Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pahor i bie pishman për ta pasuar Lajçakun, tregon arsyet

03/01/2025 - 20:27
në Kryesore, Lajme
A A
Pahor i bie pishman për ta pasuar Lajçakun, tregon arsyet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-presidenti slloven, Borut Pahor nuk ka aplikuar për pozitën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ndonëse ai ka shprehur gatishmërinë për ta pranuar këtë pozitë vitin e kaluar.

Afati i fundit për aplikim ka qenë sot në orën 17:00.

Pahor përmendi si një nga arsyet e tërheqjes së tij se ai mësoi nga bisedat joformale se një diplomat po kërkohej për këtë pozicion.

“Nëpërmjet bisedave të panumërta joformale, përfundimisht mu bë e qartë se ata po kërkonin një diplomat, jo një politikan, si një të dërguar special. Ky është sigurisht një vendim legjitim, por vazhdon një politikë e dialogut teknik, e cila nuk është dëshmuar shumë mirë”.

“Për mendimin tim, për shkak të situatës shumë të ndryshuar, ka ardhur koha për një politikan në këtë post dhe për ndërhyrje politike, natyrisht nën udhëzimet e Përfaqësueses së Lartë. Frika se mund të jem arbitrar për shkak të posteve të mia të larta politike në të kaluarën është e pabazë”, tha Pahor në një deklaratë të publikuar në X, raporton Klankosova.tv.

Arsye për mos aplikim, Pahor përmendi edhe mandatin vetëm njëvjeçar në këtë post, për dallim prej të dërguarve tjerë të posaçëm (për Azinë Qendrore, për procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe për Gjirin), të cilat tha ai se parashikojnë një mandat dyvjeçar.

Po ashtu, ish-presidenti slloven përmendi edhe mospajtimin me politikën zyrtare të Bashkimit Evropian, si dhe politikën e tij të zgjerimit, pasi ai avokon për pranimin e anëtarëve të rinj të Bashkimit Evropian si paketë.

“Në bisedat joformale, ishte e qartë se pikëpamjet e mia personale për zgjerimin devijonin nga politika zyrtare e BE-së. Kjo nuk duhet të jetë pengesë për një profesionist në pozicionin e të dërguarit special, pasi ai është i detyruar nga udhëzimet. Megjithatë, arrita të konstatoj se nuk ka asnjë mirëkuptim për këndvështrimin tim, që, natyrisht, edhe në bazë të kushteve të përmbushura të ndonjë prej 6 vendeve, ata do të pranonin vendet në paketë. Unë e kuptoj se avokimi për pranimin e hershëm të Malit të Zi dhe ndoshta të Shqipërisë është joshëse për shumë arsye. Por nga pikëpamja e stabilitetit gjeopolitik të rajonit dhe e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, një qasje e tillë mund të jetë më shumë pengesë sesa nxitje”, u shpreh më tej Pahor.

Në letrën e tij me arsyet për mos aplikim, ish-presidenti slloven tha se mendon se është domethënëse dhe e rëndësishme që bashkëbiseduesit në Kosovë dhe Serbi “menduan se ishte shumë më e rëndësishme dhe fatale për ta se si do të zhvillohen zgjedhjet amerikane, por jo ato evropiane, gjë që tregon shumë për autoritetin e procesit të zgjerimit në rajon”.

Pahor ishte kryeministër i Sllovenisë nga viti 2008 deri në vitin 2012 dhe president i saj për dy mandate, nga viti 2012 deri në vitin 2022.

Funksionin e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi e kryen diplomati sllovak Miroslav Lajçak dhe mandati i zgjatur i tij përfundon në fund të janarit.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër
10/10/2026 - 23:02

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, rëndom është ndaluar për intervistë nga një krijues përmbajtjeje, në SHBA. Kur u pyet se çka bën, Përparim Rama deklaroi se është kryetar...

Më shumëDetails

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë
10/10/2026 - 22:53

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka reaguar në platformën X, pas raportimeve për një marrëveshje mes Presidentit të SHBA-së,...

Më shumëDetails

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen
10/10/2026 - 22:45

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin e projektligjeve për vitet 2026-2028. Gjatë këtyre viteve, Zyra e Kryeministrit dhe Ministritë e Qeverisë synojnë të kalojnë 200 ligje në Kuvendin...

Më shumëDetails

Tragjedia e Gjilanit: Në intensivë, i plagosuri lufton për jetën, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

Tragjedia e Gjilanit: Në intensivë, i plagosuri lufton për jetën, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore
10/10/2026 - 22:32

Vajzën e djalin e axhës ia vranë, e as për vete rrezikun për jetë nuk e kaloi. Mazllum Bugujevci, që u plagos një ditë më parë, ende është...

Më shumëDetails

“Moment historik”, Rusia reagon pas deklaratës së Trumpit se Ukraina ka nevojë për një president të ri

“Moment historik”, Rusia reagon pas deklaratës së Trumpit se Ukraina ka nevojë për një president të ri
10/10/2026 - 22:29

Kremlini ka mirëpritur deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u shpreh se Ukraina ka nevojë për një president të ri në vend të Volodymyr Zelensky-t, duke...

Më shumëDetails

Trump: Ukraina ka nevojë për një president të ri

Trump: Ukraina ka nevojë për një president të ri
10/10/2026 - 21:42

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Ukraina duhet të zgjedhë një president të ri, pas kritikave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ndaj marrëveshjes së SHBA-së me Rusinë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pak ditë pasi u bë presidente, Justina Shiroka ndryshon pamje, shikoni transformimin e saj!

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kreu i Listës Serbe pretendon se ka kaluar në SNS-në e Vuçiqit: S’jam më deputet në Kuvend të Kosovës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë