Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Protestat në Shqipëri, presidenti Begaj iu drejtohet shqiptarëve

15/10/2026 - 18:06
në Lajme
A A
Begaj uron Kosovën për zgjedhjen anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen atje. Begaj ka thënë se ai ka ndjekur ato, kërkesat por edhe aktet e dhunës, duke theksuar se ‘’dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja’’.

Begaj, përmes një video-adresimi, ka shtuar edhe se, Shqipëria ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog.

Presidenti shqiptar, ka deklaruar edhe se ai është i hapur ”për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi”.

‘’Të dashur qytetarë, Shqipëria është e të gjithëve. Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës të dy ditëve të fundit. Zëri i çdo qytetari, meriton të dëgjohet, veçanërisht i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta vërë dhe as nuk mund ta vë askush në diskutim, por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe, polarizon bashkëjetesën demokratike.

Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin që të dëgjojmë njëri tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe Shqipërisë.

U bëj thirrje të gjithëve, të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën, dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Inkurajoj forcat e rendit në punën e tyre tejet delikate, dhe uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues. Me përgjegjësinë dhe tagrat që me jep kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi. Sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimi në të mirë të rinisë në të mirë të Shqipërisë’’, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

Kadrijaj: Kurti duhet të jap dorëheqje, po bën veprime populiste për ushqimin e egos së tij!
15/10/2026 - 19:06

Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, në Frontal të T7, ka rrëfyer një rast të një qytetari që i ka kërkuar ndihmë asaj për një trajtim mjekësor që një...

Më shumëDetails

“Ministër përktheje letrën”, Rama i kundërpërgjigjet Gashanit

Rama paralajmëroi rrezikun e humbjes së Lojërave Mesdhetare, Gashani e cilëson ‘‘dramacitet’’ e ‘‘alarm pa bazë’’
15/10/2026 - 18:26

Gjatë ditës së sotme kreu i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook u shpreh Kosova rrezikon të humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare. Mirëpo...

Më shumëDetails

Serwer: Kosova mund ta pranojë Asociacionin vetëm nëse eliminohet kërcënimi ndaj sovranitetit të saj

Serwer: Vuçiq ka financuar dhe orkestruar sulmin terrorist në Banjskë, s’i duhet shumë për ta destabilizuar Ballkanin
15/10/2026 - 18:14

Eksperti amerikan, Daniel Serwer, ka folur rreth çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe mundësisë që ky proces të ecë përpara. Profesori amerikan, ka thënë se për...

Më shumëDetails

Presidentja pret në takim profesorin amerikan, Joseph e përgëzon për detyrën dhe i uron suksese

Presidentja pret në takim profesorin amerikan, Joseph e përgëzon për detyrën dhe i uron suksese
15/10/2026 - 17:48

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim profesorin amerikan Edward Joseph, ligjërues dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit John...

Më shumëDetails

Avokati i Popullit: Zyra në Hagë nuk e përjashton mandatin tonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Avokati i Popullit i shkruan SHBA-së dhe shteteve financuese për Dhomat e Specializuara
15/10/2026 - 17:40

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Dhomave të Specializuara të Kosovës të 13 tetorit, duke argumentuar se ekzistenca e Zyrës së Avokatit...

Më shumëDetails

Partia Socialiste: Kushdo që ka dorë në këtë katrahurë, do ta paguajë, Shqipëria s’kthehet prapa

Partia Socialiste: Kushdo që ka dorë në këtë katrahurë, do ta paguajë, Shqipëria s’kthehet prapa
15/10/2026 - 17:17

Partia Socialiste ka shpërndarë disa pamje nga protesta e dhunshme në Tiranë, duke dhënë mesazhin se ata që janë përgjegjës për dhunën do të mbajnë përgjegjësi. “Përgjegjësia para...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haziri zbulon emrin që u propozua për president në takimet VV-LDK

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë