Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Grenelli mbetet edhe pa një post, të cilin pritej ta merrte

27/11/2024 - 20:09
në Kryesore, Lajme
A A
Trump dhe Kosova, çfarë marrëveshje kishte negociuar në vitin 2020 dhe a do t’i kthehet asaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka nominuar gjenerallejtënantin e pensionuar, Keith Kellogg, për të shërbyer si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për luftën në Ukrainë.

Trump njoftoi të mërkurën në rrjetin e tij social, Truth Social, se e ka zgjedhur Kelloggin për këtë pozitë.

Kellogg, i cili ka qenë shef i stafit për Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të Trumpit nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe këshilltar i sigurisë kombëtare për ish-nënpresidentin Mike Pence, me gjasë do të luajë rol kyç në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në pozitën e tij të re.

Derisa SHBA-ja nuk ka tani për tani të dërguar të posaçëm për luftën në Ukrainë, Trumpi kishte shprehur interesim në të kaluarën për ta krijuar këtë pozitë.

Gjatë këtij muaji u raportua se Trumpi do ta nominonte Richard Grenellin për këtë pozitë.

Në të kaluarën, Grenelli ka shërbyer si ambasador amerikan në Gjermani, më pas si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si shef për inteligjencë kombëtare në mandatin e parë të Trumpit si president.

Përfundimi i shpejtë i luftës në Ukrainë ka qenë ndër zotimet kryesore të Trumpit gjatë fushatës presidenciale, edhe pse ai asnjëherë nuk ka shpjeguar se si do ta arrinte një gjë të tillë.

“Keith ka karrierë të shquar ushtarake dhe biznesore, duke përfshirë shërbimin në role shumë të ndjeshme të Sigurisë Kombëtare gjatë administratës sime të parë”, tha Trump në rrjetin e tij social.

Kellogg ia ka paraqitur më parë Trumpit një plan për mënyrën se si t’i jepet fund luftës në Ukrainë.

Plani i Kellogg për t’i dhënë fund luftës, e cila filloi kur Rusia pushtoi territorin sovran të Ukrainës në shkurt 2022, përfshin ngrirjen e vijave të betejës në vendndodhjet e tyre të tanishme dhe detyrimin e Kievit dhe Moskës që të ulen në tryezën e negociatave, sipas Reuters.

JU REKOMANDOJMË

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë
Lajme

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

27/05/2025 - 21:03
Pasi Veriu.info publikoi skandalin se iu gjetën mbi 30 tonë mish peshku me krimba, Reçica i PDK-së viziton “Mediteran -N” të Nikollë Dodajt
Kryesore

Pasi Veriu.info publikoi skandalin se iu gjetën mbi 30 tonë mish peshku me krimba, Reçica i PDK-së viziton “Mediteran -N” të Nikollë Dodajt

27/05/2025 - 20:59
Berisha – Qeverisë: Mos gaboni t’i largoni veteranët nga rritja e pagës minimale
Lajme

Berisha: Nga provoja ime policore, hajnin ski nevoj me quajt oligark, veç i gjen faktet sikur për Faton Pecin!

27/05/2025 - 20:34
Çka po paralajmëron kështu Lirim Mehmetaj për Hajrulla Çekun?
Lajme

Çka po paralajmëron kështu Lirim Mehmetaj për Hajrulla Çekun?

27/05/2025 - 20:22
Berisha zbulon çka tha Kurti kur erdhi në qeveri: I shtrirë e pa kravatë thoshte “S’di çka i bëra vetes që nuk ndeja në opozitë”
Lajme

Berisha zbulon çka tha Kurti kur erdhi në qeveri: I shtrirë e pa kravatë thoshte “S’di çka i bëra vetes që nuk ndeja në opozitë”

27/05/2025 - 20:14
PDK nesër mban konferencë për media, nuk dihet arsyeja
Lajme

PDK nesër mban konferencë për media, nuk dihet arsyeja

27/05/2025 - 20:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Afera me fabrikën e mbetjeve shtazore/ Bastiset kompania e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj

    Afera me fabrikën e mbetjeve shtazore/ Bastiset kompania e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Tërstenik: Nipi e nxjerr dajën nga shtëpia, me polici (VIDEO)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Inspektorati Shëndetësor zbarkon në “Spitalin Amerikan 2”, kapen tre mjekë turq duke punuar pa licencë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Prokurori Shala jep detaje lidhur me bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Prokuroria Speciale zbarkon në ministrinë e Pecit, pas skandalit me fabrikën për mbetjet shtazore

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë