Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ta shti bom’bën në gojë…”, kallëzimi penal kundër Jeton Buqukut për kër’cënimin e personave që i ak’uzoi

27/11/2024 - 20:24
në Kryesore, Lajme
A A
“Ta shti bom’bën në gojë…”, kallëzimi penal kundër Jeton Buqukut për kër’cënimin e personave që i ak’uzoi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rasti i kanosjes ku është përfshirë biznesmeni nga Peja, Jeton Buquku, pronar i fabrikës “Buquku”, për të cilin Sinjali raportoi para disa javësh është konfirmuar nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Pejë. Përveç këtij rasti që u denoncua në qershor, Jeton Buquku, u raportua edhe për kanosjen e djalit të viktimës në atë rast – për çka ekziston një kallëzim penal, raporton Gazeta Sinjali.

Në audio incizimin e publikuar nga Gazeta Sinjali, Buquku e kishte konfirmuar vet përfshirjen e tij në rastin e parë, pasi biseda ishte realizuar disa ditë pas denoncimit në kanosjes.

Personi që dëgjohej duke folur me Jeton Buqukun është djali i viktimës që e ka raportuar rastin në Polici dhe të dy janë pjesë e katërshes së akuzuar nga familja Buquku për incidentet te bizneset e tyre.

Kallëzimi penal ndaj tij ishte dorëzuar më 30 korrik në Polici, ku propozohej që të nxirret aktvendim për nisjen e hetimeve ndaj tij, në drejtim të veprës penale ‘Kanosja’.

Siç ka marrë vesh Sinjali, djali i viktimës fillimisht ia ka lënë disa mesazhe Jeton Buqukut për kërcënimin ndaj babait të tij dhe më pas kanë folur në telefon.

Në mesazhet që ka siguruar redaksia, i riu pretendon se Jeton Buquku ka tentuar t’i bindë atë dhe babanë e tij për të dëshmuar rrejshëm për rastet që kanë ndodhur. Sipas tyre, qëllimi i vetëm i tij ka qenë që ata të përmendin emrin e një personi – të cilit dyshohet se Jeton Buquku ia ka borxh një shumë të majme parash.

Por, ndonëse Jeton Buquku nuk i është përgjigjur me mesazhe personit në fjalë, ky i fundit e ka telefonuar dhe kanë zhvilluar një bisedë me të shara, ku mes tjerash Buquku e konfirmon rastin e 8 qershorit.

Djali i viktimës në fillim e pyet pse e ka ndalur babanë e vet dhe e ka sharë, ndërsa kur Jeton Buquku ia kthen “s’pe din ti çka o në pyetje a?”, nisin të sharat me njëri tjetrin dhe kërcënimet.

Përveç sharjeve, Buquku e kanos personin në fjalë se “unë ta shti bombën në gojë” e më pas thotë se “ta kom rreh shuplaka babën” – duke iu referuar rastit të 8 qershorit.

Ai madje dëgjohet duke u tallur për denoncimin e rastit, ku thotë “ish shku n’Polici t’u kajtë”.

“Aty a, se s’pe din ti çka o n’pytje a? Unë vi ta q* edhe nanën. Ku je o burrë… n’fyt kom me ta pre. Ty kom me ta q* edhe nanën edhe babën… Ku jeni mësu me gjujtë msheftë? Une ta shti bombën në gojë..Tash e di me kond kom punë e tash t’kallxoj. Ku t’ju nxo, ju rrehi…Ta kom rreh shuplaka babën..Ish shku n’Polici t’u kajtë. Prej sotit e sheh ku t’nxo…“ – thotë Jeton Buquku.

Nga Policia Rajonale në Pejë kanë bërë të ditur shkurt se në koordinim me Prokurorinë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe janë intervistuar palët.

Ndërsa nga prokuroria kanë njoftuar se Prokurori i Shtetit ka dhënë autorizimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Konjufca dhe Sorensen flasin për hapat e metutjeshëm të dialogut

Konjufca dhe Sorensen flasin për hapat e metutjeshëm të dialogut
23/05/2026 - 17:07

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se ka vazhduar diskutimet me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës,...

Më shumëDetails

Kurti premton 20 stadiume për 4 vjet, Llumnica: Absurde, për 6 vjet s’u ndërtua asnjë

Kurti premton 20 stadiume për 4 vjet, Llumnica: Absurde, për 6 vjet s’u ndërtua asnjë
23/05/2026 - 16:31

“Do t’i kemi 20 stadiume të ndërtuara ose të renovuara”, ishte zotimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë të fundit në një televizion nacional në...

Më shumëDetails

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu: Me përvojën tonë profesionale dhe me të kaluarën tonë të lavdishme, gjithmonë në shërbim të atdheut

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu: Me përvojën tonë profesionale dhe me të kaluarën tonë të lavdishme, gjithmonë në shërbim të atdheut
23/05/2026 - 16:22

Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Aliu, ka thënë se me përvojën e tij profesionale dhe të kaluarën tonë të lavdishme do të jetë gjithmonë në shërbim të...

Më shumëDetails

“O djali, nuk e bën dot të fortin”, Balla njofton dënimin për Kozakun pasi e hodhi kanaçen në det

“O djali, nuk e bën dot të fortin”, Balla njofton dënimin për Kozakun pasi e hodhi kanaçen në det
23/05/2026 - 16:09

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka publikuar një video ku shihet tik-tokeri i njohur, Kozaku, teksa hedh një kanaçe në det. “Gjoba për këtë tipin...

Më shumëDetails

Raporti i DASH: Amerika i kërkon Kosovës rritje të kapaciteteve të energjisë me qymyr

DASh: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në institucionet evropiane
23/05/2026 - 15:51

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Kosova rritje të kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike me qymyr, në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Në Skenderaj të Drenicës, hapëm zyrat e reja të LDK-së, si pjesë e misionit tonë historik për shtrirjen e rugovizmit

Abdixhiku: Në Skenderaj të Drenicës, hapëm zyrat e reja të LDK-së, si pjesë e misionit tonë historik për shtrirjen e rugovizmit
23/05/2026 - 15:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoves dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar hapjen e zyrave të reja të partisë në Skenderaj, duke e cilësuar këtë si...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Kush është Kosova pa mua?”, Shqipe Hysenaj i reagon ashpër Valdrin Sahitit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë