Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dueli Islandë – Shqipëri, ky është bilanci mes dy kombëtareve

06/06/2022 - 17:19
në Sport
A A
Dueli Islandë – Shqipëri, ky është bilanci mes dy kombëtareve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kombëtarja “kuqezi” nis sot misionin e Ligës së Kombeve me përballjen në udhëtim ndaj Islandës, që do të luhet në Reykjavik në orën 20:45.

Ndërsa na ndajnë edhe disa orë nga kjo përballje, që deri diku shihet më e vështira për Shqipërinë, le të kthehemi njëherë pas për të parë bilancin e përballjeve mes këtyre dy skuadrave.

Islanda dhe Shqipëria janë ndeshur në total 7 herë me njëra-tjetrën, 2 herë në kualifikueset e Botërorit, 4 herë në kualifikueset e Europianit. Në këto ndeshje tre janë fituar nga “kuqezinjtë”, ndërsa në katër përballjet e tjera kanë qenë islandezët ata që kanë triumfuar.

Islandë-Shqipëri janë takuar për herë të parë në kualifikueset e Europianit 1990-1991, me një ndeshje të luajtur në transfertë që u mbyll me rezultatin 2-0 dhe një takim të luajtur në vendin tonë që përfundoi sërish me fitoren e “kuqezinjve” 1-0.

Më pas këto dy përfaqësuese do të ritakoheshin në miqësoren e vitit 2004 që u luajt në Shqipëri dhe u mbyll me rezultatin 2-1.

Ndeshjet e radhës mes Islandës dhe Shqipërisë do të ishin në kualifikueset e Kupës së Botës në 2012-2013, me të dyja ndeshjet si atë që u luajt në vendin tonë dhe atë në transfertë që u mbyllën me rezultatin 2-1 për islandezët.

Ndërsa përballjet e fundit për këto dy skuadra datojnë në kualifikueset e Europianit në 2019-2020, me takimin e parë që u mbyll me rezultatin 1-0 për Islandën, ndërsa ndeshjen e dytë e fitoi Shqipëria 4-2.

Referuar statistikave Islanda ka një fitore më shumë se “kuqezinjtë” dhe në një situatë kur përfaqësuesja e tyre nuk ndodhet në momentin më të mirë të mundshëm, Shqipëria shihet më e favorizuar për të dalë me fitore mbrëmjen e sotme, megjithatë në futboll asnjëherë nuk i dihet.

JU REKOMANDOJMË

Figo besafon me preferencën e tij: Dua që Atletico Madrid ta fitojë Ligën e Kampionëve

Figo besafon me preferencën e tij: Dua që Atletico Madrid ta fitojë Ligën e Kampionëve
21/04/2026 - 16:54

Ish-lojtari i Real Madridit, Luis Figo, befasoi me preferencën e tij për fituesin e Ligës së Kampionëve të këtij viti. Figo komentoi ekipet e mbetura në gjysmëfinalet e...

Më shumëDetails

Alaba drejt largimit nga Real Madridi: Milan dhe Manchester United në garë për të

Alaba drejt largimit nga Real Madridi: Milan dhe Manchester United në garë për të
21/04/2026 - 13:32

AC Milan ka shfaqur interes serioz për të afruar mbrojtësin austriak David Alaba, i cili pritet të largohet nga Real Madrid CF gjatë afatit veror. Sipas gazetarit të...

Më shumëDetails

Muriqi synon tjetër gol në La Liga, “Pirati” në ndjekje të Pichichit

Vedat Muriqi në top-5shen për Këpucën e Artë
21/04/2026 - 11:36

Vedat Muriqi po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës dhe sonte rikthehet në fushë me një tjetër mision të qartë, të vazhdojë formën fantastike dhe...

Më shumëDetails

Presidenti i La Ligës me kritika të ashpra ndaj trajnerit të Real Madridit

Presidenti i La Ligës me kritika të ashpra ndaj trajnerit të Real Madridit
20/04/2026 - 19:14

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të trajnerit të Real Madrid, Alvaro Arbeloa, lidhur me vendimet e gjyqtarëve në kampionatin spanjoll, duke i...

Më shumëDetails

Prishtina do të jetë gjatë pa sulmuesin kryesor të saj

Prishtina do të jetë gjatë pa sulmuesin kryesor të saj
20/04/2026 - 18:33

Ylli maqedonas i Prishtinës, Mario Ilievski ka pësuar një lëndim të rëndë së fundmi. Në ndeshjen ndaj Llapit, ai lëndoi tendinën e akilit ku bëri edhe ndërhyrje kirurgjikale...

Më shumëDetails

Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: Më thirrën për të nënshkruar, por i kisha dhënë fjalën Tares

Vedat Muriqi në top-5shen për Këpucën e Artë
20/04/2026 - 14:36

Vedat Muriqi ka zbuluar prapaskenat se si ishte shumë pranë transferimit te Paris Saint Germain. Sulmuesi kosovar iu bashkua Lazios në vitin 2020 nga Fenerbahce, por shumë lehtë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

    Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Këto janë çmimet e derivateve sot në Kosovë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Eronita shuan kureshtjen, kaq vjet diferencë ka me Bleron

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë