Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mësohet vlera e dëmit të shkaktuar nga sul’mi në kanalin e Ibër Lepencit

19/12/2024 - 19:26
në Kryesore, Lajme
A A
IKShPK: Uji nga kanali i Ibër-Lepencit mund të përdoret për pije
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth 400 mijë euro është dëmi i shkaktuar nga sulmi terrorist më 29 nëntor 2024 në kanalin Ibër-Lepenc, teksa dëmi i synuar ishte rreth 2.5 milionë euro.

Kjo u bë e ditur sot gjatë një vizite që kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kishin në ndërmarrjen Ibër-Lepenci në Prishtinë.
Ministrja Rizvanolli tha se pas sulmit terrorist, falë angazhimit të institucioneve është arritur që termocentralet të mos ndalin punën.

“Dëmi i synuar që do të ndodhte sikur të arrihej ndërprerja e furnizimit, siç ka qenë e planifikuar, do të ishte rreth 2.5 milionë euro vetëm në import të energjisë elektrike, të mos flasim për paralizimin e aktivitetit ekonomik, të ngrohjes së qytetarëve, të furnizimit me ujë dhe shumë shërbime të tjera. Andaj është shumë me rëndësi për të gjithë akterët që ta kemi parasysh kur flasim për këtë çështje që fokusi kryesor dhe mesazhi kryesor është se u evitua një dëm i madh, jo pse qëllimi i sulmit ka qenë i parëndësishëm, por sepse nuk e ka arritur qëllimin e vet edhe falë reagimit të shpejtë dhe të duhur të institucioneve, veçanërisht Ibër-Lepencit”, deklaroi Rizvanolli.

Derisa u pyet për dëmin e shkaktuar nga ky sulm terrorist, ministrja Rizvanolli tha se “kjo është çështje teknike”. Ndërkaq, kryeshefi i ndërmarrjes Ibër-Lepenci, Faruk Mujka theksoi se në takim me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për sulmin terrorist të 29 nëntorit në Varagë të Zubin Potokut.

“Ne e kemi bërë një analizë të përafërt, dëmi, riparimi dhe renovimi do të na kushtojë diku rreth 400 mijë euro, por kjo do të bëhet në bashkëpunim me Bankën Botërore, me të cilët edhe jemi duke e realizuar projektin e riparimit të kanalit Ibër-Lepenc, i cili pritet të përfundojë më 30 qershor të vitit të ardhshëm… Dëmi do të përfundojë sa më shpejt që është e mundshme, por projekti i Bankës Botërore do të përfundojë vitin e ardhshëm…Punimet do të përfundojnë sa më shpejt që është e mundur, unë besoj që brenda dy-tri javëve maksimumi do të jetë funksional”, u shpreh ai.

JU REKOMANDOJMË

Kurti e emëron Viktor Buzhalën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Kurti e emëron Viktor Buzhalën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme
14/10/2026 - 13:56

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Viktor Buzhalën në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. “Kryeministri Kurti e uroi z. Buzhala për...

Më shumëDetails

Adriana Matoshi hyn në rolin e “Sasës” në Kuvend, mendon se Lojërat Olimpike do të mbahen në Kosovë

Adriana Matoshi hyn në rolin e “Sasës” në Kuvend, mendon se Lojërat Olimpike do të mbahen në Kosovë
14/10/2026 - 13:49

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, e njohur për publikun edhe si Sasa nga seriali humoristik “O Sa Mirë“, ka ngatërruar Lojërat Mesdhetare me ato Olimpike gjatë një...

Më shumëDetails

Avokati i Popullit prezanton raportin për Specialen

Avokati i Popullit prezanton raportin për Specialen
14/10/2026 - 13:16

Avokati i Popullit, Avni Qelaj, ka prezantuar të gjeturat e raportit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në një tryezë diskutimi që po mbahet...

Më shumëDetails

MEPJ reagon për shqiptarin e zhdukur pas sulmit me dron në Detin e Zi: Kërkimet pa rezultat

MEPJ reagon për shqiptarin e zhdukur pas sulmit me dron në Detin e Zi: Kërkimet pa rezultat
14/10/2026 - 13:15

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për rastin e shtetasit shqiptar Erkan Nika, 28-vjeçarit që rezulton i zhdukur pas sulmit me dron ndaj anijes M/V...

Më shumëDetails

Musliu kërkon shkarkimin e Gërvallës: Ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë

Musliu kërkon shkarkimin e Gërvallës: Ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë
14/10/2026 - 13:10

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ku u miratua themelimi i një grupi punues për mbështetjen institucionale në...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu zbulon edhe një anëtar të grupit punues për Specialen

Albulena Haxhiu zbulon edhe një anëtar të grupit punues për Specialen
14/10/2026 - 12:59

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues në mbështetje shtetërore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është zyrtari në Prishtinë që dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit, përfundon prapa grilave

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë