Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

500 mijë vota – Opozita paralajmëron “ditë të zeza” për Kurtin, në VV thonë se nuk i mjaftojnë as këto

19/12/2024 - 09:23
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti në tubimin e VV-së: Çdo iniciativë që kemi ndërmarrë opozita e ka dërguar në Kushtetuese për të na sabotuar!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pesëqind mijë vota po i kërkon subjekti politik Lëvizja “Vetëvendosje” nga qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Tashmë kjo kërkesë që në fillim u duk si qesharake, ka filluar të bëhet kërkesë serioze dhe madje dhe është marrë me seriozitet nga figurat e larta të VV-së.

Ishte Elvis Hoxha, ai i cili e bëri këtë kërkesë, e më pas mori jehonë të madhe e përkrahje të madhe edhe nga zyrtarë tjerë të VV-së¸ përfshirë ministra e deputetë të partisë.

Ministrja Albulena Haxhiu, Dejona Mihali, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ata që bënin thirrje që VV-ja të votohet prej 500 mijë vota.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkruar se 500 mijë vota është pragu për pavarësi nga Lista Serbe dhe siç thoshte ajo nga elita e vjetër e korruptuar.

“500 mijë vota është pragu për pavarësi nga Lista serbe e elita e vjetër e korruptuar. Është fuqia për të vazhduar reformën tonë të thellë përpara. VVazhdojmë garën për 500k vota”, ka shkruar ajo.

Derisa,Dejona Mihali ka ftuar ‘’zemrat e kuqe’’’ për të ecur përpara “Ftojmë 500 mijë zemra flakë të kuqe për të ecur para. 500k Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Mihali.

Ndërkohë, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka shkruar se duhen 500 mijë vota për t’i vazhduar reformat dhe që të mos jenë të varur nga partitë tjera politike.

“VETËVENDOSJE! për të vazhduar me reformat e nisura thelbësore, që të vazhdojë të jetë e mosvarme nga Klubi i Stërvjetëruar e Lista Serbe, për të vazhduar fuqishëm e për të çuar përpara projektet e nisura dhe ato të reja i hynë garës për 500 mijë vota. VETËVENDOSJE! 500K votues”, ka shkruar ai.

‘’Vallen’’ e deklarimeve të tilla e ka vazhduar deputeti tjetër i VV-së, Salih Zyba, derisa oponentët politik të VV-së, e konsiderojnë si të pamundur një gjë të tillë, duke paralajmëruar zhgënjim dhe ditë të rënda për VV-në.

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, për FrontOnline, ka komentuar pragun e vendosur nga partia e tij për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se ky prag është i realizueshëm dhe nuk ka synime të pa arritshme.

‘’Tash VV pragun që ia qet vetës është i realizueshëm, nuk ka synime të pa realizueshme’’ tha Zyba.

Zyba theksoi se kërkesa për t’i marrë 500 mijë vota është një prag minimal.

‘’Ai është prag minimal që çdo qytetarë që i ka mbete merak me votua Vetëvendosjen, e ka mundësinë. Kjo është e mundshme.’’ u shpreh Zyba.

Deputeti Zyba shtoi se për të realizuar ndryshime rrënjësore, VV-ja ka nevojë për më shumë se 500 mijë vota, duke theksuar se ky është vetëm një hap i parë dhe se do të duhen më shumë mbështetje dhe vota për të sjellë ndryshime të vërteta në vend.

‘’Po mendoj se nuk është as mjaftueshëm me i marr 500 mijë vota, për me u bërë ndryshime rrënjësore duhet me pas edhe më shumë vota. Nuk është kufiri më i lartë, është pragu ynë.’’ përfundoi deputeti i VV-së.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, për FrontOnline, ka komentuar kërkesën e VV-së, që në zgjedhjet e 9 shkurtit, iu duhen 500 mijë vota.

Ai theksoi se nëse VV do të kishte realizuar të gjitha premtimet e dhëna, ata do të kishin arsye të kërkonin 500 mijë vota, por në realitet, sipas tij, VV nuk ka bërë asgjë të dobishme për vendin, përveç zhurmës me veriun dhe mashtrimeve vizuale.

‘’Në qoftë se i ka realizuar gjitha premtimet e dhëna VV-ja do të kishin arsye të kërkonin 500 mijë vota, por realisht VV përveç zhurmës me veriun dhe mashtrimeve vizuele që kanë bërë, asnjë sen të hajrit nuk e kanë bërë në këtë vend’’ thotë ai.

Haliti gjithashtu komentoi sondazhet e fundit, duke i cilësuar ato si një tentativë për të luhatur elektoratin ose për të rikthyer mbështetje nga ata që janë zhgënjyer nga VV.

‘’Këto sondazhet që kanë për qëllim luhatjen e elektoratit ose përpjekje për ta kthyer elektoratin e mërzitur nga vetë VV, janë sondazhe elektorale.’’ shtoi Haliti.

Ai potencoi se PDK ka sondazhet e veta dhe paralajmëroi se zgjedhjet do të jenë zhgënjyese për VV dhe ata do të mërziten shumë nga rezultati.

‘’Nëse i marrin 500 mijë vote iu them bravo, mirë po problemi se ku dojnë me i marrë ata. Edhe ne kemi sondazhet tona. Këto zgjedhje do të jenë zhgënjyese për ta dhe do mërzitën shumë’’ përfundoi ai.

Kandidatja e LDK-së, për deputete, Besa Gaxherri, ka komentuar sondazhet e fundit dhe kërkesën e zyrtarëve të VV-së për të fituar 500 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gaxherri ka shprehur dyshime mbi besueshmërinë e tyre, duke theksuar se sondazhet e vendosën LDK-në në vendin e tretë dhe e parashikuan fitore të kandidatit të VV-së, për Prishtinën, Arben Vitinë pa balotazh, ndërsa rezultati real ishte ndryshe.

‘’Jemi dëshmitarë të gjithë se këto sondazhe, e kanë vendos LDK-në të tretën, e kanë vendos Arben Vitinë me fitu pa balotazh, ndërsa realiteti ishte krejt ndryshe.’’ thotë ajo.

Ajo i ka quajtur si propagandë të manipuluar dhe ka shprehur besimin se qytetarët e Kosovës kanë qenë të vetëdijshëm për nevojën për ndryshim, duke besuar në një ndryshim pozitiv kur votuan Albin Kurtin, por që tashmë janë zhgënjyer dhe shprehet e bindur se qytetarët do ta ndëshkojnë Kurtin për korrupsionin, arrogancën dhe paaftësinë e tij për të punuar, duke përmendur edhe mbylljen e mundësive për bashkëpunim me aleancën ndërkombëtare.

‘’Janë lloj i propagandës së tyre. Unë besoj shumë të qytetarët e këtij vendi kanë ditur me iu përgjigjj nevojës të këtij vendi, që edhe atëhere kur e kanë votuar Kurtin, kanë besuar në një ndryshim pozitiv, por jam e bindur se ata do e denojnë Kurtin për korrupsionin, arrogancën, mos punën e tij, për mbylljen e portave me aleancën ndërkombëtare.’’ tha ajo

Gaxherri, shpreson se qytetarët do ta vlerësojnë stabilitetin dhe konsistencën e LDK-së në këtë kontekst.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, për FrontOnline ka folur për kërkesën e Vetëvendosjes (për të fituar 500 mijë vota, duke e kritikuar ashpër qeverinë për menaxhim të dobët dhe dështim në realizimin e premtimeve.

‘’Kanë punu keq, e kanë shti Kosovën në sanksione, e kanë lanë ushtrinë pa bukë, nuk e kanë bërë asnjë punë të hajrit edhe këto janë veç rrena edhe demagogji edhe po ia nisin qeshtu se po mendojnë se e mashtrojnë popullin qeshtu, por ata do të kenë rënie rrabile’’ thotë ai.

Ai ka theksuar se qeveria e VV ka dërguar Kosovën në sanksione dhe ka lënë ushtrinë pa mbështetje, duke e quajtur këtë një dështim të plotë.

Sipas Berishës, deklaratat e VV-së janë vetëm “rrena dhe demagogji”, dhe se ata po mendojnë se mund të mashtrojnë popullin me fjalë të tilla.

‘’Këto janë veç rrena edhe demagogji edhe po ia nisin qeshtu se po mendojnë se e mashtrojnë popullin qeshtu, por ata do të kenë rënie rrabile’’ u shpreh ai për FrontOnline.

Ai ka paralajmëruar se VV do të përballet me një rënie të ndjeshme të mbështetjes, duke parashikuar se do të arrijnë nën 40% të votave në zgjedhjet e ardhshme.

‘’ Nën 40% e shoh VV-në’’ shtoi Berisha.

Deputeti Berisha është i bindur se populli do t’i ndëshkojë për menaxhimin e keq, duke vlerësuar se VV mund të bie deri në nivele shumë të ulëta, nën 10%, duke shtuar se inati i qytetarëve ndaj qeverisë nuk do të kalojë dhe se ditët e këqija janë të sigururta për VV-në.

‘’Unë e njoh këtë popull, inati nuk kalon veç me një mandat, e VV ka me i pritë ditë e këqija, e ka me rënë në atë shtratin e vetë që e ka 11-12 apo 8%’’ tha Berisha.

JU REKOMANDOJMË

‘Nuk mundet mi qit paret e shtetit me ndreq xhamia…’ – Tomë Gashi reagon ashpër ndaj vendimit të Albin Kurti për rindërtimin e xhamisë në veri të Mitrovicës

Tomë Gashi flet për formimin e Qeverisë Kurti 3, zbulon këto parti që do t’i ketë partnerë!
04/05/2026 - 13:12

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ashpër për vendimin e Qeverisë për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Ai në një intervistë për "Kosova Live" që...

Më shumëDetails

Përparim Rama shkarkon Sokol Havollin e LDK-së nga Drejtoria, njofton për emërimin e ri

Përparim Rama shkarkon Sokol Havollin e LDK-së nga Drejtoria, njofton për emërimin e ri
04/05/2026 - 12:51

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë ndryshime në Drejtorinë e Investimeve Kapitale, duke emëruar Zyhrije Pllana në krye të kësaj drejtorie. Në njoftimin e bërë, Rama ka...

Më shumëDetails

Sonte publikohet intervista e Hashim Thaçit nga Haga

Deklaratat hyrëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë më 27 shkurt
04/05/2026 - 12:36

Ish-kryeministri i vendit Hashim Thaçi ka dhënë intervistë me shkrim nga Haga për gazetarin shqiptar, Blendi Fevziun.Intervista do të publikohet sot në ora 22:00 në Opinion. Pak ditë...

Më shumëDetails

Farije Hoti: Rrugëtim i ri, krah për krah me Presidenten Vjosa Osmani

Farije Hoti: Rrugëtim i ri, krah për krah me Presidenten Vjosa Osmani
04/05/2026 - 12:24

Fahrije Hoti, do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për këtë rrugë të re,...

Më shumëDetails

Haxhiu takohet me U.D. kryesuesen e KGJK, theksohet “rëndësia e bashkëpunimit në funksion të rritjes së besimit në sistemin gjyqësor”

Haxhiu takohet me U.D. kryesuesen e KGJK, theksohet “rëndësia e bashkëpunimit në funksion të rritjes së besimit në sistemin gjyqësor”
04/05/2026 - 11:31

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu është takuar sot me ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku, me të cilën, sinç njoftoi...

Më shumëDetails

Apeli nuk liron Ilir Metën

Apeli nuk liron Ilir Metën
04/05/2026 - 11:23

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirim nga qelia, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg, raporton...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Trondit aktivisti Dardan Krasniqi – thotë se Mehdi Musa që sot përkrah Albin Kurtin, dikur u shtronte flija e kingja ushtarëve serbë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Neptun i biznesmenëve kontravers Sami Mane e Arsim Papraniku mashtron prizrenasin – nuk përfilli as urdhërin e shtetit, u dënua vetëm 3 mijë euro

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Teuta dhe Adonisi të ndarë prej dy vitesh, ai tashmë në lidhje të re

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Alarmante/Privatësia nën vëzhgimin e 11 kamerave: Kolegji “Pjetër Budi” kapet duke përpunuar kundërligjshëm të dhëna personale

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë