehemi edhe në histori, vetëm kështu kemi mundur të bëjmë diferencen. Kemi një mbrojtje të mirë, po ashtu edhe mesfushorët kanë minuta në këmbë dhe kanë luajtur. Siç e thatë edhe ju, sulmuesit, edhe unë, kemi arritur të shënojmë. Por, grupi na bën më të fortë dhe nëse sulmuesit arrijnë të shënojnë do të ishte më e mira, por që nga ndeshja e parë, do të doja që të mbizotëronte grupi dhe harmonia në grup. Kjo do na çojë përpara.

Islanda apo Izraeli, kush është ekip më i fortë? – Janë dy kundërshtarë ndryshe. Islanda është më fizike, kemi pasur ndeshje me ta kohët e fundit. E kemi humbur një dhe kemi fituar këtu. Është një ekip që të vë përpara fizikisht. Do jetë një duel fizik. Izraeli është më teknik si ekip, përqëndrohet te loja dhe mbajtja e topit. Janë kundërshtarë të ndryshëm, por ne kemi treguar që i kemi mundësitë. Kanë disa mungesa, por kjo nuk duhet të na bëjë më pak të përqëndruar, sepse janë ekip i mirë. Por, ndeshja e parë është më e rëndësishme dhe nëse arrijmë të marrim një rezultat pozitiv, do të tentojmë edhe vendin e parë. besoj se Islanda është kundërshtar direkt për ne, pa nënvlerësuar edhe Izraelin. Ndeshja e parë thelbësore për ne.

Edhe mesfushori kuqezi i ekipit, Nedim Bajrami, i cili ka pak muaj që është bashkuar me Kombëtaren shprehet se objektivi i skuadrës është ta nisin mbarë këtë edicion të ri të Nations League, ndërsa flet edhe për konkurencën në ekip.

Pak muaj që jam bashkuar me Kombëtaren. Si ndihem? – Ndihem shumë mirë me skuadrën. Jemi një skuadër miks, me lojtarë me eksperiencë dhe të rinj. Nuk shihet mosha, jemi të gjithë bashkë dhe kjo është shumë mirë për ne.

Konkurrenca në ekip – Është normale në futboll. Çdo lojtar do të luajë, pastaj e vendos trajneri. Jemi një skuadër që jemi të gjithë bashkë.

Synimet e ekipit – Objektivi është ta nisim Nations League mirë, me rezultat pozitiv. Të stërvitemi mirë dhe të japim gjithmonë maksimumin.

Përsëritje e suksesit të 2016-ës? – “E dimë që kemi skuadër të fortë, por nuk është e lehtë ta arrish objektivin, edhe pse mungon në grupin tonë Rusia, që konsiderohet ekip shumë i fortë”.

JU REKOMANDOJMË

I jashtëzakonshëm, i mrekullueshëm – Vedat Muriqi shënon golin e 13-të në La Liga
Sport

I jashtëzakonshëm, i mrekullueshëm – Vedat Muriqi shënon golin e 13-të në La Liga

17/01/2026 - 17:12
Trajneri Carrick e nis fuqishëm, United fiton derbin ndaj Cityt
Sport

Trajneri Carrick e nis fuqishëm, United fiton derbin ndaj Cityt

17/01/2026 - 15:40
Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi
Sport

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi

17/01/2026 - 13:37
“Ai është një lider”, ylli i Sunderlandit e ngrit në qiell Granit Xhakën
Sport

“Ai është një lider”, ylli i Sunderlandit e ngrit në qiell Granit Xhakën

16/01/2026 - 19:39
Atletico Madrid trondit tregun e transferimeve
Sport

Atletico Madrid trondit tregun e transferimeve

16/01/2026 - 14:54
Largimi i Xabi Alonsos hap rrugë për rinisjen e negociatave me Viniciusin
Sport

Largimi i Xabi Alonsos hap rrugë për rinisjen e negociatave me Viniciusin

16/01/2026 - 13:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    415 Shpërndaje
    Shpërndaje 166 Tweet 104
  • Kështu ndodhi plagosja e Jeton Buqukut në vendin e punës (Video)

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Pas ngjarjeve me Limin, menxhmenti i Dolces merr një vendim të papritur

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Vjedhja e votave – Një ministër i Albin Kurtit rrezikon ta humbasë mandatin e deputetit

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë