Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Afro 8 mijë lindje gjatë vitit në QKUK, kaq meshkuj dhe kaq femra

03/01/2025 - 19:20
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë vitit 2024 në Klinikën e Gjinekologjisë janë kryer 7 mijë 848 lindje. Edhe gjatë këtij viti me numër vazhdojnë të prijnë meshkujt. Prej 7 mijë e 846 lindjeve të kryera, 3 mijë 991 janë meshkuj dhe 3 mijë e 857 femra.

Gjatë vitit 2024 në Gjinekologji janë kryer 209 raste të lindjeve me dy fëmijë apo binjakë. 13 raste janë lindje me tre fëmijë-trenjak . Ndërsa ka ndodhur vetëm një lindje me katër fëmijë apo katërnjak. Prej tyre 3 mijë e 030 lindje janë me prerje cezariane.

Drejtori i Gjinekologjisë Zef Ndrejaj në një intervistë për “Indeksonline”, ka thënë se numri i lindjeve është i përafërt me vitin paraprak. Ndrejaj thotë se ka rritje të numrit të lindjeve me prerje cezariane, pasi që mungon protokolli dhe se pacientet insistojnë për një lindje të tillë.

“Numri i lindjeve në vitin 2024 është përafërisht i njëjtë me vitin 2023, diku sillet rreth 7800 lindje deri tash. Prej tyre me prerje cezariane janë kryer rreth 3030 lindje. Është rritje e lehtë por jo ashtu shumë. Te lindjet me prerje cezariane, janë shumë arye. Ne ende s’kemi protokolle, janë në përpunim derisa të vijnë protokollet e reja, ne do të punojmë me indikacionet që i vlerëson secili mjek, për kryerjen e lindjeve me prerje cezariane. Tjetër faktor që ndikon në lindjet me prerje cezariane është dhe insistimi i pacientëve që ndonjë mjek përkundër që nuk e ka dëshirë të kryhet me prerje cezariane, por bjen pre e presioneve që toleron ndoshta të rritet numri me prerje cezariane. Mendoj që me ardhjen e protokolleve, ato dukuri do të ulen”, thotë Ndrejaj.

Klinika e Gjinekologjisë ka marrë pamje tjetër, pas investimeve të bëra. Ndrejaj thotë se pas investimeve kushtet në klinikën që ai udhëheq janë përmirësuar dukshëm, e po ashtu dhe trajtimi i pacientëve.

“Obilic: Ju nuk do t’i besoni çmimeve të divanëve në shitje speciale të mobiljeve!”
Divanë | Njoftime Kërkimi
Mëso më shumë
by Taboola
“Viti 2024 ka qenë shumë i suksesshëm për Klinikën e Gjinekologjisë. Për arsye se në janar kemi filluar me renovimin e disa reparteve. Katër reparte janë renovuar në tërësi, ai i lehonave pas lindjeve me prerje cezariane dhe normale. Pastaj hyrja e klinikës, zyra e pranimit dhe ambulantat. Është bërë investim shumë i mirë. Kushtet janë përmirësuar shumë dhe trajtimi i pacienteve është përmirësuar pas këtyre renovimeve”, thotë Ndrejaj..

E sa i përket listes esenciale Ndrejaj pohon se kjo listë është përmirësuar dukshëm dhe buxheti për barna për listen esenciale është dyfishuar. Sipas tij furnzimi me barna të listes esenciale, është shumë më i mirë, në krahasim me vitet e kaluara.

Ndërsa pohon se në këtë klinikë asnjë mjek apo infermierë nuk e ka lëshuar punën gjatë këtij viti dhe se ka numër të mjaftueshëm të personelit mjeksor.

“Edhe për staf kemi përmirësime. Kemi pasur probleme me stafin e mesëm vitin e kaluar, sepse kemi pasur mungesë të stafit të mesëm. Kemi bërë kërkesën për punësim të stafit të mesëm në fillim të shkurtit, është hapur konkursi në qershor janë pranuar 20 infermiere ose mami të rinj në gjinekologji gjë që e ka përmirësuar dukshëm gjendjen e infermierëve. Ndërsa s’kemi asnjë mjek apo infermierë, që e ka lëshuar punën gjatë vitit 2024. Personeli mjekësor është me numër të mjaftueshëm, s’ka pengesë për shkak të stafit”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër
10/10/2026 - 23:02

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, rëndom është ndaluar për intervistë nga një krijues përmbajtjeje, në SHBA. Kur u pyet se çka bën, Përparim Rama deklaroi se është kryetar...

Më shumëDetails

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë
10/10/2026 - 22:53

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka reaguar në platformën X, pas raportimeve për një marrëveshje mes Presidentit të SHBA-së,...

Më shumëDetails

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen
10/10/2026 - 22:45

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin e projektligjeve për vitet 2026-2028. Gjatë këtyre viteve, Zyra e Kryeministrit dhe Ministritë e Qeverisë synojnë të kalojnë 200 ligje në Kuvendin...

Më shumëDetails

Tragjedia e Gjilanit: Në intensivë, i plagosuri lufton për jetën, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

Tragjedia e Gjilanit: Në intensivë, i plagosuri lufton për jetën, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore
10/10/2026 - 22:32

Vajzën e djalin e axhës ia vranë, e as për vete rrezikun për jetë nuk e kaloi. Mazllum Bugujevci, që u plagos një ditë më parë, ende është...

Më shumëDetails

“Moment historik”, Rusia reagon pas deklaratës së Trumpit se Ukraina ka nevojë për një president të ri

“Moment historik”, Rusia reagon pas deklaratës së Trumpit se Ukraina ka nevojë për një president të ri
10/10/2026 - 22:29

Kremlini ka mirëpritur deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u shpreh se Ukraina ka nevojë për një president të ri në vend të Volodymyr Zelensky-t, duke...

Më shumëDetails

Trump: Ukraina ka nevojë për një president të ri

Trump: Ukraina ka nevojë për një president të ri
10/10/2026 - 21:42

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Ukraina duhet të zgjedhë një president të ri, pas kritikave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ndaj marrëveshjes së SHBA-së me Rusinë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pak ditë pasi u bë presidente, Justina Shiroka ndryshon pamje, shikoni transformimin e saj!

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kreu i Listës Serbe pretendon se ka kaluar në SNS-në e Vuçiqit: S’jam më deputet në Kuvend të Kosovës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë