Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq i kthehet agresionit diplomatik: pretendon dy çnjohje – Qeveria e kishte dhënë si “fushatë të dështuar”

02/01/2025 - 22:36
në Kryesore, Lajme
A A
Vuçiq i kthehet agresionit diplomatik: pretendon dy çnjohje – Qeveria e kishte dhënë si “fushatë të dështuar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndonëse çnjohja s’ekziston në rrafshin formal – s’është e prapakthyeshme – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është kthyer agresionit diplomatik kundrejt Kosovës.

Të gjjitha marrëveshjet për normalizim të marrëdhënieve e obligojnë pikësëpari që s’mund të flas në emër të Kosovës në politikën e jashtme, Vuçiq iu kthye pretendimeve serike se kanë siguruar çnjohje ndaj shtetit të Kosovës.

“Dy vende”, tha Vuçiq, duke e dhënë se që nga 2012’a shteti kosovar “ka humbur 28 njohje”.

“Së shpejti do të ketë tërheqje të njohjes së Kosovës. Dy vende të mëdha, shumë më të mëdha se Serbia, do t’ua tërhqin njohjen (Kosovës)”, ka thënë Vuçiq, siç e citoi B92.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka pasur deklarim reagues ndaj pretendimeve të Aleksnadar Vuçiqit, por kaherë janë deklaruar se fushata diplomatike e Serbisë “ka dështuar” dhe se “është luftuar”, sipas tyre, në mënyrë efikase.

“Fushata e Beogradit për të ashtuquajturat “ç’njohje” nuk është ndalur asnjëherë. Megjithëse në vitet e fundit kanë dështuar në secilin lobim në drejtim të këtij qëllimi”, ka thënë muajve të fundit zv/ministri i jashtëm, Kreshnik Ahmeti.

Pretendimet serike të Vuçiqit nuk janë konkretizuar e materializuar: ku tashmë në disa raste vitet e fundit paralajmëron me dramaticitet e triumf se ka çnjohje në sirtar.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pretendon krejt tjetër çka.

Ndonëse njohja e fundit kishte ndodhur më 2020, në Qeverinë jetëshkurte të Avdullah Hotit, ajo nga Izraeli, Gërvalla pretendon se tash vendi ka marrëdhënie të mira edhe me shtete jo njohëse.

“Kemi luftuar suksesshëm fushatën për çnjohe të Serbisë”, shprehej Gërvalla para mëse një viti duke pretenduar madje se kanë rikthyer edhe çnjohje nga e kaluara.

“Edhe me shtetet jo njohëse kemi pasur përparim të dukshëm në marrëdhëniet bilaterale në fushat e ndryshme. Kemi luftuar me sukses fushatën për çnjohje të Serbisë, duke rikthyer madje edhe çnjohje nga e kaluar dhe duke konkretizuar edhe marrëdhëniet bilaterale me shtet me te largëta në fusha bashkëpunimi”, ka thënë Gërvalla.

Marrëveshja Bazike / Ohrit

Marrëveshje Bazike e obligon Serbinë të herë dorë nga çfarëdo pretendimi juridik – duke mos ia kërkuar njohjen ‘de jure’, por ‘de facto’ – mbi subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Prej Kartës së OKB-së ku palët supozohet të veprojnë në bazë të parimeve universale të shtetësisë e deri te Neni 4 ku Serbia pranon të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Këtë marrëveshje Serbia e ka të ingranuaur në Kapitullin 35 të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa mospërkimi me marrëveshjen ia bllokoi Serbisë hapjen e një kapitulli të ri në bisedimet me BE-në.

Në anën tjetër Kosova, me Marrëveshjen e Bruksel/Ohrit po ashtu e ka pëshkëputshëm të ndërlidhur rrugën evropiane vis-a-vis zbatimit: në veçanti, Nenin 7 dhe 10 për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe.

Mosprocedimi me atë pikë të Marrëveshjes së Brukselit, ia bllokoi sivjet Kosovës anëtarësimin në Këshillin e Evropës: përkatësisht bllokimi erdhi nga shtetet më afirmuese dhe avokuese ndaj Kosovës në BE, si Gjermania, Franca dhe Italia.

JU REKOMANDOJMË

“Ajo pesë pare s’i jep për këtë punë, e ka mbështetjen e VV-së” – Latifi flet për përgjimet Kusari-Radoiçiq
Kryesore

Latifi: Serbët dhe sharlatanët e fiksionit “komb kosovar” iu gëzuan heqjes së flamurit të UÇK-së nga stadiumi në Tiranë

08/06/2025 - 16:01
Imami Ahmet Kalaja rrezikon deri në 3 vite burg për pengim të drejtësisë
Lajme

Imami Ahmet Kalaja rrezikon deri në 3 vite burg për pengim të drejtësisë

08/06/2025 - 15:43
Flamuri i Kosovës nuk mungoi mbrëmë në stadiumin “AIR Albaania” (VIDEO)
Lajme

Flamuri i Kosovës nuk mungoi mbrëmë në stadiumin “AIR Albaania” (VIDEO)

08/06/2025 - 15:39
Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
Lajme

Nuk u ndje mirë në punë, 71-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

08/06/2025 - 15:28
Flamuri i UÇK-së nuk u lejua në stadium, reagon Haxhiu: Nuk është problem, por krenari kombëtare, pa të, nuk do kishim liri
Lajme

Flamuri i UÇK-së nuk u lejua në stadium, reagon Haxhiu: Nuk është problem, por krenari kombëtare, pa të, nuk do kishim liri

08/06/2025 - 15:17
Kurti: Për hajr Fitër Bajrami! Lutjet gjatë muajit të Ramazanit, le të bëhen urimet më të përzemërta për familjet
Kryesore

Ndeshja Shqipëri-Serbi, Kurti: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

08/06/2025 - 14:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1509 Shpërndaje
    Shpërndaje 604 Tweet 377
  • Dafina Zeqiri po shijon pushimet në Shqipëri

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ramë Lahaj rrenqethë me këngën e Jakup Ferrit në ”Air Albania”, dy orë para ndeshjes së madhe

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • VV zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Drenasit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë