Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Keqpërdorime të parave në karate e për basketboll, ka të arres’tuar

19/12/2024 - 20:14
në Sport
A A
Konfiskohen 144 paketime të barnave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Keqpërdorimet në sportin kosovar po vazhdojnë të jenë prezente.
Hetuesit policorë nga Drejtoria e hetimit e Krimeve Ekonomike dhe të Korrupsionit, respektivisht Sektori për hetime Financiare dhe hetuesit nga Njësia e Hetimit e Krimeve Ekonomike dhe të Korrupsionit në Prishtinë, i kanë iniciuar dy raste, njofton Policia e Kosovës, përcjell “Gazeta Express”.

Rasti i parë ka të bëjë me keqpërdorimet që dyshohet të jenë bërë nga zyrtarët e Federatës së Karatesë së Kosovës, të cilët e kanë dëmtuar buxhetin e Ministrisë së Sportit.

“Rasti i parë: hetuesit nga Sektori për Hetime Financiare, pas pranimit të një informate, të njëjtën e kanë trajtuar dhe gjatë mbledhjes së dëshmive, kane ngritur dyshime se zyrtarët e Federatës se Karatesë të  Kosovës (FKK), kanë keqpërdorur mjetet financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Të dyshuarit: N.G., (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar), F.M., (viti i lindjes 1982, femër kosovare)  dhe I.K., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar),  me veprimet e tyre kundërligjore, dyshohet se në periudhën kohore 2019-2023, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të MKRS në vlerë prej 87,463.00€ (tetëdhjetë e shtatëmijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tri euro).
Të dyshuarit janë arrestuar, janë intervistuar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti: ‘Mashtrim me Subvencione’.  Pas intervistimit, ndaj të dyshuarve N.G., dhe F.M., është caktuar masa e ndalimit për  48 orë, ndërsa I.K., është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

E rasti i dytë ka të bëjë me një grand të keqpërdorur nga zyrtarë të Komunës së Obiliqit, të cilin do t’ia ndanin një klubi fantom të basketbollit.

“Rasti i dytë: Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, pas sigurimit të informatave dhe provave, nën dyshimin se të dyshuarit A. M., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar), në cilësi të  kryetarit të Komisionit për Ndarjen e Grandeve, në komunën e Obiliqit, ka ndarë subvencion në vlerë prej 9,900.00€ për një klub basketbolli i cili dyshohet se ka qene jo aktiv. I dyshuari ka qenë themelues i atij  klubi. Kurse e dyshuara A.A., (viti i lindjes 1977, femër kosovare),  si monitoruese e implementimit të subvencioneve, ka përpiluar raport të rrejshëm.

Mbi bazën e gjetjeve është krijuar dyshimi se të dyshuarit kanë kryer veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Konflikti i interesit’

Të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori,  i dyshuari A. M., është dërguar në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa e dyshuara A.A., është liruar ne procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi i Policisë.

JU REKOMANDOJMË

Me sa gola duhet ta mposhtë Kosova, Zvicrën për të shkuar direkt në Botëror?
Sport

Me sa gola duhet ta mposhtë Kosova, Zvicrën për të shkuar direkt në Botëror?

17/11/2025 - 11:40
A mund të kemi përballje Itali-Shqipëri në play off të Kupës së Botës
Sport

A mund të kemi përballje Itali-Shqipëri në play off të Kupës së Botës

17/11/2025 - 11:35
Fituesi dy herë i “Këpucës së artë”, që humbi karrierën për shkak të kokainës
Sport

Fituesi dy herë i “Këpucës së artë”, që humbi karrierën për shkak të kokainës

17/11/2025 - 11:34
Trajneri i Serbisë flet për Xhakën: Është një lojtar i madh
Sport

Xhaka e nënkupton se Kosova mund të bëjë historinë, por Zvicra duhet të jetë e pavëmendshme për ta lejuar

16/11/2025 - 15:01
Me plot energji pozitive, “Dardanët” nisin përgatitjet kundër Zvicrës
Sport

Me plot energji pozitive, “Dardanët” nisin përgatitjet kundër Zvicrës

16/11/2025 - 15:00
“Me ty, gjithmonë!”, Kurti uron Kosovën pas fitores historike në Slloveni
Lajme

“Me ty, gjithmonë!”, Kurti uron Kosovën pas fitores historike në Slloveni

16/11/2025 - 08:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Disponim i shtuar për marrëveshje, sa numra do t’i siguronin VV e NISMA pa deputetët e pakicave që ende s’i kanë premtuar votë Kurtit

    A ka marrëveshje mes VV-së dhe Nismës për të krijuar Qeverinë Konjufca?

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Urban Grup” me suksesin e radhës, fillon me ndërtimet e para në Prishtinë, nën drejtimin e pronarit Agim Maloku

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Edhe dy ditë afat për Qeverinë Konjufca, Kurti sheh diçka tjetër më urgjente

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Clark kërkoi trupa jo-franceze në veri për të siguruar jetesën e shqiptarëve

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Lushtaku: Jam gjithmonë kundër që Lladrovci të kthehet në PDK

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë