Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyra e Bislimit: Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE

14/12/2024 - 20:46
në Kryesore, Lajme
A A
Bislimi thotë se çështja e dinarit u keqpërdorë nga Serbia dhe se urgjenca e tyre ishte false
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ka thënë se Kosova është gati që të vazhdojë tutje me integrimin e saj në mekanizmat e Bashkimit Evropian, duke folur për aplikimin e bërë për anëtarësim në vitin 2022.

Nga kjo zyrë përmendën hapat apo punët që Prishtina i ka kryer drejtë rrugëtimit evropianë.

“Aplikimi ynë për anëtarësim në BE, bashkë me nivelin e lartë të zbatueshmërisë së reformave si kurrë më parë, dëshmuar në përqindjen e zbatueshmërisë së agjendës së reformave ERA II me 72% krahas 45% sa ishte në qeverisjet e kaluara, masës së zbatimit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian me 66%, arritjen e liberalizimit të vizave pas shumë vitesh pritjesh, dhe përparimin në sundimin e ligjit, luftimit e krimit të organizuar e korrupsionit dhe rritja ekonomike në mes tjerash, treguan se vendi ynë është i gatshëm për hapa të mëtejmë përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe përafrimit me standardet e BE-së”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyreje për Klanin.

Ndër tjera, theksohet se Kosova është gati që t’i nisë të gjitha procedurat që i duhen për anëtarësim në BE, duke thënë se vendi qëndron me vullnet e gatishmëri të lartë të dëshmojë nivelin institucional të përgatitjes kurdo që Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ia hapë këtë rrugë Republikës së Kosovës.

“Këtë, e dëshmuam edhe përmes Planit të Rritjes dhe punës masive të zhvilluar në këtë proces, ku dhe u përgëzuam nga Bashkimi Evropian për nivelin e përgatitjes. Ne qëndrojmë në pritje të pranimit të pyetësorit dhe vlerësimit në bazë të meritokracisë për avancimin në proces”.

Poashtu, theksohet se Bislimi sa ishte në vizitën e tij të fundit në Varshavë të Polonisë ka nisur që më herët konsultimet me presidencën e ardhshme polake të BE-së, për marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat, e këtë do ta dëshmojmë me të pranuar pyetësorin e plotësuar atë sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Mbetemi të përkushtuar maksimalisht në argumentimin e rëndësisë së këtij hapi dhe nivelit të përgatitjes së Kosovës, andaj edhe presim hapa konkretë me ardhjen e konstelacionit të ri në përbërjen e institucioneve në Bashkimin Evropian, dhe presidencën e ardhshme të Polonisë nga janari. Konsultimet me Presidencën e Polonisë, kanë nisur që më herët e veçanërisht në vizitën e fundit të zëvendëskryeministrit Bislimi në Varshavë”.

JU REKOMANDOJMË

Finlanda dhe Austria mbështesin Italinë për mbylljen e kufijve të Schengenit pas fluksit të emigrantëve në Spanjë

Finlanda dhe Austria mbështesin Italinë për mbylljen e kufijve të Schengenit pas fluksit të emigrantëve në Spanjë
31/07/2026 - 21:47

Finlanda dhe Austria iu bashkuan të premten thirrjes së fundit të Italisë për mbyllje të mundshme të kufijve të Shengenit, ndërsa enklava spanjolle e Afrikës Veriore, Ceuta, përjetoi...

Më shumëDetails

Alarmi për rikthimin e rasteve të Hagës, OVL e UÇK-së kundërshton çdo proces të ri ndaj UÇK-së

Alarmi për rikthimin e rasteve të Hagës, OVL e UÇK-së kundërshton çdo proces të ri ndaj UÇK-së
31/07/2026 - 21:22

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka deklaruar se ka informacione se Gjykata Kushtetuese ka iniciativa për të hapur rastet e Tribunalit të Hagës, përkatësisht...

Më shumëDetails

Bastiset lokacioni i të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok, sekuestrohen prova

Bastiset lokacioni i të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok, sekuestrohen prova
31/07/2026 - 21:19

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka kryer të premten bastisje në lokacionin e të dyshuarit me inicialet M.J. në Zubin Potok,...

Më shumëDetails

Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike
31/07/2026 - 20:57

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime. Qeveria miratoi Raportin Gjashtëmujor Financiar të Buxhetit të Republikës së...

Më shumëDetails

Haxhiu fton deputetët në seancën konstituive të Kuvendit më 6 gusht

Haxhiu fton deputetët në seancën konstituive të Kuvendit më 6 gusht
31/07/2026 - 20:50

Kryetarja e Kuvendit në legjislaturën e kaluar, Albulena Haxhiu, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive, e cila do të mbahet të enjten, më 6...

Më shumëDetails

Devolli Corporation dhe CNN përgatiten të sjellin D1 -Një kapitull i ri për gazetarinë në Kosovë dhe audiencën shqipfolëse në Maqedoninë e Veriut

Devolli Corporation dhe CNN përgatiten të sjellin D1 -Një kapitull i ri për gazetarinë në Kosovë dhe audiencën shqipfolëse në Maqedoninë e Veriut
31/07/2026 - 20:24

Pas muajsh përgatitjesh intensive dhe bashkëpunimi të ngushtë me CNN, Devolli Corporation po hyn në fazën përfundimtare të njërit prej projekteve mediatike më ambicioze të ndërmarra ndonjëherë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë