Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ti e meriton veq një pl*** te dryshkt ne ball” – Arrestohet i dyshuari për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt, kërkohet paraburgim

19/12/2024 - 12:31
në Kryesore, Lajme
A A
“Ti e meriton veq një pl*** te dryshkt ne ball” – Arrestohet i dyshuari për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt, kërkohet paraburgim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Ti e meriton veq një plumb te dryshkt ne ball”. Kështu u kërcënua dje në Facebook kreu dhe kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj. Madje, duke mos u mjaftuar me këtë, Haradinaj edhe u sha me nënë.

Ky kërcënim atij i erdhi nga një llogari me emrin “Shpat Sokoli”.

Gazeta Paparaci nga burimet e saj ka mësuar se personi i dyshuar për kërcënimin ndaj Haradinajt është arrestuar.

Madje për të njëjtin Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh.

Paparaci kontaktoi edhe me policinë dhe Zyrën për Informim të AAK-së, por as njëra dhe as tjetra nuk e konfirmuan arrestimin.

Ndryshe, me t’u përhapur lajmi për kërcënimin e Haradinajt, llogaria me emrin “Shpat Sokoli” u zhduk dhe u fshinë të gjitha postimet dhe fotot.

Por, në orët e vona, një llogari në Facebook me emrin “Lüftung Montage Anlage” u lajmërua, duke pretenduar se është pikërisht Shpat Sokoli “i vërtetë”.

Ky profil pretendon se atij i është keqpërdorur emri.

“Sot jemi të shqetësuar nga kërcënimet që një person me emrin në Facebook, Shpat Sokoli, i ka bërë ndaj Kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj. Ne dënojmë ashpër këto kërcënime dhe nuk pajtohemi kurrsesi me një formë të tillë komunikimi”.

“Njëkohësisht, dëshiroj të sqaroj publikisht se unë, Shpejtim Sokoli, (i thirrur Shpat) nuk jam personi që ka kërcënuar z. Haradinaj”, u shpreh ky profil.

Ai po ashtu tha se raportimet në media gjatë ditës së sotme për të “janë të pavërteta”.

“Gjithashtu, familja jonë është shumë e shqetësuar nga publikimet në media që aludojnë në mënyrë të pavërtetë për mua. Ju lutem, mos vazhdoni të më inkriminoni as mua dhe as emrin e familjes sime”, u tha në deklaratën e postuar nga profili “Lüftung Montage Anlage”.

Shumë reagime pati pas këtij kërcënimi ndaj ish-kryeministrit Haradinaj.

Deputeti Bekë Berisha tha se do t’i ftonte për raportim shefin e AKI-së dhe Drejtorin e Policisë për të raportuar për kërcënimin ndaj Haradinajt dhe Ilir Mirenës.

JU REKOMANDOJMË

Vehbi Kajtazi: Shteti, sot duhet t’i caktojë mbrojtje të afërt gazetarit Lirim Mehmetaj

Vehbi Kajtazi: Shteti, sot duhet t’i caktojë mbrojtje të afërt gazetarit Lirim Mehmetaj
14/10/2026 - 17:16

Vehbi Kajtazi ka kërkuar që shteti t’i caktojë mbrojtje të afërt gazetarit Lirim Mehmetaj, duke theksuar se mbrojtja e tij është edhe mbrojtje e lirisë së fjalës dhe...

Më shumëDetails

Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në vend dhe rajon

Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në vend dhe rajon
14/10/2026 - 17:02

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff dhe komandantin e ri...

Më shumëDetails

Një muaj paraburgim për Gani Gecin, flet avokati Besnik Berisha

Një muaj paraburgim për Gani Gecin, flet avokati Besnik Berisha
14/10/2026 - 16:53

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ish-deputetin e LDK-së, Gani Gecin, pas seancës dëgjimore, të mbajtur sot. Sipas vendimit, Gani Gecit iu është caktuar një muaj...

Më shumëDetails

Gjykata arsyeton vendimin për Gani Gecin: Ekziston rreziku që i pandehuri të përsërisë veprën penale!

Prokuroria kërkon paraburgim për Gani Gecin, seanca dëgjimore mbahet sot
14/10/2026 - 16:46

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit...

Më shumëDetails

“Vendosa të flas dhe të mos gjykoj Zotin”-Kusari-Lila flet për ballafaqimin me kancerin

Kusari-Lila arsyeton mungesën e deputetëve të VV-së: Komisioni Hetimor absurd, s’i dihet synimi
14/10/2026 - 16:16

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka folur si rrallëherë për ballafaqimin e saj me kancerin. Në një panel diskutimi, të organizuar me rastin e...

Më shumëDetails

Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë paraburgim

Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë paraburgim
14/10/2026 - 16:05

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ish-deputetin e LDK-së, Gani Gecin, pas seancës dëgjimore, të mbajtur sot. Klankosova.tv mëson se kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është zyrtari në Prishtinë që dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit, përfundon prapa grilave

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë