Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompania “Xani” nis ndërtimin e një objekti pa leje në Mitrovicë (Foto)

27/11/2024 - 19:59
në Pa kategori
A A
Kompania “Xani” nis ndërtimin e një objekti pa leje në Mitrovicë (Foto)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndërtimet ilegale janë problem që e kanë karakterizuar Kosovën që nga paslufta, e po vazhdojnë edhe tani.

Lexues të Veriu.info kanë raportuar për një objekt që ka nisur të ndërtohet pa leje komunale në lagjjen Bair të Mitrovicës.


Foto: Objekti i nisur pa leje nga kompania “Xani”

Veriu.info ka kontaktuar me përfaqësuesin e “Xani Invest Group”, Hysni Cani, për ta pyetur se a kanë leje ndërtimore, ku ai ka thënë: “Kemi aplikuar për leje në Komunën e Mitrovicës, po presim pergjigjen, njëherë nuk ka punime duke u zhvilluar”.

Për të vërtetuar se a ka leje kompania “Xani” për ndërtimin e këtij objekti në Bair, Veriu.info ka kontaktuar edhe me Drejtorinë e Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Mitrovicës, Edison Tërnava, i cili e ka thënë se për objektin në fjalë nuk ka leje e as kërkesë për leje, duke demantuar kompaninë “Xani” në deklarimin e tyre se kanë bërë kërkesë për leje.

“Sa i përket pyetjeve dhe fotografisë në terren, ne si drejtori ende nuk kemi pranu ndonjë kërkesë për leje në atë zonë dhe në bazë të ligjit për ndërtim dhe udhëzimeve administrative në fuqi, nuk lejohen punime në terren pa leje ndërtimore. Në raste të tilla pala obligohet që të adresoj kërkesën për shqyrtim për kushte dhe leje ndertimore“, ka thënë drejtori Tërnava për Veriu.info.

Veriu.info ka dërguar prapë pyetje në numrin kontaktues të Hysni Xani, për ta ballafaquar me mohimin e Komunës në pretendimin e tij se ka bërë kërkesë për leje, por ai nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se kompania “Xani” është në përpjekje për të marrë leje për një objekt që gjendet rreth 150 metra tutje objektit për të cilin e ka pyetur Veriu.info, por jo edhe në objektin që është duke e ndërtuar, sepse aty vite më parë është marrë leje për ndërtime banesore dhe tash objekti i ri po tentohet ilegalisht t’i bashkohet objektit të vjetër.


Objekti ky po synohet marrja e leje nga kompania “Xani”, arsyetim që u përdorë nga Hysni Xani për ta ‘mbulur’ objektin tjetër të nisur pa leje.

JU REKOMANDOJMË

Arben Ndreka, bosi i “Lufrës” hap kompani e fondacione: A po pastrohen paratë e skandalit të qumështit përmes ndërtimit?

Arben Ndreka, bosi i “Lufrës” hap kompani e fondacione: A po pastrohen paratë e skandalit të qumështit përmes ndërtimit?
14/09/2026 - 20:05

Bosi i markës së mashtrimit me qumështin Lufra, Arben Ndreka, ka hapur një kartel kompanish dhe fondacionesh, duke ngritur dyshime të forta për një skemë të mundshme pastrimi...

Më shumëDetails

Mbyllet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për tentim-pengim të drejtësisë

Mbyllet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për tentim-pengim të drejtësisë
14/09/2026 - 17:28

Gjykatësi i vetëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Christopher Gosnell, ka shpallur të mbyllur procesin gjyqësor në rastin për tentim-pengim të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt,...

Më shumëDetails

Chelsea gati të ofrojë mbi 120 milionë euro për Fermin Lopez

Chelsea gati të ofrojë mbi 120 milionë euro për Fermin Lopez
10/09/2026 - 16:53

Chelsea është e gatshme të bëjë një ofertë prej më shumë se 120 milionë eurosh për mesfushorin e Barcelonës, Fermín López. Sipas El Nacional, trajneri i Chelsea, Xabi...

Më shumëDetails

Rexhepi flet për darkën me Kurtin, ka një kërkesë për AAK-në

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
03/09/2026 - 17:33

Gjatë mbrëmjes së djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me deputetët e minoriteteve. Në këtë darkë prezente ishte edhe deputetja boshnjake, Emilja Rexhepi. Ajo...

Më shumëDetails

PDK dhe Aleanca për të katërtën javë para Qeverisë, u bashkohen edhe aktivistë nga Prishtina

PDK dhe Aleanca për të katërtën javë para Qeverisë, u bashkohen edhe aktivistë nga Prishtina
03/09/2026 - 08:58

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me deputetët e Aleancës, kanë vazhduar aksionin për të katërtën javë radhazi para Qeverisë së Kosovës, ku po kërkohet...

Më shumëDetails

Vendimi për Thaçin do të ndikojë fort në skenën politike në Kosovë

Spahiu: Luftë në Kosovë mund të ketë nëse dëshiron Amerika dhe Vuçiqi
02/09/2026 - 20:56

Kriza për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës vijon të mbetet e hapur, ndërsa partitë politike po përballen me vështirësinë për të siguruar votat e nevojshme në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës – kjo është arsyeja

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gjykata Speciale njofton se aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së do të zgjasë dy orë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë