Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata arsyeton vendimin për Gani Gecin: Ekziston rreziku që i pandehuri të përsërisë veprën penale!

14/10/2026 - 16:46
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria kërkon paraburgim për Gani Gecin, seanca dëgjimore mbahet sot
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit G.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosja, nga neni 181 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit G.G., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rreziku që i pandehuri të përsërisë veprën penale apo të kryejë veprën penale me të cilën ka kanosur, gjithashtu gjykata vlerëson se rreziku është konkret, real dhe i bazuar në rrethanat e veçanta të këtij rasti. Në këtë drejtim, gjykata ka marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, përmbajtjen dhe intensitetin e kërcënimeve, si dhe sjelljen e të pandehurit pas ngjarjes.

Gjykata vlerëson se nëse i pandehuri lihet në liri pa masa të përshtatshme parandaluese, mund të tentojë të kontaktojë sërish të dëmtuarin L.M., të ushtrojë presion të mëtejshëm ndaj tij, përmes kanosjeve ose të ndërmarrë veprime për realizimin e kanosjes së pretenduar.

Gjykata poashtu vlerëson se, në rrethanat konkrete të rastit, masat alternative ndaj paraburgimit nuk do të ishin të mjaftueshme për ta evituar rrezikun e përsëritjes së veprës penale ose të kryerjes së veprës me të cilën pretendohet se është kanosur i dëmtuari. Andaj, në këtë fazë të procedurës, masa e paraburgimit është e domosdoshme dhe se asnjëra nga masat e tjera të parapara me nenin 171 të KPPRK-së nuk do të ishte e mjaftueshme për të evituar rrezikun konkret të identifikuar në këtë çështje penale.

JU REKOMANDOJMË

“Vendosa të flas dhe të mos gjykoj Zotin”-Kusari-Lila flet për ballafaqimin me kancerin

Kusari-Lila arsyeton mungesën e deputetëve të VV-së: Komisioni Hetimor absurd, s’i dihet synimi
14/10/2026 - 16:16

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka folur si rrallëherë për ballafaqimin e saj me kancerin. Në një panel diskutimi, të organizuar me rastin e...

Më shumëDetails

Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë paraburgim

Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë paraburgim
14/10/2026 - 16:05

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ish-deputetin e LDK-së, Gani Gecin, pas seancës dëgjimore, të mbajtur sot. Klankosova.tv mëson se kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe...

Më shumëDetails

Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat që do të shqyrtohen
14/10/2026 - 15:56

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten, nga ora 10:00, seancë plenare, ku në rend të ditës janë disa çështje, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të...

Më shumëDetails

Delegacioni i BE mbështet studentët: Liria e tubimit dhe e shprehjes janë vlera thelbësore evropiane

Delegacioni i BE mbështet studentët: Liria e tubimit dhe e shprehjes janë vlera thelbësore evropiane
14/10/2026 - 15:30

Bashkimi Europian ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar në protestën e studentëve duke kritikuar përdorimin e tepruar të forcës nga Policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Delegacioni i...

Më shumëDetails

BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore

BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore
14/10/2026 - 15:28

Komisioni Evropian i dha të mërkurën Ukrainës 2.86 miliardë euro për të financuar dronë, sisteme mbrojtëse ajrore, raketa dhe nevoja të tjera urgjente ushtarake mes sulmeve të vazhdueshme....

Më shumëDetails

Hisen Berisha: Xhavit Haliti duhej të propozohej si president

Hisen Berisha: Xhavit Haliti duhej të propozohej si president
14/10/2026 - 15:22

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7 për zhvillimet politike në vend dhe çështjen e presidentit të ri të Kosovës. Deri sa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është zyrtari në Prishtinë që dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit, përfundon prapa grilave

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë