Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti premtoi prokurori të specializuar kundër korrupsionit, Miftaraj: Ide e varfër, veç për qëllime elektorale

26/01/2025 - 11:40
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti premtoi prokurori të specializuar kundër korrupsionit, Miftaraj: Ide e varfër, veç për qëllime elektorale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kurti premtoi prokurori të specializuar kundër korrupsionit, Miftaraj: Ide e varfër, veç për qëllime elektorale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar se nëse fiton sërish zgjedhjet, do ta krijojnë një prokurori të re të specializuar, për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas Kurtit, vetëm në këtë mënyrë, Prokuroria do të ishte në nivel të detyrës me kërcënimet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Megjithatë, juristët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile idenë e Kurtit po e shohin të varfër, për qëllime elektorale dhe propozim që nuk është i bazuar në dokumentet që janë në fuqi.

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë për Nacionalen se ideja e Kurtit nuk bazohet as në Strategjinë për Sundim të Ligjit të cilën e ka miratuar vetë Vetëvendosja.

“Brenda Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ekzistojne departamente për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Themelimi i mekanizmave të rinj brenda brenda kontrollit dhe administrimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës mund të ndodhin. Por do të ishte utopike të që ky menakizëm apo strukturë e rë të sjell rezultate kjo prokurori që kontrollohet nga ky Këshill Prokurorial. Në anën tjetër, premtime të tilla nga LVV qartazi shihen se janë vetëm për efekt elektoral. Një ide si kjo është shumë e varfër duke mos u bazuar as në Strategjinë për Sundimin e Ligjit e miratuar nga vet qeveria e udhëhequr nga LVV”, tha fillimisht Miftaraj.

Ai më tutje tha, se pushteti nuk ka pasur kapacitet ta finalizojë Strategjinë kundër Korrupsionit, e që sipas tij, tregon se nuk do të mund ta themelojnë një prokurori të re.

“Në anën tjetër, nëse marrrim për bazë faktin se LVV për katër vite nuk ka ditur dhe nuk ka mundur të miratoj një Strategji kundër Korrupsion e cila miratohet në Qeveri dhe nuk kalon fare në Kuvendin e Kosovës, është pak e besueshme se të njejtit kanë kapacitete apo njohuri të finalizojnë një prokurori të re, e cila e përsëris nuk është e bazuar në dokumentet strategjike në fuqi”, ka thënë Miftaraj për Nacionalen.

Kryeministri aktual e kandidati i VV-së për këtë pozitë, propozoi edhe krijimin e një zyre disiplinore, e cila do të shqyrtonte ankesat ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.

Për Miftarajn, këto propozime janë të stërvjetëruar dhe të destinuara për të dështuar ende pa filluar.

“Sa i përket zyrës disiplinore, Kryeministri Kurti po propozon dicka që është dëshmuar se kanë qenë e dështuar në Kosovë për më shumë se 10 vite. Kosova ka pasur Zyre të Prokurorit Disiplinor, i cili mekanizëm është shfuqizuar në vitin 2018 duke krijuar mekanizëm krejtësishtë të ri. Edhek ky propozim është në kundërshtim me dokumentet strategjike për sundimin e ligjit në fuqi të miratuara nga vet qeveria Kurti. Kështu që propozime të tilla janë të stërvjetruara dhe të destinuara për të dështuar ende pa filluar”, ka thënë Miftaraj për Nacionalen.

Premtimet e Kurtit

“Prokurori të re të specializuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin sipas modeleve të vendeve që e kanë kryer me sukses këtë betejë”, premtoi kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një videoadresim zgjedhor.

Këtë ai e arsyetoi si “të rëndësishme” që institucioni hetues, sipas tij, “të jetë në nivelin e deytrës” në raport me rrjetet kriminale “që janë në vijimësi kundër shtetit dhe të drejtës në tërësi”.

“Do të themelojmë Prokurori të re të specializuar për çështje të krimit të organizuar dhe korrupsionit me përkrahje dhe model të vendeve që e kanë kryer me sukses këtë betejë në Evropë”, tha Albin Kurti,

“Nuk ka asgjë më të rëndësishme në drejtësi se sa institucioni i hetimit të jetë në nivelin e detyrës në raport me rrjetet kriminale që janë në vijimësi të organizuara kundër shtetit dhe të drejtës në tërësi”.

Në kontekstin e kësaj prokurorie “të re” të specializuar, Kurti u zotua për themelimin edhe të një “zyreje disciplinore” për llogaridhënie të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial – për të trajtuar ankesat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorë.ve

“Zyra për hetime disciplinore do të jetë një strukturë e re që garanton balancë dhe kontroll nëpërmjet pushteteve duke rritur llogaridhënien e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokuroria për veprimet etyre”, tha ai.

“Zyra do të trajtojë ankesat dhe sjelljet e papërshtatshme nga gjyqtarët dhe prokurorët. Procesi disiplinor do të mund të inicohet edhe ex-officio. Zyra do të kryejë mbledhjen e provave dhe paraqitjen e çështjeve para komisioneve disiplinore të KGJK-së dhe KPP-së”, shtoi Kurti.

Në kuadër të zotimeve ai tha se “cep më cep do të ketë rend dhe ligj”.

Duke folur për mbrojtje dhe ushtri, Albin Kurti u zotua që buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të jetë mbi 1 miliardë në katër vite dhe se do të funksionalizohet fabrika për prodhimin e municioneve.

Po ashtu, u zotua ai, “gjatë këtij mandati do të zhvillojmë dronë të ri ‘Made in Kosova’”.

JU REKOMANDOJMË

Cili ishte postimi i parë i Lule Gjelit në Facebook? – tregon eksperti i rrjeteve sociale

Cili ishte postimi i parë i Lule Gjelit në Facebook? – tregon eksperti i rrjeteve sociale
27/07/2026 - 23:04

Eksperti i rrjeteve sociale Valon Kerolli, ka folur gjerësisht për aktivitetin e profilit shumë të komentuar “Lule Gjeli”, që ka alarmuar opinionin publik lidhur me përmbajtjen e postimeve...

Më shumëDetails

Çmimi i naftës bie ndërsa SHBA-të dhe Irani ndërpresin sulmet

Shoqata e Naftëtarëve sot diskuton për çmimet e derivateve
27/07/2026 - 22:20

Çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm me shpresën se një ndërprerje e sulmeve midis SHBA-së dhe Iranit mund të ndihmojë në uljen e tensioneve në konflikt, ka raportuar...

Më shumëDetails

Deliu: Sulmet online ndaj grave janë sistematike, asnjëherë nuk u atakuan zyrtaret e VV-së

“I mori 2500 euro pa shkuar në Komision”, Blerta Deliu padit Albulena Haxhiun për shpifje
27/07/2026 - 22:15

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar rastin e profilit të rremë me emrin “Lule Gjeli”, që është bërë temë kryesore ditëve të...

Më shumëDetails

Haradinaj pas takimit me ministrin francez Haddad: Shpalosëm ofertën tonë për krijimin e institucioneve

Haradinaj pas takimit me ministrin francez Haddad: Shpalosëm ofertën tonë për krijimin e institucioneve
27/07/2026 - 22:06

Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton se në takim me Ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Francës, Benjamin Haddad, bashkë me kolegët deputetë nga Aleanca, biseduan për...

Më shumëDetails

Rasti “Lule Gjeli”, Buzhala: Gent Prokshi është parë duke hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit

Rasti “Lule Gjeli”, Buzhala: Gent Prokshi është parë duke hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit
27/07/2026 - 21:50

Gazetari Berat Buzhala ka folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova për pretendimet rreth një profili të rremë në rrjetet sociale me emrin “Lule Gjeli”, duke përmendur emrin...

Më shumëDetails

Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme

Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme
27/07/2026 - 21:26

Pas mbajtjes së mbledhjes konstituive të Kryesisë së re të Aleancës, kryetari i saj, Ardian Gjini ka bërë të ditur se janë miratuar agjenda vjetore e punës dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Princ i Arabisë Saudite gjendet i vdekur në një hotel në Londër pas mbidozës me alkool dhe drogë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Distancohu Albin!”, Jupolli i bën thirrje publike Kurtit: Mos i le pshu**** me u fsheh mas emnit tand

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë