Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Vendosa të flas dhe të mos gjykoj Zotin”-Kusari-Lila flet për ballafaqimin me kancerin

14/10/2026 - 16:16
në Lajme
A A
Kusari-Lila arsyeton mungesën e deputetëve të VV-së: Komisioni Hetimor absurd, s’i dihet synimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka folur si rrallëherë për ballafaqimin e saj me kancerin.

Në një panel diskutimi, të organizuar me rastin e “Tetorit Rozë”, ajo theksoi se rëndësi thelbësore ka se sa shpejt e kuptojmë praninë e sëmundjes në organizëm.

Përpara të pranishmëve, Kusari-Lila theksoi nevojën e përfshirjes së të gjithëve në iniciativa të tilla për vetëdijesim për kancerin e gjirit, veçanërisht të djemve dhe burrave, mbështetja e të cilëve është tejet e rëndësishme për gratë që përballen me këtë sfidë shëndetësore.

Fjalimi i saj:

Kancerin nuk e zgjedh; ai të shfaqet. Por rëndësi thelbësore ka sa shpejt e kuptojmë se kanceri është i pranishëm në organizmin tonë.

Tetori është muaji në të cilin kam lindur, por në tetor të vitit 2024 u diagnostikova me kancer të gjirit në stadin fillestar.

Mund të mos flisja, të vuaja dhe të bëja pyetjen: pse pikërisht unë? Por nuk bëra as të parën, as të dytën. Vendosa të flas dhe të mos gjykoj as Zotin, as robin për sëmundjen time. Më ndihmonte fakti se e dija që, kur kanceri zbulohet në stad të hershëm, mundësitë për shërim janë shumë më të mëdha. Por më ndihmonte edhe forca që ndieja brenda vetes, e cila më shtynte drejt mendimeve të mira për jetën, pavarësisht sfidave që më dilnin përpara.

Prandaj flas dhe mundohem, aq sa kam kohë dhe mundësi fizike, të ndaj përvojën dhe bindjet e mia për domosdoshmërinë e kontrolleve, ruajtjen e besimit dhe gjetjen e forcës për ta tejkaluar sëmundjen.

Sot isha e ftuar nga Bordi i Studentëve të RIT Kosova, ku, së bashku me studentët, biseduam për Tetorin Rozë, rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe guximin për të folur hapur për kancerin e gjirit.

Tetori Rozë simbolizon ndërgjegjësimin, por edhe dhënien e shpresës për jetën, dashurinë ndaj saj, forcimin e shpirtit dhe lehtësimin e barrës së një beteje që jo rrallë zhvillohet në heshtje. Heshtja dhe stigma duhet të thyhen, ndërsa beteja e secilës grua duhet të bëhet betejë e të gjithë shoqërisë.

Në diskutimin e sotëm më bëri veçanërisht përshtypje kurioziteti i studentëve dhe gatishmëria e tyre për të pyetur, për të kuptuar dhe për të mësuar. Ndërgjegjësimi fillon me një bisedë të hapur, por mesazhi duhet të arrijë te secili dhe secila, veçanërisht në komunitetet ku ende nuk flitet mjaftueshëm për këtë temë.

Në këtë bisedë duhet të përfshihen veçanërisht edhe djemtë dhe burrat. Ata duhet të kuptojnë, të dëgjojnë dhe të mbështesin gratë, sepse përballja me sëmundjen nuk duhet të nënkuptojë edhe përballje të vetmuar me të.

JU REKOMANDOJMË

Vehbi Kajtazi: Shteti, sot duhet t’i caktojë mbrojtje të afërt gazetarit Lirim Mehmetaj

Vehbi Kajtazi: Shteti, sot duhet t’i caktojë mbrojtje të afërt gazetarit Lirim Mehmetaj
14/10/2026 - 17:16

Vehbi Kajtazi ka kërkuar që shteti t’i caktojë mbrojtje të afërt gazetarit Lirim Mehmetaj, duke theksuar se mbrojtja e tij është edhe mbrojtje e lirisë së fjalës dhe...

Më shumëDetails

Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në vend dhe rajon

Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në vend dhe rajon
14/10/2026 - 17:02

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff dhe komandantin e ri...

Më shumëDetails

Një muaj paraburgim për Gani Gecin, flet avokati Besnik Berisha

Një muaj paraburgim për Gani Gecin, flet avokati Besnik Berisha
14/10/2026 - 16:53

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ish-deputetin e LDK-së, Gani Gecin, pas seancës dëgjimore, të mbajtur sot. Sipas vendimit, Gani Gecit iu është caktuar një muaj...

Më shumëDetails

Gjykata arsyeton vendimin për Gani Gecin: Ekziston rreziku që i pandehuri të përsërisë veprën penale!

Prokuroria kërkon paraburgim për Gani Gecin, seanca dëgjimore mbahet sot
14/10/2026 - 16:46

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit...

Më shumëDetails

Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë paraburgim

Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë paraburgim
14/10/2026 - 16:05

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ish-deputetin e LDK-së, Gani Gecin, pas seancës dëgjimore, të mbajtur sot. Klankosova.tv mëson se kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe...

Më shumëDetails

Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat që do të shqyrtohen
14/10/2026 - 15:56

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten, nga ora 10:00, seancë plenare, ku në rend të ditës janë disa çështje, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është zyrtari në Prishtinë që dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit, përfundon prapa grilave

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë