Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbledhja e përbashkët e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, ish-ambasadorët: Raportet nuk janë të kënaqshme, mund të bëhet më shumë

20/12/2024 - 09:06
në Kryesore, Lajme
A A
Mbledhja e përbashkët e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, ish-ambasadorët: Raportet nuk janë të kënaqshme, mund të bëhet më shumë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova dhe Shqipëria do të mbajnë një mbledhje të përbashkët të dy kuvendeve këtë të premte (sot), një ngjarje që shënon një tjetër hap në përpjekjet për forcimin e raporteve mes dy shteteve.

Megjithatë, ndërsa bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka shënuar disa arritje, shumë prej marrëveshjeve të nënshkruara mes dy Qeverive ende nuk kanë gjetur zbatimin e plotë.

Kjo ka ngjallur shqetësime për mungesën e avancimit të vërtetë, duke ngritur pyetje për shkaqet e dështimeve në implementimin e angazhimeve të përbashkëta.

Ish-ambasadorët e Kosovës në Shqipëri kanë kritikuar qasjen e dy qeverive dhe ftohjen e raporteve mes tyre, duke theksuar se duhet të rritet bashkëpunimi mes dy shteteve dhe vullneti politik për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci ka theksuar se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk është në nivelin e duhur dhe se raportet nuk mund të maten vetëm përmes këmbimit tregtar, arsimit apo kulturës.

Ai shprehu shqetësimin se marrëdhëniet mes dy shteteve janë ende të vakëta dhe të kufizuara, duke theksuar se Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë në një nivel më të thellë.

“Nuk e shoh të kënaqshëm raportin Kosovë-Shqipëri, raporti nuk matet vetëm me këmbimin tregtar, bashkëpunimin në arsim e kulturë, apo ndonjë fushë të caktuar. Këtë bashkëpunim e shoh në dritën e asaj që na bashkon përtej relacioneve të dy shteteve, dy parlamenteve apo qeverive”, tha ai.
Lladrovci theksoi se bashkëpunimi duhet të jetë aq intensiv sa që “vetëm formalitetet administrative të jenë shenjë ndarëse”, duke përmendur heqjen e barrierave doganore dhe administrative si një hap thelbësor.

“Bashkëpunimi duhet të jetë aq intensiv sa vetëm formalitetet administrative të jenë shenjë ndarëse. Nga angazhimi në pushtetin lokal, nuk jam thelluar në këto raporte, por, po shihet se janë aq të vakëta, sikur të ishte Shqipëria përtej Greqisë”, thotë Lladrovci.

Sipas tij, bashkëpunimi duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë të dokumentacionit, lëvizjen e lirë të kapitalit dhe mallrave, duke i dhënë prioritet zhvillimit të sistemeve të mbrojtjes dhe diplomacisë në përputhje me interesat kombëtare.

“Mund të bëhet më shumë. Shqipëria është përtej konceptit të interesit pushtetar dhe raporteve tregtare. Heqja e Doganës dhe ngarkesave administrative, njohja e ndërsjellë e dokumentacionit të të gjitha natyrave, prania e kapitalit, mallrave dhe të mirave tjera, pa limite dhe pa asnjë pengesë, të çfarëdo natyre. Akademitë dhe institutet tona të kenë bazën e vlerave të përbashkëta, me aleanca të përbashkëta dhe brenda sistemit të njëjtë të mbrojtjes, diplomacisë dhe interesit nacional”.

Lladrovci u shpreh se përtej bashkëpunimit ekonomik dhe politik, është koha që të dy shtetet të përballen me sfidat më të mëdha globale, siç janë energjia, siguria dhe migracioni.
“Inati e vret njeriun e le ma interesin nacional apo shtetin. Urtësia duhet të jetë thelbi i krerëve tanë për marrëdhëniet tona. Neglizhenca aktuale, siç e shoh unë, ka të bëj më shumë me egon, inferioritetin dhe ndjenjën e vlerës më të vogël. Energjinë, siguria dhe perspektiva për të frenuar migracionin, janë kapituj jetik që mendjet më të ndritura të kombit do të duhej ta kishin preokupim, natyrisht, edhe prioritete politike të qeverive tona”, shprehet ai.

Në përfundim, Lladrovci apeloi për një qasje më të mençur dhe për një gjeneratë të re që duhet të kuptojë rëndësinë e bashkëpunimit për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme.

“Si duket, duhet të vije një gjeneratë tjetër shumë më e mençur që duhet t’i zbulojë përparësitë e çështjeve të përbashkëta jetike për kombin”, përfundoi Lladrovci.
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka folur për “Front Online” lidhur me mbledhjen e dy kuvendeve, atë të Shqipërisë dhe Kosovës dhe bashkëpunimin e deritanishëm të këtyre ty shteteve.

Hasani ka deklaruar se pavarësisht mbi 100 marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy qeverive dhe ministrive të Kosovës dhe Shqipërisë, shumica e këtyre marrëveshjeve nuk kanë gjetur zbatim të plotë, dhe disa prej tyre nuk janë zbatuar fare.

Sipas Hasanit, ndër ato që kanë pasur ndonjë zbatim veçohen ato që lidhen me çështjen e kufirit, e cila është sezonale, si dhe disa aspekte të marrëveshjeve për taksat doganore dhe kontrollet doganore.
“Janë diku mbi 100 marrëveshje që janë nënshkruar mes dy qeverive dhe ministrive edhe gjitha këto marrëveshje nuk kanë gjetur zbatueshmëri të plotë ose fare pak. Vetëm marrëveshja që është zbatu pak ka të bëjë ajo për kufirin dhe ajo është sezonale vetëm për verën edhe kjo është e përkohshme, ajo që është për taksat doganore për bizneset, as ajo nuk është zbatu, edhe ajo për doganën, kontrolle e doganave se ne kemi një përfaqësi të doganës në Durrës që bëhet skanimi i mjeteve”, tha Hasani.

Një nga arsyet kryesore për mungesën e zbatimit të këtyre marrëveshjeve, sipas Hasanit, janë ndikimet e grupeve të interesit, të cilat shpesh përcaktojnë nevojat politike dhe krijojnë pengesa.
“Të gjitha marrëveshjet nuk janë zbatuar është kërkuar që të bëhet një njohje reciproke për to. Por kjo është bërë për shkak të ndikimeve të grupeve të interesit nuk po gjejnë zbatim, ato i përcaktojnë nevojat politike dhe ato shteti i Shqipërisë dhe Kosovës ka pengesa, për zbatueshmëri të marrëveshjeve”, shprehet Hasani.

Në këtë mbledhje e cila është paraparë që të nis sot nga ora 10:00, do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit grupeve parlamentare pozitë-opozitë të të dyja vendeve.

Pikat e seancës:

Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës

Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar

Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)

Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
(3 min)

Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
(5 min)

Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Mbyllja e Punimeve.

JU REKOMANDOJMË

Pronat në Beograd të Radulle Steviqit, njërit nga të akuzuarit për sulmin në Banjskë

Pronat në Beograd të Radulle Steviqit, njërit nga të akuzuarit për sulmin në Banjskë
04/05/2026 - 10:27

Radulle Steviq në Kosovë është person në kërkim pasi akuzohet për përfshirjen në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai është nën...

Më shumëDetails

Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhje

Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhje
04/05/2026 - 10:25

Fahrije Hoti do t’i bashkohet politikës, duke kandiduar për deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit. Lajmi është bërë i ditur nga ish-Presidentja e Kosovës,...

Më shumëDetails

Trump i çon mesazh Iranit me letra ‘Uno’: Të gjitha kartat i kam unë

Trump i çon mesazh Iranit me letra ‘Uno’: Të gjitha kartat i kam unë
04/05/2026 - 10:12

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të Donald Trump duke mbajtur karta Uno, të shoqëruar me mesazhin “Unë i kam të gjitha kartat”, një veprim që po...

Më shumëDetails

Krasniqi: Kurtin e kapi paniku, nuk deshi zgjedhje

Krasniqi: Kurtin e kapi paniku, nuk deshi zgjedhje
04/05/2026 - 09:57

Gazetari Vullnet Krasniqi ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pasur interes për zgjedhje të reja që pritet të mbahen më 7 qershor. Në emisionin...

Më shumëDetails

Arrestohet një person në Vushtrri, sulmoi fizikisht një grua

Kërkohej nga INTERPOLI, arrestohet nga FAST-i i Policisë së Kosovës
04/05/2026 - 09:44

Një person është arrestuar në Vushtrri. Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Ndërsa, me vendim të...

Më shumëDetails

Javë e ngarkuar për KQZ-në – Këto janë afatet për partitë politike, vëzhguesit dhe regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime
04/05/2026 - 09:26

Kjo javë pritet të jetë tejet e ngarkuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi përmbyllen disa nga afatet më të rëndësishme për partitë politike, ndërsa njëkohësisht nisin procese...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Trondit aktivisti Dardan Krasniqi – thotë se Mehdi Musa që sot përkrah Albin Kurtin, dikur u shtronte flija e kingja ushtarëve serbë

    Trondit aktivisti Dardan Krasniqi – thotë se Mehdi Musa që sot përkrah Albin Kurtin, dikur u shtronte flija e kingja ushtarëve serbë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Neptun i biznesmenëve kontravers Sami Mane e Arsim Papraniku mashtron prizrenasin – nuk përfilli as urdhërin e shtetit, u dënua vetëm 3 mijë euro

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Teuta dhe Adonisi të ndarë prej dy vitesh, ai tashmë në lidhje të re

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Alarmante/Privatësia nën vëzhgimin e 11 kamerave: Kolegji “Pjetër Budi” kapet duke përpunuar kundërligjshëm të dhëna personale

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arkitektura e barazisë: Pse vëllezërit në Kosovë ndërtojnë shtëpi të njëjta?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë