Mungesa e saj nxiti reagimin e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e cila kërkoi shkarkimin e ministres së Drejtësisë.
“GËRVALLA DUHET TË SHKARKOHET!”, ka shkruar Musliu, duke kërkuar që shkarkimi i saj nga kabineti qeveritar të jetë i menjëhershëm.
Sipas deputetes së PDK-së, Gërvalla mungoi edhe ditën kur u votua Ligji për Dhomat e Specializuara.
“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e çlirimtarëve, mungesa e ministres së Drejtësisë nuk është thjesht mungesë në një mbledhje. Është goditje ndaj besueshmërisë së angazhimit shtetëror”, ka shkruar Musliu.
Ajo ka vlerësuar se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon seriozitet dhe përgjegjësi shtetërore, duke shtuar se një ministre që mungon në momente të tilla nuk mund të vazhdojë ta ushtrojë këtë përgjegjësi.
“Gërvalla ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë, prandaj duhet të shkarkohet!”, ka përfunduar Musliu.
Postimi:
GËRVALLA DUHET TË SHKARKOHET!
Shkarkimi i saj nga kabineti qeveritar duhet të jetë i padiskutueshem dhe i menjëhershem.
Ministrja e Drejtësisë mungon në mbledhjen ku Qeveria themelon grupin për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së. Mungoi edhe ditën kur u votua Ligji për Dhomat e Specializuara.
Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e çlirimtarëve, mungesa e ministres së Drejtësisë nuk është thjesht mungesë në një mbledhje. Është goditje ndaj besueshmërisë së angazhimit shtetëror.
Një çështje kaq e ndjeshme kërkon përgjegjësi.
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon seriozitet dhe përgjegjësi shtetërore. Një ministre që zgjedhë të mungoj në momente kaq vendimtare nuk mund të vazhdojë ta ushtrojë këtë përgjegjësi. Gërvalla ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë prandaj duhet të shkarkohet!













